VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 09.25.2010, 02:33pm (GMT+1)


Kryetari Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa, në një intervistë tek BBC, ka kërkuar mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve të përgjithëshme dhe daljen e LDK-së nga koalicioni me PDK-në.

Isa Mustafa një Doktor në Ekonomi, pedagog në Universitetin e Prishtinës, anëtar Korrespodent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovëssi dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, luan me kartën e identitetit personal, si një njeri me integritet, që suksesin e tij nuk ia dedikon partisë, por figurës së tij ndryshe nga veprojnë sot shumë eskponentë të LDK-së .

Isa Mustafa, i cili fitoi shumë bindshëm edhe në zgjedhjet lokale të 2009, u dallua për një fushatë shumë ndryshe nga stili që kishte zgjedhur kryesia e LDK-së, e cila synonte të mbante dhe ruante një aleancë luajale me PDK-në.

Me vdekjen e liderit indipendentist, në sferat e larta të LDK-së kemi parë skenare, të cilat mund të shërbenin për filma triller, por jo për një parti e cila vinte me një trashëgimi rugoviane.

I gjithë opinioni e ka parë, mënyrën puçiste që përjashtoi dhe pastaj përçau një pjesë të mirë të elektoratit. Kjo strategji përjashtuese solli humbjen e LDK-së, por kreu i saj në vend që të lëshonte çelësat e pushtetit, hyri menjëherë në alencë me PDK-në, duke përfituar kreun e presidencës dhe disa portofole ministrish.

Kreu i LDK-së sot ka pësuar një metamorfozë të tillë sa nuk do t'ia dijë as për elektorat, as për trashëgimi, as për vlera, por ka si objektiv kryesor të përqëndrojë pushtetin politik në një grusht njerëzish, të cilët e transformuan LDK-në në një klan. Isa Mustafa bën përjashtim. Ai nuk ka nevojë për klanin, sepse është personalitet dhe gëzon mbështetjen e opinionit në Kosovë.

Në raport me lidërshipin aktual të LDK-së, Isa Mustafa ka epërsi, pasi e ka këtë pozicion përmes verdiktit të sovranit, i cili nga ana tjetër e ka ndëshkuar klanin që ka kreun e partisë. Isa Mustafa mund të pretendojë kreun e LDK-së, por momentalisht ai e ka të qartë se demokracia brenda partisë është transformuar në një mekanizëm klani. Kësisoj ai del me dy propozime më tepër për të tërhequr vëmendjen e elektoratit. Kërkon hyrjen në zgjedhje të përgjithëshme dhe daljen e LDK-së nga koalicioni, duke e pasur të qartë se asnjëra prej kërkesave të tij nuk do të merret parasysh. Kosova nuk mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme përderisa pavarësia nuk ka njohje të mjaftueshme, ndërsa është e qartë se kreu i LDK-së nuk e lëshon koalicionin, sepse vetëm kështu mund të përfitojë privilegje.

Isa Mustafa kërkon daljen e LDK-së nga koalicioni, pasi de facto koalicioni PDK-LDK nuk është  koalicion partiak, por një ujdi e PDK-së me kreun e LDK-së, i cili përdor dorën e hekurt me ata që nuk janë pjesë e klanit. Mbizotërimi i klimës puçiste brenda LDK-së e ka bërë Isa Mustafën që të dalë hapur kundër filozofisë për pushtet të lidërshipit aktual të partisë, i cili përjashton cilindo që nuk është pjesë e klanit.

Dalja e Isa Mustafës si një zë kundërshtues brenda sferave të larta të LDK-së, të krijon përshtypjen e ndryshimeve që mund të ngjasin brenda partisë. Reformimi i LDK-së është domosdoshmëri, ndërsa aleancat janë normale. Por klima e intrigave e krijuar nga rrethi i vicioz brenda klanit të LDK-së që na ka befasuar sa e sa herë me akrobacitë e xhonglerëve pa parime, na bën edhe kësaj here të rrimë e të shohim.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 22 Shtator 2010)

Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA, VRASJA DHE KTHIMI I KOLONELIT NË KOSOVËNga BAJRUSH MORINA (09.24.2010)
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2010)
NDËR VENDET MË TË SIGURTA NË EVROPËNga SALI BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (09.23.2010)
PRITJA E GJATË E SHQIPËRISË NË SALLËN E LINDJESDebati me adoleshentët dhe njëzet e sa vjeçarët mbi lidhjet e humbura me Historinë ShqiptareNga MERITA B. MCCORMACK, Washington DC (09.22.2010)
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.21.2010)
LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI (09.21.2010)
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2010)
BASHKËJETESA EVROPIANE MES ISLAMIT DHE PERËNDIMITNga FRANKO FRATINI, ministër i Jashtëm i Italisë (09.20.2010)
ISLAMOFOBIA DHE NJË BANKIER QENDROR GJERMANNga BERND DEBUSMANN, Reuters (09.19.2010)
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]