E Enjte, 04.25.2024, 05:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?

Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune


E Hënë, 09.06.2010, 03:50pm (GMT+1)



Gjatë viteve të fundit, shpesh u kam thënë miqve evropianë: Pra, ju nuk e pëlqyet botën kur Amerika kishte tepër fuqi... Shikojeni tani se sa mund ta pëlqeni botën me shumë pak fuqi amerikane, pasi situata po kalon në një teatër gjeopolitik afër jush.

Po, Amerika ka kaluar nga fituesi suprem i Luftës së Dytë Botërore, me pistoleta dhe mjaltë për të gjithë, në një nga dy superfuqitë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Më pas, u bë kombi i domosdoshëm pasi e fitoi Luftën e Ftohtë, ndërsa tani ka kaluar në "Superfuqinë e kursyeshme". Mësohuni me këtë term. Ky është pseudonimi ynë i ri.

Pacifistët amerikanë nuk kanë nevojë më që të shqetësohen rreth "luftërave që i zgjedhin". Ne nuk mund ta përballojmë më një pushtim të Grenadës.

Që nga fillimi i "Recesionit të Madh" të vitit 2008, është bërë e qartë se natyra e të qenët udhëheqës politik apo i korporatave, në Amerikë po ndryshon.

Gjatë pjesës më të madhe të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, të qenët udhëheqës nënkuptonte të ofrosh gjëra për popullin. Sot, dhe së paku gjatë dekadës së ardhshme, të qenët udhëheqës do të thotë të marrësh gjëra nga populli.

Thjesht, nuk ka shanse që udhëheqësit e Amerikës, derisa duhet të marrin më shumë gjëra nga votuesit e tyre, të mos shohin se cilat janë mundësitë që të kursejnë para në politikën e jashtme dhe në luftëra të huaja.

Politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes janë shenjë se si po dështohet që të vazhdohet ecja në të njëjtën rrugë. Shumë fusha të tjera janë të parat që përjetojnë shkurtesa buxheti.

Por, shkurtesat në buxhet po vazhdojnë, pasi qysh tani mund të dëgjoni paralajmërime të tilla nga Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates. Një superfuqi amerikane që kursen, sigurisht që do të ketë efekte, të cilat do të përhapen ngadalë në të gjithë globin.

"Superfuqia kursyese: Udhëheqja Globale Amerikane në kohën kur paratë e thata janë tejet të nevojshme" është në fakt titulli i një libri të ri të mikut dhe tutorit tim, Michael Mandelbaum, ekspert i politikave të jashtme në Universitetin John Hopkins.

Në vitin 2008, Mandelbaumi shkruante se "të gjitha format e pensioneve qeveritare dhe sigurimeve shëndetësore përbëjnë 4 % të bruto prodhimit të përgjithshëm në SHBA".

Në shifrat aktuale dhe me lindjet e shumta që shpejt do të fillojnë të përfitojnë nga sigurimi social dhe kujdesi shëndetësor, në vitin 2050 "ata do të përbëjnë 18 % të çdo gjëje që e prodhojnë SHBA-të".

Kjo çështje, e para së gjithash shpenzimi që të dalim nga ky recesion, "do ta transformojë në mënyrë fundamentale jetën publike në SHBA dhe si pasojë edhe politikën e jashtme."

Gjatë 7 dekadave të fundit, edhe në politikën e jashtme dhe atë të brendshme, ajo që i përkufizonte kërkesat tona ishte termi "më shumë", vlerëson Mandelbaum. Fakti përcaktues i politikës së jashtme në dekadën e dytë të shekullit 21 dhe më tutje do të jetë "më pak".

Kur superfuqia e vetme e botës përballet me kaq shumë borxhe ndaj vetes dhe shteteve të tjera, çdokush do ta ndjejë këtë. Si?
Vështirë të parashikohet. Megjithatë, ajo që e di është se tiparet më unike dhe më të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane, gjatë shekullit të kaluar, kanë qenë të nivelit ku diplomatët, forcat detare, ajrore dhe tokësore të SHBA-ve, i ofronin të mira materiale botës, nga detërat e hapura në tregjet e hapura dhe nga vetëpërmbajtja në kundër-terrorizmin, prej së cilës përfitonin edhe shumë të tjerë përpos nesh.

Fuqia e SHBA-ve ka qenë forca kyçe që e mirëmbante stabilitetin global dhe ofronte qeverisje globale gjatë 70 vjetëve të fundit. Ky rol nuk do të zhduket, por pa dyshim se do të tkurret.

Fuqitë e mëdha janë zbehur edhe më parë. Britania për shembull. Por, siç shkruan edhe Mandelbaum, "kur Britania nuk mund të ofronte më qeverisje botërore, atë e zëvendësuan SHBA-të". Asnjë shtet tani nuk qëndron i gatshëm t'i zëvendësojë SHBA-të. Pra, humbja e paqes ndërkombëtare dhe prosperitetit ka potencialin që të rritet, derisa Amerika tërhiqet.

Para së gjithash, Evropa është e pasur, por vetëm vajton. Kina është e pasur si shtet, por ende tepër e varfër në aspektin e pasurisë për kokë banori, prandaj do të detyrohet të mbesë e përqendruar në çështjet e brendshme dhe te rajoni i saj.

Rusia, e dehur me naftë, mund të shkaktojë probleme, por jo aq sa të projektojë pushtet. "Rrjedhimisht, bota do të bëhet më e parregullt dhe më e rrezikshme", parasheh Mandelbaum.

