VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANE

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 09.21.2010, 08:10am (GMT+1)

Javën që kaloi u mbajtën zgjedhje paraprake në disa shtete të Amerikës, ku kandidatë konservatorë të mbështetur nga lëvizja e quajtur "Tea Party", siguruan fitore të dukeshme në ato zgjedhje në shtetet që i zhvilluan ato.

Për hir të lexuesit që ndoshta nuk ka patur rastin të mësojë historinë amerikane, është e nevojshme të shpjegohet se termi "Tea Party" në Amerikë është sinonim me protestën. 16 Dhjetori i vitit 1773 shenoi protesten "Tea Party" te Bostonit, kur patriotet amerikane, te veshur si indiane vendas, hodhen ne dete 342 arka me çaj nga tri anije britanike, ne proteste ndaj taksave te larta te imponuara ne ate kohe nga Britania e Madhe mbi kolonite amerikane, si edhe per te kundershtuar monopolin britanik mbi tregtine e çajit.

Tani te vijme tek situata e soteme politike ne Amerike dhe tek levizja moderne "Tea Party" qe ne te vertete nuk ka aspak te beje me Britanine e Madhe dhe as me taksat e saj, por ka te beje, po me taksat e larta, por me taksat e imponuara nga Washingtoni zyrtar; ka te beje gjithashtu me nivelin e larte te papunesise dhe gjendjen ekonomike ne pergjithesi, si dhe me rolin e tepruar, qe sipas kesaj levizjeje, po luan qeveria federale ne ekonomine amerikane. Perkrahesit e kesaj levizjeje kundershtojne gjithashtu me ngulm rritjen e borxhit kombetar. Ndersa kejo levizje ve ne dukje tre parimet e saj kryesore, e qe jane pergjegjesia financiare nga ana e qeverise, kufizmi i kompetencave te qeverise sipas kushtetutes dhe tregjet e lira, pjesetaret e saj jane kunder planit ekonomik te Presidentit Obama dhe kunder ligjit per shendetesine qe u miratua kohet e fundit nga Demokratet ne Kongres. Lista e ankesave te levizjes "Tea Party" eshte e gjate dhe si rrjedhim, influenca dhe organizimi i saj ane e mbane Amerikes kane tronditur klasen politike teketij vendi, d.m.th, si Partine Demokrate ashtu edhe Partine Republikane, te cilat per pothuaj gjate gjithe historise se ketij vendi kane mbajtur nje monopol politik ne qeverisjen e vendit.

Viti 2010 duket se do te jete nje vit politik i paqendrueshem dhe i pa-parashikueshem ne Shtetet e Bashkuara, pasi tre senatore humben zgjedhjet javen qe kaloi dhe parashikohet qe ne zgjedhjet per Kongres qe do te mbahen ne Nentor te ketij viti, te kete edhe tronditje te tjera politike kur zgjedhesit te hedhin voten e tyre. Per popullaritetin e kesaj levizjeje, Zoti Kevin Whitelaw, i revistes "Congressional Quarterly" tha se "ai ve ne dukje mesazhin e qarte anti-qeveritar si edhe zemerimin e thelle ndaj politikes se deritanishme te administrates se Presidentit Obames dhe te Demokrateve"' ne Kongres. Por as Republikanet nuk jane imune ndaj kesaj levizjeje. Levizja Tea Party u ka bere sfide edhe senatoreve dhe deputeteve republikane qe nuk pajtohen me qendrimet dhe parimet e kesaj levizjeje, duke detyruar shume prej tyre qe te vleresojne influencen e aktivisteve konservatore, qe sic duket jane plote energji dhe te organizuar shume mire.

Eksperte, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta politike, jane dakord se kejo levizje perben tani forcen kryesore te veprimit politik. Kathryn Jean Lopez shkruan ne New York Times se popullariteti i kesaj levizjeje, "eshte nje vertetim se votuesit jane ne nje gjendje shpirterore te zemeruar kunder institucioneve politike e qeveritare...Por per me teper, kejo eshte edhe nje levizje kunder qeverisjes se tanishme liberale ne Washington...." Nga ana tjeter, Yuval Levin shkruan per revisten National Review se levizja Tea Party " eshte nje reagim i qytetareve te ketij vendi ndaj dy vjete qeverisje nga Presidenti Obama, Nancy Pelosi (Kryetare e Dhomes se Deputeteve) dhe Harry Reid (Kryetar i Senatit), nga e cila mund te perfitojne republikanet per te frenuar qeverisjen e majte...." Cfardo mendimi te kete njeriu per kete levizje -- dhe mendimet me te vertete jane te shumeta, ne favor dhe kunder -- nje gje eshte e qarte: se kejo levizja Tea Party, sipas nje artikulli ne Washington Examiner nga Scott Rasmussen dhe Douglas Schoen, eksperte te opinionit publik, "eshte nje prej levizjeve me te fuqishme dhe me te jashtzakonshme ne historine e re politike te Amerikes... dhe dita dites po behet gjithnje e me e forte."

Komentatori Michael Reagan, djali i ish-presidentit Ronald Reagan, ne nje prej komenteve te tija ne lidhje me kete fenomen te ri politik ne Amerike, tha se po te ishte gjalle babai i tij, ai do te perkrahte kete levizje popullore me gjithe shpirt, pasi parimet kryesore te Roland Reagan-it ishin besimi i tij thelbesor ne lirine e individit dhe kundershtimi i tij ndaj nderhyrjes me force, nga ana e qeverise, ne jeten private te qytetareve.

Sipas eksperteve politike, te cilet mendimet e tyre i shfaqin edhe duke u mbeshtetur ne sondazhet publike, Partia Republikane pret qe ne zgjedhjet e Nentorit te perfitoje politikisht nga kejo atmosfere e re e krijuar nga levizja Tea Party. Nje numer ne rritje analistesh parashikojne tani se republikanet jane shume afer marrjes ne kontroll te Dhomes se Perfaqsuesve te Kongresit amerikan dhe se te paken kane nje mundesi, sado pak e vogel, qe te marrin edhe kontrollin e Senatit amerikan.

Mirepo, pa marre parasyshe se parashikimet e tanishme te ekzperteve, ndikimi i vertete i kesaj levizjeje popullore ne politiken amerikane do te dihet ne Nentor, kur kandidatet e perkrahur nga levizja Tea Party ballafaqohen me kandidatet e Partise Demokrate ne zgjedhjet e pergjitheshme anembane vendit.

Zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme ne Amerike mbahen me 2 Nentor. Ne ate rast do te votohet per te zgjedhur 435 antaret e Dhomes se Perfaqsuesve, 37 antare te Senatit, si dhe 37 governatore shtetesh ane e mbane Shteteve te Bashkuara.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2010)
BASHKËJETESA EVROPIANE MES ISLAMIT DHE PERËNDIMITNga FRANKO FRATINI, ministër i Jashtëm i Italisë (09.20.2010)
ISLAMOFOBIA DHE NJË BANKIER QENDROR GJERMANNga BERND DEBUSMANN, Reuters (09.19.2010)
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2010)
BRUKSELI: TË FALEMINDERIT WASHINGTON, TANI JEMI NE NË KRYE!Nga FATON BISLIMI (09.19.2010)
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2010)
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]