VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANENga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 09.07.2010, 07:52am (GMT+1)


Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës,  ideologu i pavarësisë dhe vizionari më i madh modern Perëndimor shqiptar, posa Kosova u çlirua mbështeti ndërtimin e Katedrales së Nënë Terezës. Dhe dalja e fundit e Rugovës në publik ka qenë më 26 Gushtin e vitit 2005, së bashku me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi, kur vendosi gurëthemelin e katedrales. Atë ditë, që përkon vetëm katër muaj e pak nga dita e vdekjes së tij, ai duke e vendosur atë gur do të thoshte: "Sot është një ditë e madhe për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit - të lumturës Nëna Tereze - asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin." Gurëthemeli i Katedrales përkonte me 95 vjetorin e lindjes të Nënë Terezës. Pesë vjet më vonë katedralja me themele të përuara nga Presidenti Ibrahim Rugova do të mbaronte së ndërtuari.

Kosova duhet t'i kishte ndërtuar me kohë Katedralet e saj, mund të kishte ndërtuar një Katedrale për Skënderbeun, një Katedrale për Konstandinin e Madh, një Katedrale për Pjetër Bogdanin. E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Por kjo ishte e pamundur pasi atje diktatura komuniste ikonoklaste i kishte shkatërruar dhe shkallmuar vendet e kultit, ndërsa të gjithë klerikët i kishte varur në litar apo rrasur deri në vdekjen e tyre nëpër burgje. Në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe regjimi pushtues në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite Serbia vazhdon të ndërtojë në Kosovë kisha ortodokse, ndërsa katedralja e Nënë Terezës është e para e këtij lloji. Kultura dhe besim katolik është pjesë e kulturës tonë kombëtare, është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Shqiptarët sot janë me shumicë myslimane, bashkë me autoren e këtij shkrimi, por ky fakt nuk mund ta ndryshojë historinë, se kalimi në fenë e re ka qenë i vonshëm. Përpara se të konvertoheshim në myslimanë kemi qene katolikë, dhe  përpara se të bëheshim katolikë kemi qenë paganë. Dhe Katedralet janë monumente të besimit e të kulturës që më mirë se librat e vërtetojnë historinë.

Më ka rënë rasti të vizitoj disa nga katedralet më të famshme të botës. Kam vizituar Katedralen e Sant Patrikut në New York, atë të Milanos, të Strasburgut, të Këlnit, të Fraiburgut, Katedralet e Baselit, Bernës, Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, e ndërtuar në periudhën e Rilindjes së vonë Italiane, dhe në të gjitha herët kam mbetur e befasuar nga gjenia e artistëve, arti i të cilëve është hyjnor që të bën të besosh se përjetësia ekziston. Zakonisht Katedralet ku ndërthuret stili gotik me atë romak, ku përzihen periudha e Mesjetës me të Rilindjes, janë vende liturgjie dhe lutjesh, por janë edhe vende  pelegrinazhi, si pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetërimit evropian, si monumente të kulturës Perëndimore. Kush viziton sot Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, një nga arsyet e forta për ta bërë këtë vizitë është për të parë nga afër të gjallë mrekullinë e Mëshirës të Mikelanxhelos, një kryevepër e artistit të Rilindjes italiane punuar mrekullisht në mermer. Në Katedralen Kelnit buzë lumit Rin, më e madhja në Evropë, të mahnit stili gotik, ndërsa katedralja e Milanos ka shërbyer si frymëzim për Persy Shelley, Alfred Lord Tennyson, Markt Twen etj. etj.

Katedralja e Nënë Terezës, që nga dita e vendosjes të gurthemelit të saj nga Ibrahim Rugova, do të duhej të ndërtohej brenda disa muajsh,  do të duhej të ishte madhështore dhe e krahasueshme me Katedralet më të famshme të botës, si ato të përmendura më sipër, dhe ai gur themeli që vuri Rugova nuk do të duhej të kthehej kurrsesi në pretekst për të nisur një fushatë makabre kundër tij, ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, duke shpifur sikur Rugova e merrte këtë nismë sepse ishte konvertuar në katolik, kur Rugova e ndërmerrte këtë nismë nga pozitat e një burrështeti me përmasa evropiane.

Kundërshtarët diabolikë të Rugovës bëjnë sikur harrojnë se figurat e shquara të katolicizmit shqiptar, janë në fakt figurat më autentike të ruajtjes dhe konservimit të identitetit tonë kombëtar, si një nga kombet më të lashta të Evropës.

Në këtë kontekst, trashëgimia katolike kristiane e shqiptarëve nuk ka se përse të fshihet, përkundrazi ajo do të duhej të evidentohej me kohë, dhe meqë diktatura dhe pushtuesi nuk na e kishte lejuar, atëhere e kemi për detyrim moral që të përmbushim ato boshllëqe, të shkaktuara me qëllim nga ata që kishin ndërmarrë kundër nesh fushata shfarosëse apo ata që e kishin kthyer Shqipërinë në tokë të ndaluar për Nënë Terezën e shqiptarët i kishin ndërsyer në fushatat vëllavrasëse të luftës të klasave. Andaj ndërtimi i Katedrales të Nënë Terezës duhet të jetë vetëm fillimi i këtij rizgjimi, që në fund të fundit është shprehja më kuptimplotë e tolarancës së shqiptarëve.

14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010

E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?

NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !


Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ






 
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune (09.06.2010)
VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.06.2010)
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]