Si të lehtësohet ky trend? Mandelbaum argumenton për tri gjëra: E para, ne kemi nevojë që të kthehemi në rrugën e qëndrueshme të rritjes ekonomike dhe të riindustrializmit, me çfarëdo sakrifice dhe konsensusi të nevojshëm politik.

E dyta, duhet të bëjmë listën e prioriteteve. Ne kemi shijuar një shekull ku mund ta kishim, nëse flasim për politikën e jashtme, atë që është vitale dhe atë që është e dëshirueshme.

Për shembull, mund të supozoj se me pakufi njerëz dhe para, ne mund të arrijmë sukses në Afganistan. Por, a është vitale një gjë e tillë? Jam i sigurt që është e dëshirueshme, por a është edhe vitale?

Krejt në fund, ne duhet ta mbështesim baraspeshën tonë dhe ta dobësojmë atë të armiqve. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me një taksë shumë më të lartë të benzinës.

Amerika është shumë afër që të mësojë një leksion të vështirë: mund të huazosh arritjen deri te prosperiteti në plan afatshkurtër, por jo të bëhesh fuqi gjeopolitike në plan afatgjatë. Kjo kërkon një motor të vërtetë të rritjes ekonomike.

Për ne, vrapimi i shkurtër tashmë ka mbaruar. Ishte një kohë që kur mendonim seriozisht për politikën e jashtme amerikane, nuk ishte e nevojshme të mendonim seriozisht për politikat ekonomike. Kjo kohë gjithashtu ka përfunduar.

Një Amerikë që mbahet peng nuk do të merret aq seriozisht nga të tjerët. (a.h.)

(http://www.evropaelire.org)

--

September 4, 2010

Superbroke, Superfrugal, Superpower?

By THOMAS L. FRIEDMAN

In recent years, I have often said to European friends: So, you didn't like a world of too much American power? See how you like a world of too little American power "” because it is coming to a geopolitical theater near you. Yes, America has gone from being the supreme victor of World War II, with guns and butter for all, to one of two superpowers during the cold war, to the indispensable nation after winning the cold war, to "The Frugal Superpower" of today. Get used to it. That's our new nickname. American pacifists need not worry any more about "wars of choice." We're not doing that again. We can't afford to invade Grenada today.

Ever since the onset of the Great Recession of 2008, it has been clear that the nature of being a leader "” political or corporate "” was changing in America. During most of the post-World War II era, being a leader meant, on balance, giving things away to people. Today, and for the next decade at least, being a leader in America will mean, on balance, taking things away from people.

And there is simply no way that America's leaders, as they have to take more things away from their own voters, are not going to look to save money on foreign policy and foreign wars. Foreign and defense policy is a lagging indicator. A lot of other things get cut first. But the cuts are coming "” you can already hear the warnings from Secretary of Defense Robert Gates. And a frugal American superpower is sure to have ripple effects around the globe.

"The Frugal Superpower: America's Global Leadership in a Cash-Strapped Era" is actually the title of a very timely new book by my tutor and friend Michael Mandelbaum, the Johns Hopkins University foreign policy expert. "In 2008," Mandelbaum notes, "all forms of government-supplied pensions and health care (including Medicaid) constituted about 4 percent of total American output." At present rates, and with the baby boomers soon starting to draw on Social Security and Medicare, by 2050 "they will account for a full 18 percent of everything the United States produces."

This "” on top of all the costs of bailing ourselves out of this recession "” "will fundamentally transform the public life of the United States and therefore the country's foreign policy." For the past seven decades, in both foreign affairs and domestic policy, our defining watchword was "more," argues Mandelbaum. "The defining fact of foreign policy in the second decade of the 21st century and beyond will be "˜less.' "

When the world's only superpower gets weighed down with this much debt "” to itself and other nations "” everyone will feel it. How? Hard to predict. But all I know is that the most unique and important feature of U.S. foreign policy over the last century has been the degree to which America's diplomats and naval, air and ground forces provided global public goods "” from open seas to open trade and from containment to counterterrorism "” that benefited many others besides us. U.S. power has been the key force maintaining global stability, and providing global governance, for the last 70 years. That role will not disappear, but it will almost certainly shrink.

Great powers have retrenched before: Britain for instance. But, as Mandelbaum notes, "When Britain could no longer provide global governance, the United States stepped in to replace it. No country now stands ready to replace the United States, so the loss to international peace and prosperity has the potential to be greater as America pulls back than when Britain did."

After all, Europe is rich but wimpy. China is rich nationally but still dirt poor on a per capita basis and, therefore, will be compelled to remain focused inwardly and regionally. Russia, drunk on oil, can cause trouble but not project power. "Therefore, the world will be a more disorderly and dangerous place," Mandelbaum predicts.

How to mitigate this trend? Mandelbaum argues for three things: First, we need to get ourselves back on a sustainable path to economic growth and reindustrialization, with whatever sacrifices, hard work and political consensus that requires. Second, we need to set priorities. We have enjoyed a century in which we could have, in foreign policy terms, both what is vital and what is desirable. For instance, I presume that with infinite men and money we can succeed in Afghanistan. But is it vital? I am sure it is desirable, but vital? Finally, we need to shore up our balance sheet and weaken that of our enemies, and the best way to do that in one move is with a much higher gasoline tax.

America is about to learn a very hard lesson: You can borrow your way to prosperity over the short run but not to geopolitical power over the long run. That requires a real and growing economic engine. And, for us, the short run is now over. There was a time when thinking seriously about American foreign policy did not require thinking seriously about economic policy. That time is also over.

An America in hock will have no hawks "” or at least none that anyone will take seriously.

(http://www.nytimes.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.06.2010)
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]