VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 09.17.2010, 07:19am (GMT+1)



Ndërsa Serbia e armatosur deri në dhëmbë me diplomacinë e saj agresive bën gjithçka për të arritur synimet strategjike, duke e paraqitur në mënyrë aluçinante Kosovën e pavarur  si pjesë të interesave të saj kombëtare, nga ana e tyre politikanët shqiptarë, në vend që të jenë të parapërgatitur në këtë përballje vendimtare, duke pasur edhe fatin të jenë të përfaqësues politikë të disa shteteve në Ballkan, reagojnë në mënyrë infantile, sikur të mos jenë persona adultë, duke luajtur macja me miun për t'ia përvetësuar arritjet e pakta njëri-tjetrit.

Rasti më i fundit është Hondurasi, shteti i 70-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Hondurasi, koincidoi me vizitën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, që në një farë mënyrë dilte edhe si arritje e tij. Ilir Meta nuk e deklaroi këtë gjë, por u nënkuptua. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës, njohjen e Hondurasit e paraqiti si rezultat të tureve lobuese të Skënder Hysnit dhe qeverisë së Kosovës. Nga ana e tij,  Behxhet Pacolli do të botonte fotografitë, ku presidenti i Hondurasit ia dorëzonte letrat kredenciale të njohjes së Kosovës, duke deklaruar se njohja e pavarësisë nga Hondurasi i dedikohej direkt lobimit të tij. Ka mundësi. Siç ka mundësi të jetë sukses i Shqipërisë apo i qeverisë së Kosovës. Ndërsa unë personalisht mund të thosha se njohja e Hondurasit i dedikohet lobizmit që kanë ndërmarrë në favor të Kosovës SHBA.

Por nuk është këtu problemi. Problemi është se shqiptarët edhe ne fillim të shekullit XXI vazhdojnë të mbeten të përçarë dhe kundërshtarë e armiq të njëri-tjetrit. Për këtë mjafton të kthesh shpinën për të dëgjuar se si i vënë stërkëmbsha dhe si e poshtërojnë njëri-tjetrin, duke u paraqitur me një mentalitet thellësisht ballkanik.

Le të marrim rastin më të fundit. Behxhet Pacolli, deputet i parlamentit të Kosovës, ka gati dy vjet që me shpenzimet e tij, ka ndërrmarrë një fushatë lobuese për njohjen e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës. Më së paku, inisiativa e tij do të duhej përshëndetur, duartrokitur  dhe imituar, por kurrësesi nuk do duhej përçmuar, nënçmuar,  injoruar apo mbuluar me indiferencë siç është duke ndodhur nga Ministria e Jashtme dhe institucionet e Kosovës.

Behxhet Pacolli, me një grup lobistësh vazhdon të jetë në New York, në Pallatin e Qelqtë për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithëshme, ku objektiv i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht ngjyrave,  pa përjashtim duhet të jetë ndejtësja e 193-të e Kosovës në OKB. Gjatë këtyre ditëve Pacolli është takuar me 36 ambasadorë nga vende të ndryshme të botës, anëtare te OKB-së duke lobuar në favor të njohjeve të reja të Kosovës e duke paralajmëruar njohje të reja nga vende të Amerikës Qendrore.

Dhe do të ishte e natyrshme që grupi lobues i Behxhet Pacollit në Pallatin e Qelqit të ishte bashkë me delegacionin e Kosovës, me atë të Shqipërisë, dhe me të gjitha grupet lobuese të shqiptarëve, nga Amerika, Evropa e kudoqofshin ata, që në fakt janë aq të pakta e të rralla.

Por nuk ndodhi këshu, ndodhi krejtësisht e kundërta. Sipas informacioneve nga stafi i z.Pacolli, "Institucionet e Kosovës nuk i kanë koordinuar aktivitetet lobuese me z.Behgjet Pacolli dhe se nuk kanë pranuar që ai të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në Nju Jork duke u injoruar nga Ministria e Jashtme e Kosovës."

Siç po shohim, edhe kësaj here pa marrë parasysh rëndësinë e të qenit bashkë, ka triumfuar trashëgimia atavitike staliniste, që si acidi vazhdon të gërryejë me pasoja klasën poltike, për t'i vendosur shqiptarët përbri njëri-tjetrit.

E solla rastin Pacolli si një ilustrim për të treguar se si në këtë moment kaq të rëndësishëm për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës, klasa politike në vend që ta gjejë gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe solidaritet, ne vend se të shtrijë lidhjet dhe kooperimin lobues për të arritur qëllimin e përbashkët, demonstron papjekuri dhe infantilitet, me një performancë të dobët, duke u paraqitur të ndarë, të xhelozuar, gjithë helme dhe inate ndaj njëri-tjetrit, çka është e papranueshme, e paimagjinueshme, e patolerueshme. All together now - Të gjithë së bashku tani - titulli i një suksesi të Bitëllsave gjatë fundit të viteve '60 do të duhet të jetë motoja e shqiptarëve tash e mbas si dhe gjatë këtij sesioni të Asamblesë të Përgjithëshme në Pallatin e Qelqtë që Kosova të jetë vendi i 193-të i OKB-së.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 13 Shtator 2010)
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJANga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.16.2010)
MYSLIMANËT DUHET TË BESOJNË TE SHBA-tëNga TARIQ RAMADAN, Washington Post (09.13.2010)
AZEMI, DISIDENTI I LINDURNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2010)
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD DHE STATUSI I KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.12.2010)
FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUARNga FRANK SHKRELI (09.11.2010)
SHËRUESET E 11 SHTATORITNga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (09.09.2010)
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]