VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 09.25.2010, 02:33pm (GMT1) Kryetari Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa, në një intervistë tek BBC, ka kërkuar mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve të përgjithëshme dhe daljen e LDK-së nga koalicioni me PDK-në. Isa Mustafa një Doktor në Ekonomi, pedagog në Universitetin e Prishtinës, anëtar Korrespodent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovëssi dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, luan me kartën e identitetit personal, si një njeri me integritet, që suksesin e tij nuk ia dedikon partisë, por figurës së tij ndryshe nga veprojnë sot shumë eskponentë të LDK-së . Isa Mustafa, i cili fitoi shumë bindshëm edhe në zgjedhjet lokale të 2009, u dallua për një fushatë shumë ndryshe nga stili që kishte zgjedhur kryesia e LDK-së, e cila synonte të mbante dhe ruante një aleancë luajale me PDK-në. Me vdekjen e liderit indipendentist, në sferat e larta të LDK-së kemi parë skenare, të cilat mund të shërbenin për filma triller, por jo për një parti e cila vinte me një trashëgimi rugoviane. I gjithë opinioni e ka parë, mënyrën puçiste që përjashtoi dhe pastaj përçau një pjesë të mirë të elektoratit. Kjo strategji përjashtuese solli humbjen e LDK-së, por kreu i saj në vend që të lëshonte çelësat e pushtetit, hyri menjëherë në alencë me PDK-në, duke përfituar kreun e presidencës dhe disa portofole ministrish. Kreu i LDK-së sot ka pësuar një metamorfozë të tillë sa nuk do t'ia dijë as për elektorat, as për trashëgimi, as për vlera, por ka si objektiv kryesor të përqëndrojë pushtetin politik në një grusht njerëzish, të cilët e transformuan LDK-në në një klan. Isa Mustafa bën përjashtim. Ai nuk ka nevojë për klanin, sepse është personalitet dhe gëzon mbështetjen e opinionit në Kosovë. Në raport me lidërshipin aktual të LDK-së, Isa Mustafa ka epërsi, pasi e ka këtë pozicion përmes verdiktit të sovranit, i cili nga ana tjetër e ka ndëshkuar klanin që ka kreun e partisë. Isa Mustafa mund të pretendojë kreun e LDK-së, por momentalisht ai e ka të qartë se demokracia brenda partisë është transformuar në një mekanizëm klani. Kësisoj ai del me dy propozime më tepër për të tërhequr vëmendjen e elektoratit. Kërkon hyrjen në zgjedhje të përgjithëshme dhe daljen e LDK-së nga koalicioni, duke e pasur të qartë se asnjëra prej kërkesave të tij nuk do të merret parasysh. Kosova nuk mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme përderisa pavarësia nuk ka njohje të mjaftueshme, ndërsa është e qartë se kreu i LDK-së nuk e lëshon koalicionin, sepse vetëm kështu mund të përfitojë privilegje. Isa Mustafa kërkon daljen e LDK-së nga koalicioni, pasi de facto koalicioni PDK-LDK nuk është koalicion partiak, por një ujdi e PDK-së me kreun e LDK-së, i cili përdor dorën e hekurt me ata që nuk janë pjesë e klanit. Mbizotërimi i klimës puçiste brenda LDK-së e ka bërë Isa Mustafën që të dalë hapur kundër filozofisë për pushtet të lidërshipit aktual të partisë, i cili përjashton cilindo që nuk është pjesë e klanit. Dalja e Isa Mustafës si një zë kundërshtues brenda sferave të larta të LDK-së, të krijon përshtypjen e ndryshimeve që mund të ngjasin brenda partisë. Reformimi i LDK-së është domosdoshmëri, ndërsa aleancat janë normale. Por klima e intrigave e krijuar nga rrethi i vicioz brenda klanit të LDK-së që na ka befasuar sa e sa herë me akrobacitë e xhonglerëve pa parime, na bën edhe kësaj here të rrimë e të shohim. (Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 22 Shtator 2010) Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |