VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 09.18.2010, 07:41pm (GMT1)

 

Pesëdhjetë vjet rresht Enver Hoxha u përpoq ta shndërronte historinë e kombit tonë në histori të partisë së tij. Kësaj logjike nuk i nënshtrohej vetëm "Epoka e Partisë", por e gjithë historia e proletarizuar e shqiptarëve.

Paranoiat e Enverit mjerisht nuk i lëshojnë trashëgimtarët e tij politikë as pas njëzet vitesh të pluralizmit e të hapjes ndaj botës. I bëhen rriqra çdo flete dhe çdo faqeje të jetës së kombit për ta parodizuar sa më në tejskaj.

Faji i afërsisë së Pezës me kryeqytetin, faji i pamjes turistike apo i çkamos tjetër, këtë fat e pëson ndoshta më keq se ngjarje të tjera Konferenca e Pezës, e quajtur ndryshe Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare.

Historianët as sot nuk janë të një mendjeje për formatin e vërtetë të kësaj ngjarjeje, kush e ndërmori nismën, kush ia dha tonin, kush dhe çfarë u përfaqësua. Të një mendje sot jemi të gjithë se Konferencën e manipuloi dhe e përdori si një taktikë drejt arritjes së strategjisë së saj Partia Komuniste e Shqipërisë (1941), më vonë Partia e Punës e Shqipërisë (1948), më vonë Partia Socialiste e Shqipërisë (1991). E qartë është tashmë për këdo se kjo Konferencë nuk e shihte Kosovën dhe trojet tona të tjera të robëruara në ish Jugosllavi si pjesë të Shqipërisë, ndonëse në kohën kur u zhvillua Konferenca ato ishin pjesë e Shqipërisë.

Vizioni i Konferencës, pra, sado pozitivisht të përpiqesh për ta gjykuar, ishte shkurtpamës, shkonte deri tek karriket e pushtetit të ardhshëm politik. Në Konferencë kishte përfaqësim ideologjik të komunistëve, të nacionalistëve pranë PK-së, të zogistëve, të ballistëve, kishte përfaqësime të shtresave si rinisë, gruas e tjerë. U fol për çështjen e Kosovës si një çështje që të zgjidhej në bazë të vetëvendosjes, Kartës së Atlantikut e tjerë dhe ku Shqipëria do të ishte vetëm një faktor i jashtëm ndihmës, siç e dëshmoi historia e vërtetë, për t'i vënë shqiptarët sërish nën sundimin e Jugosllavisë, në fakt nën zgjedhën serbomadhe. Bashkimi kombëtar në Konferencë u konceptua prej të gjithë faktorëve pjesëmarrës si bashkim i forcave politike dhe shtresave moshore e shoqërore në Shqipëri dhe jo si një bashkim i të gjithë shqiptarëve, në të gjitha trojet e tyre, në një front të përbashkët kombëtar, çfarë në të vërtetë ua lejonte pushtimi fashist italian, kur dihet se prej konteksteve të tilla përfituan shumë vende në atë kohë.

Kosova nuk pati asnjë përfaqësues në Konferencë, nuk u lexua aty ndonjë mesazh i personaliteteve të kohës të Kosovës apo të trojeve të tjera të robëruara shqiptare, nuk u shmang prej pjesëmarrësve vija politike demagogjike e mashtruese e imponuar nga Titoja ndaj lëvizjes çlirimtare shqiptare, e realizuar kjo nëpërmjet të dërguarve dhe pastaj këshilltarëve në shtabet dhe në zyrat komuniste.

Trashëgimtarët politikë të Enverit në politikë apo historiografi nuk lejojnë t'iu bëjnë pjesë të tjerëve në Konferencën, as nuk lejojnë të rishikohet e vërteta e Konferencës, mangësitë dhe dobësitë e saj nga një kendvështrim i dikujt tjetër. Ata duan të ruajnë me çdo kusht pozicionin se historia e shqiptarëve është histori e PKSH-PPSH-PSSH dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në kushtet e pluralizmit politik e të hapjes ndaj botës. Ndërkohë, sado rol të fuqishëm udhëheqës të kenë pasur faktorët e caktuar politikë, ata janë thjesht pjesë e historisë, nuk identifikohen kurrsesi me historinë, as anëtarësia e tyre nuk identifikohet me kombin.

Këtë ata përpiqen ta manifestojnë edhe me kremtimet e tyre të përvitshme çdo 16 shtator në Pezë. Dikush e shfajëson këtë sjellje si gjoja respektim i veteranëve të luftës, duke pasur parasysh me këtë vetëm ish partizanët. Në fakt, siç dëshmojnë gazetarët nga terreni i kremtes, veteranët vetëm fyhen, pasi askujt nuk i shkon mendja tek ata apo tek lapidarët, tek përmendoret, tek pllakat përkujtimore, tek vendi autentik i ngjarjes apo tek reliktet e Konferencës.

Nga rreziku i shndërrimit në rutinë të pështirë, duket, prandaj në kohën e monizmit kremtimet në Pezë vetëm një herë në pesë vjet bëheshin të bujshme, ndërsa çdo 16 shtator mjaftohej me dërgime kurorash, me ceremoni të shkurtëra që mund të zgjasnin pak orë. Nuk e shikonin me vend madje as ndezjen e zjarreve partizane, as përhapjet nëpër natyrë.

Nga viti në vit, duket se këta të sotmit duan t'iu japin kremtimeve të Pezës në trajtë të hippieve, të përjetuara në Evropën Perëndimore në Vitet Gjashtëdhjetë dhe të dënuara në atë kohë prej Enverit. Tejet anakronike kjo formë për kohën e sotme dhe për vendin ku manifestohen, dëshmonë sa të varfër në ide janë organizatorët.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot 18 Shtator 2010)


HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.