E Enjte, 03.28.2024, 01:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUAR

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 09.11.2010, 06:41am (GMT+1)

Njëri ndër udhëheqësit e fundit komunistë dhe njeri prej revolucionarëv më të famshëm botërorë, Fidel Castro,i thotë një gazetari amerikan se sistemi komunist në vendin e tij nuk funksionon dhe nuk mund të eksportohet si një model për ndonjë vend tjetër. Dy tre ditët e fundit, media të ndryshme amerikane shkruajnë dhe komentojnë në lidhje me deklaratën qe Fidel Castro bëri gjatë një interviste në Havanë me gazetarin amerikan Jeffrey Goldberg, korrespondent i revistës Atlantic.

Se sistemi komunist i Kubes ka deshtuar, ne te vertete nuk perben gje te re dhe as nuk meriton te njoftohet si lajm. Por, kur kete e pranon vet babai i revolucionit kuban Fidel Castro, kejo eshte dicka e re dhe ka habitur shume verejtes. Eksportuesi i revolucionit bolshevik gjate gjysmes se shekullit te kaluar -- ne Ameriken Latine dhe ne Afrike -- tashti pranon se gjithcka paska qene genjeshter, se "modeli (komunist) kuban nuk funksionon me as per ne", i tha Castro korrespondentit amerikan Goldberg.

Mos te harrojme se ky rrefim vjen nga nje person qe mendohej se vertete besonte ne komunizem dhe nga njeri qe konsiderohej si revolucionari komunist romantik i fundit ne bote, megjith faktet dhe realitetin e shemtuar te varferise se popullit kuban dhe shtypjeve fashisto-komuniste te regjimit te tij, si ne cdo vend te tjeter ish-komunist, e ne shume raste edhe me keq.

Interesante nga intervista e gazetarit amerikan me udheheqsin kuban Castro, ishin edhe komentet e tija ne lidhje me udheheqsin e Iranit Ahmadinejad. Gjate intervistes qe zgjati nja pese ore, Zoti Castro kritikon udheheqsin iranian per mohimin e Holokaustit, dhe korrespondenti Goldberg citon Castron te kete thene se " Hebrejte kane perjetuar nje ekzistence qe eshte shume me e veshtire se e jona. Asgje nuk mund te krahasohet me Holokaustin", ka thene Castro.

Gjate intervistes, Zoti Castro ka komentuaar gjithashtu edhe ne lidhje me krizen e raketave te vitit 1962, duke thene se " pasi kam pare ato qe kam pare dhe pasi kam mesuar ato qe di tani, nuk ia vlente aspak te ndermirrej ajo krize". Duhet thene se kejo krize pothuaj solli boten ne pragun e nje katastrofe te nje lufte berthamore, si asnje here me pare ose me pas.

Pa asnje zgjedhje te lire ne pothuaj 50 vjete ne Kube, duket se ora biologjike po ben tik tak per Fidelin. Megjithse Fidel Castro u terhoq nga funksionet kryesore te qeverise e te shtetit disa vjete me pare, duke ia dorezuar regjimin e tij vellait Raul Castro, asgje nuk ka ndryshuar ne Kube. Per here te pare, c'prej "triumfit te revolucionit" me 1959, ne Kube udheheqe dikush tjeter nga Fideli. Por ne te vertete populli i varfer kuban nuk sheh as nuk ndjene ndonje ndryshim per me mire. Bile edhe megjith subvencionet nga Chavez i Venezueles, ekonomia kubane vazhdon te jete ne nje gjendje kronike te mjere. Ne te vertete, per ti venitur shpresat e ndonje reforme te dukeshme, thuhet se vellai i Fidelit, Raul-i eshte admirues i sistemit kinez, d.m.th. qe Partia Komuniste te ruaj monopolin e drejtimit te vendit dhe deshiron te ketheje sistemin e shemtuar socialist ne nje sistem te kapitalizmit shteteror, i preferuar nga fashistet. Pra, si ne Pekin ashtu edhe ne Havane, objektivi kryesor eshte te ruhet monopoli i Partise Komuniste, ashtuqe klika sunduese te vazhdoje te jete ne fuqi.

Por, disidentet e guximshem te Kubes, duke perfshire edhe ata qe sipas organizates se te drejtave te njeriut Human Rights Watch mund te jene rreth 300 e sa ne burg, shpresojne per dite me te mira per veten dhe vendin e tyre. Ata luftojne per krijimin e partive te reja politike, zgjedhje te lira, per lirine e shtypit si edhe rivendosjen e te drejtave civile dhe politike qe u shtypen e u neperkemben nga revolucioni komunist i Castros, duke shkaktuar keshtu edhe nje numer te madh refugjatesh politike gjate viteve, qe kryesisht strehoheshin ne Florida, per nje jete me te mire per veten e familjet e tyre, ne pritje qe nje dite te kethehen ne Kuben e lire.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËRUESET E 11 SHTATORITNga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (09.09.2010)
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)
NGA DO T'IA MBASH ZOTI TADIQ?Nga PATRICK MOORE (09.07.2010)
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.07.2010)
SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune (09.06.2010)
VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.06.2010)
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]