E Premte, 03.29.2024, 09:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR

(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010)

Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York


E Mërkurë, 09.01.2010, 10:06am (GMT+1)


(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010)

U bë tashmë publikisht i njohur fakti se forcat ushtarake amerikane kaluan para disa ditësh kufirin Irak-Kuvajt duke i dhënë fund kështu sipas administratës amerikane veprimeve luftarake të mëse shtatë vjetëve. 31 Gushti 2010 shënon ditën simbolike kur forcat amerikane përfundojnë misionin e tyre dhe irakianët marrin në duart e tyre fatet e veta. Për të shënuar zyrtarisht këtë simbolikë të rëndësishme në librat e historisë udhëtoi për në Irak nën presidenti i Shteteve te Bashkuara Joe Biden. Vlen të theksohet se afro 50 mijë forca amerikane mbeten në Irak por misioni i tyre thuhet do të ketë natyrë thjesht konsultative dhe mbështetëse për forcat Irakiane.

Për t'i vendosur vellon politike këtij momenti të rëndësishëm në historinë amerikane, edhe pse tërheqja e trupave tashmë është bërë lajm i vjetër, Presidenti Obama iu drejtua amerikanëve nga zyra ovale (për herë të dytë që nga marrja e detyrës) kryesisht për të falenderuar ata që shërbyen dhe sakrifikuan për përmbushjen e misionit, edhe pse vetë përkufizimi i misionit dhe fitores ka mbetur evaziv në përkufizimet e politikanëve të Uashingtonit dhe komentatorëve të ciklit 24 orësh të lajmeve. Zoti Obama u tregua i kujdesshëm që të mos deklarojë fitore (madje fjala fitore nuk u përmend fare) por t'u shpjegojë Amerikanëve se puna nuk ka mbaruar dhe se ata duhet të tregojnë durim dhe mirëkuptim sepse ai është duke përmbushur premtimet e fushatës elektorale të vitit 2008.

Sipas disa analistëve lufta në Afganistan do të kishte përfunduar nëse i gjithë potenciali ushtarak amerikan do të ishte përqëndruar atje dhe nëse nuk do të ishte filluar lufta në Irak. Një gjë e tillë e bën ende më të vështirë përligjien e konfliktit në Irak. Përveç humbjeve kolosale monetare dhe njerëzore Shtetet e Bashkuara dëmtuan gjatë konfliktit edhe prestigjin e tyre në arenën ndërkombëtare. Bota nuk e ka harruar ende se bindja apo mjergulla informative se pushteti i Sadam Huseinit posedonte Armë të Shkatërrimit në Masë (Weapons of Mass Distruction WMD) iu shit publikut Amerikan nga Administrata e George W. Bush si pretekst për të filluar luftën. Sikurse dihet, ato armë nuk u gjetën kurrë. Bota nuk ka harruar as fotot shokuese nga burgu Abu Ghraib në Bagdat. Imazhe të tilla do të jetojnë gjatë në mëndjet e atyre që përjetuan luftën në Irak dhe do t'u kujtojnë kampioneve të lirisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut se bota po i ndjek me vëmendje.

Duke qenë se zoti Obama ka qenë kundër luftës në Irak që para fillimit të saj atij nuk mund t'i faturohet kjo luftë dhe i jep presidentit kredibilitetin e nje lideri të matur, por për fat të keq zoti Obama e kupton që nuk mund t'i mëshojë shumë kësaj note. Kjo për vetë faktin se të shprehurit hapur se lufta në Irak ishte një gabim i administratës së atëhershme do të lëndonte shumë njerëz. Amerikanët e kanë paguar shumë shtrenjtë këtë luftë, si me gjak ashtu edhe me xhepat e tyre. Mbi 900 miliardë dollarë të taksapaguesve Amerikanë janë akorduar deri në Shtator 2010, mes të cilave shuma të mëdha edhe të shpërdoruara nga kontraktorët dhe keqmenaxhimi në shumë fusha. Kostoja i kalon kufinjtë e imagjinatës po të merren parasysh mijëra ushtarë amerikanë me gjymtyrë të humbura, me depresion të thellë që shpesh i çon edhe në vetëvrasje, dhe një numër shumë i madh me çrregullime mendore që lidhen me eksperiencat e përjetuara në fushën e betejës (Post Traumatic Stress Disorder PTSD).

Megjithatë, gjëja e fundit që amerikanët duan të dëgjojnë, sidomos ata që po kthehen nga fusha e betejës dhe familjet e tyre, është të thuhet se sakrificat e tyre nuk ia vlejnë kundrejt kostove. Më shumë se 4400 jetë amerikanësh dhe 316 të forcave aleate u humbën në Irak, rreth 32 mijë amerikanë të plagosur me pasoja në tru ose shtyllë kurrizore. Kostot edhe për irakianët kanë qenë po ashtu shumë të mëdha. Rënia e regjimit të Sadam Huseinit gëzoi shumë irakianë por nëse atyre do t'u ishte krijuar mundësia të zgjidhnin ndërmjet rrëzimit të diktatorit dhe rreth gjysëm milioni jetëve të humbura (sipas disa vlerësimeve) ndoshta ata do ta kishin menduar dy herë ndarjen me diktatorin e tyre. Edhe amerikanët nuk do të ishin nxituar po të kishin ditur koston e vërtetë të luftës, pavarësisht nëse e perceptonin atë si luftë të nevojshme apo selective.

Duke lënë menjanë retorikën në Uashington, qytetarët amerikanë janë duke i ndjekur këto zhvillime me vëmendje. Edhe pse në anktetat e fundit ekonomia është shqetësimi i tyre kryesor dhe Iraku mbetet në fund të listës, ata nuk mund të harrojnë për një kohë të gjatë dhimbjen e tyre kolektive. Ata shqetësohen nëse forcat e mbetura në Irak për funksione konsultative do të tërhiqen në konflikt. Ata shqetësohen nëse politikanët që ata do të dërgojnë në Uashington në Nëntor nëpërmjet votës së tyre do të autorizojnë ndonjë luftë tjetër (të nevojshme ose krejt të panevojshme duke keqinformuar publikun për arsyet e luftës) dhe duke iu lënë në dorë faturën e saj. Ata shqetësohen për acarimin e klimës politike ndërmjet demokratëve në pushtet dhe republikanëve në opozitë e cila po frenon tejkalimin e vështirësive që po kalon ekonomia amerikane.

Nëse lufta në Irak ka qenë burim përcarjeje midis konservatorëve dhe progresistëve

që nga fillimi i konfliktit tani ka ardhur koha siç tha Obama "për të hapur një faqe të re" në historinë amerikane. Dhe ajo që është po aq e rëndësishme: Nxjerrja e mësimeve nga një konflikt që jo vetëm mori jetë njerezish dhe boshatisi xhepat e amerikanëve sot por u la borxhe edhe fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre. Dhe për më keq, ata që shkaktuan katraurën enden në liri maleve të Pakistanit....

Ilir Hysa

PhD Candidate

New York

ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]