VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.19.2010, 12:42pm (GMT1)


Sa herë afrohen zgjedhjet Ramush Haradinajn e çojnë në Hagë. Dihet se kush e çon. A thua të jetë rastësi? Por kur një rastësi përsëritet, mendoni se është përsëri rastësi? Tribunali i Hagës refuzoi lirimin e tij me kusht, paçka se Haradinaj nuk përbën rrezik për askënd, ndërkohë që nuk dihet se kur do të fillojë dhe sa do të zgjasë gjykimi, duke bërë që kundërshtarët e Ramush Haradinajt të fërkojnë duart prej gazit, duke u betuar me nënë e babë se kjo paska qenë koha e tyre.

Ramush Haradinaj përfaqëson një pjesë të krahut të luftës në Kosovës. Pjesën tjetër e përfaqëson krahu i Hashim Thaçit, kryeministri aktual i Kosovës. Numri i dy i PDK-së Famir Limaj, edhe ky u gjykua në Hagë, por doli të jetë më fatlum se Haradinaj i cili është dora vetë konkurenti kryesor i Hashim Thaçit, dhe tani që Ramush Haradinaj ndodhet në Hagë, kryeministri i Kosovës është pa konkurent.

Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër i Kosovës, kur president i Kosovës ishte Ibrahim Rugova. Aleanca LDK-AAK u krijua me iniciativën e Rugovës në një moment të vështirë dhe të tendosur për politikën e Kosovës të asaj kohe dhe funksionoi. Fatmir Sejdiu e imitoi Rugovën, duke krijuar aleancë me PDK-në, me një ndryshim 180 gradë, se Rugova ishte në pozicionin e fituesit, ndërsa Sejdiu atë të humbësit.

Kur Haradinajn e dërguan në Hagë për herë të parë, në mbrojtje atëherë i dolën Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës, Søren Jessen-Petersen, shefi i UNMIK-ut dhe Amerikani Larry Rossin zv.shefi i UNMIK-ut i asaj kohe.

Ramush Haradinaj i mungon skenës politike të Kosovës sepse përfaqëson një figurë që ka kontribuar direkt si person dhe familje për çlirimin e Kosovës, kësisoj çlirimi i tij duhet të jetë në fokusin e jetës politike dhe publike të Kosovës.

Lirimi i Ramusha Haradinajt duhet të jetë në fokusin e axhendës së kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë së tij, sepse prangosja e Haradinajt do të thotë prangosje e luftëtarit të lirisë.

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë në fokusin e Presidentit të Kosovës dhe partisë së tij, dmth LDK-së, sepse Ramush Haradinaj për merita direkte, e meriton kujdesin e institucionit të presidentit të Republikës të Kosovës, për të cilën ka bërë sakrifica vetmohimi.

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë në fokusin e Kuvendit të Kosovës, të cilit i ka ardhur rradha të zhdërvjellësohet nga plogështia e rehatisë, kur është fjala për një çlirimtar të Kosovës, nga ata që numërohen me gishta, sepse ndërsa shumë nga deputetët e sotshëm e shihnin nga ekrani apo nga kampet e refugjatëve luftën që bëhej në Kosovë, Haradinaj dhe vëllezërit e tij luftonin dhëmb për dhëmb me pushtuesin.

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë edhe në axhendën e Albin Kurtit, si pjesë e përpjekjeve të tij dhe lëvizjes që drejton, kur është fjala për interesat jetike të Kosovës. Sepse nëse Kosovës ia fusim nëpër burgje heronjtë, kush do ta mbrojë atë?

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë edhe në axhendën e Behxhet Pacollit, i cili ka demonstruar se nuk i mungon vullneti i mirë dhe dëshira për të vepruar për të mirë, si një person konstruktiv, pa komplekse dhe pa frikë nga kokurenca. Sa më tepër Shqiptarë të zotë të ketë Kosova, aq më mirë për të është.

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë në axhendën e atyre që përfaqësojnë pushtetin e katërt, pra shtypit të shkruar dhe atij vizual. Gazetat dhe televizionet e Kosovës të interesohen për fatin e heroit të luftës dhe vendin e kohën që ia kushtojnë kronikës rozë dhe gossipeve, le t'ia kushtojnë një biri të denjë të Kosovës.

Lirimi i Ramush Haradinajt duhet të jetë pjesë e vetëdijes dhe ndërgjegjes të çdo shqiptari të Kosovës.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 16 Shtator 2010)

SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.