VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 09.17.2010, 07:13am (GMT+1)


Projekt-rezoluta e Serbisë, për të cilën Beogradi ka investuar kohë dhe energji për t'ia kundërvënë Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme, tash si të ishte një projekt-rezolutë kamaleon, ka ndryshuar lëkurë, duke u transformuar në projekt-rezolutën e 28-shes !

Ky është definicioni sipas shefes së diplomacisë dhe sigurisë të BE-së, Baroneshës Kethrin Eshton, e cila pas takimit me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç ku u diskutuan me hollësi termat e kësaj projekt-rezolute, do të deklaronte se "rezoluta e re është e paraqitur nga 28 vende evropiane, përkatësisht nga 27 vende të BE-së dhe Serbia", që ka një tingëllim sugjestionues sikur të thoshte se "rezoluta e re është paraqitur nga 28 vende anëtare të BE-së".

Mediat serbe më së fundmi e kanë komentuar projekt-rezolutën kamaleon me titullin se "Serbia dhe BE arritën një kompromis", ndërsa përpara këtij lajmi, mediat serbe nënvizonin faktin se ajo çfarë kishte arritur Tadiçi me Eshton, ishte aprovuar më parë nga qeveria e Serbisë,  konform interesave serbe dhe  "rezolutës së parlamentit serb për Kosovën nga sesioni i jashtëzakonshëm i 26 korrikut", që doli fill pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se pavarësia e Kosovës e deklaruar nga parlamenti i saj më 17 Shkurt 2008 është legjitime.

Rezoluta e parlamentit të Serbisë e 26 korrikut 2010 ishte ajo që inicoi projekt-rezolutën që do ta paraqitte Serbia sot më 9 Shtator në Asamblenë e Përgjithëshme, e cila tash sipas Baroneshës Eshton rezulton të jetë një projekt-rezolutë që kënaq ambiciet e 28 vendeve, prej të cilave 27 anëtare të BE-së, dhe Serbisë.

Për Kosovën dhe vendet që përkrahin pavarësinë e saj, kompromisi midis BE-së dhe Serbisë, në lidhje me projekt-rezolutën i shërben interesave të saj imediate në Asamblenë e Përgjithëshme, pasi një projekt-rezolutë e paraqitur nga BE dhe Serbia është thellësisht ndryshe nga një projekt-rezolutë e paraqitur vetëm nga Beogradi.

Ndërkohë lind pyetja legjitime e si ndodhi ky "kompromis", që ne shqiptarët e besojmë me zor. Ishte z.Eshton që e detyroi Tadiçin t'i bindet lojës, duke i ofruar anëtarësim të shpejt të Serbisë në BE. Në fakt BE do të duhej me kohë t'i vinte kushte Serbisë, nëse ia ka vënë gjatë takimit Eshton-Tadiç.

Ne shqiptarët vazhdojmë të jemi skeptikë, nisur nga fakti që Beogradi nuk lëshon pe për Kosovën, aq edhe nga lajmet e fundit që bëjnë me dije se Ministria e Jashtme e Serbisë ka filluar të shpërndajë në New York pikërisht në prag të mbajtjes të Asamblesë së Pëgjithëshme volantinë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë dihet fakti se Serbia po përjeton krizë ekonomike, dhe borxhi i saj ka arritur shifra shumë të larta, rreth 24 miliardë Euro. Kjo të bën të mendosh se Serbia e ka hedhur këtë hap për shkak të vështirësive ekonomike në vend, dhe nga ana e saj baronesha Eshton i ka premtuar ndihma dhe mbështetje financiare si po i bëhet aktulisht Greqisë, që kjo të dalë nga kriza ?

Projekt-rezolutës kamaleon të paraqitur nga 28-shja po i bëhet jehonë se i hapë rrugë bisedimeve Kosovë-Serbi. BE-ja thotë, pa diskutuar statusin, Serbia nga ana e saj nuk e pranon këtë. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, nga Kolumbia Univerisity në SHBA, do të deklaronte menjëherë pas projekt-rezolutës së 28-shes se Kosova me Serbinë do të ketë bisedime si midis dy shteteve sovrane pa vënë në dikutim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Analisti serb i politikës Ivan Vejvoda i tha me këtë rast të përditëshmes serbe Politika se "duke iu bashkangjitur BE për projekt-rezolutën për Kosovës, Serbia kishte hedhur një hap shumë realist duke fituar një aleancë të rëndësishme e duke bërë një marrëveshje historike me BE. Në fund të fundit, Vejvoda beson se askush pas kësaj nuk do ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se Serbisë i duhet që të shohë nga e ardhmja duke gjetur vendin e vet në Evropë.

Kështu do të duhej të ishte, që Kosova e pavarur të integrohej në BE dhe NATO, ashtu si edhe Serbia. Askush nuk do t'i kërkonte Serbisë të njihte pavarësinë e Kosovës, nëse Serbia do të ndalte fushatën e saj të diplomacisë agresive kundër pavarësisë së Kosovës.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 10 Shtator 2010)
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJANga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.16.2010)
MYSLIMANËT DUHET TË BESOJNË TE SHBA-tëNga TARIQ RAMADAN, Washington Post (09.13.2010)
AZEMI, DISIDENTI I LINDURNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2010)
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD DHE STATUSI I KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.12.2010)
FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUARNga FRANK SHKRELI (09.11.2010)
SHËRUESET E 11 SHTATORITNga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (09.09.2010)
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)
NGA DO T'IA MBASH ZOTI TADIQ?Nga PATRICK MOORE (09.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]