E Djelë, 09.15.2019, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 09.25.2010, 02:36pm (GMT+1)



Kathy është forma e shkurtuar që zonjës Catherine Ashton, kryediplomates së BE, prej 1 janarit 2010,  i pëlqen që ta thërrasin. Zonja Ashton është futur në fokus pas Rezolutës së 28-shes, që BE firmosi me Serbinë, pasi u duk se kjo rezolutë ishte një "manovër" e saj personale. Në Rezolutë kërkohet hapja e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, kur tema e bisedimeve nuk është në axhendën kryesore dhe nuk është absolutisht temë e ditës.

Ka qenë Serbia e cila  përpara shpalljes së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka spekuluar në të gjitha mënyrat me "temën e bisedimeve". Por shprehja e opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 Korrik 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nga parlamenti i saj është legjitime, do të duhej t'i mbyllte ligjërisht dhe përfundimisht të gjitha pretendimet e Serbisë, duke i hapur rrugën njohjeve të reja për Kosovën, aq të domosdoshme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Dhe do të ishte gjëja më e paimagjinueshme në botë që, pas opinionit të GJND, dhe në rezonancë me pretendimet e Serbisë për bisedime, të dilte z.Kathy Ashton, kryedeplomatja e BE-së, me rrënjë e degë nga Britania e Madhe, njërit prej vendeve të para që e kanë njohur dhe që lobojnë për pavarësinë e Kosovës.

Është e pamundur që z.Ashton t'i lindte ideja e rezolutës dhe bisedimeve me kokën e saj. Sipas raportit të atyre vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën me ato që nuk e kanë njohur, nisur nga një matematikë e thjeshtë, duhej që z.Eshton të ishte e ndikuar prej shumicës, por në fakt rezulton të jetë e ndikuar prej pakicës, pikërisht prej atyre vendeve që nuk e njohin shtetin e ri të Kosovës.

Pretendimet e z.Ashton dhe BE-së "për mandat në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë", është absurditeti më i madh që vë në diskutim gjendjen shëndetësore të BE-së. Menjëherë pas kësaj marrëzie, reagimi serb ka qenë i menjëhershëm sipas të cilit " kjo çështje tashmë është e interesit të Evropës". Po që kur kështu ?

Ideja e z.Kathy Ashton për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, kur presidenti i Serbisë Boris  Tadiç përsërit për të miliontën herë refrenin, se "Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën", është gafa më skandaloze e kryediplomates së BE-së. Një gafë e tillë është e pamundur që t'i shpëtojë një zyrtari të lartë të BE-së, sidomos  pas shpalljes së opinionit të GJNK të Hagës.

E atëhere e përse t'i ketë shkrepur kjo ide z.Kathy Ashton, rreth së cilës në Wikipedinë, në gjuhën angleze mund të lexosh për disa hije kontraverse të karrierës së saj, sipas të cilave ndaj saj janë ngritur akuza, që kanë mbetur të pavërtetuara, por sipas të cilave z.Ashton është detyruar që të përballet me pyetje nga Parlamenti Evropian për rolin që ka pasur ajo si arkëtare nacionale në Fushatën për Çarmatimin Nuklear në vitin 1980, ku kishte  dyshime se është financuar edhe nga Bashkimi Sovjetik.

Sipas Wikipedisë në gjuhën angleze, Partia Indipendentiste e Mbretërisë së Bashkuar i ka dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian z.Hoze Manuel Barroso, duke i kërkuar atij që të hetojë nëse Ashton ishte palë në pagesat që dyshohen se janë bërë për Fushatën e Çarmatimit Nuklear nga regjimi sovjetik i Moskës së saj kohe.  Kjo letër është e bazuar po ashtu në akuzat e bëra nga Vladimir Bukovsky, një ish-disident sovjetik, i cili ka pohuar se ka shumë të ngjarë që Fushata e Çarmatimit Nuklear të ketë marrë në vitin 1980 "të ardhura të paidentifikuar" nga Moska.

Më tutje po sipas Wikipedias mësohet se zyra e z.Ashton nuk ka pranuar të diskutojë për fondin e Fushatën e Çarmatimit Nuklear në detaje, dhe se sipas kësaj zyre "z.Ashton e kishte lënë postin e arkëtares më 1983".
Por kjo deklaratë e zyrës të z.Ashton nuk i bën përshtypje aspak Nigel Farag,  liderit të Partisë Indipendentiste të Britanisë të Madhe në Parlamentitn Evropian, i cili u detyrua nga Presidenti i Parlamentit Evropian, të ulë pak tonet, kur ai i kërkoi Z.Barroso nëse do të mund të investigonte a kishte marrë  z.Ashton  para "nga armiqtë e Perëndimit" të asaj kohe?

Sipas Wikipedias,  Kryediplomatja e BE-së ka një profil politik kontravers, por pa investigime dhe duke u nisur nga çfarë thotë ajo, ne nuk mund të themi asgjë për të shkuarën e z.Ashton. Ajo që mund të themi është se ne, si shqiptarë, jemi treguar entuziastë për emërimin e z.Ashton në postin e kryediplomates të BE-së, nisur nga fakti se propozimin për titullin Baroneshë Kurorës Britanike ia kishte bërë Tony Blairi, të cilin shqiptarët e kanë si ikonë. Ndërkohë sa i përket idesë së saj për bisedime, themi me plot gojë se është një idé shumë kontraverse, e cila duke dalë pa një konsensus me SHBA, ka mbetur si një gafë e z.Ashton, e papranueshme, sepse i kthen proceset prapa dhe nuk është në favor të stabilitetit afatgjatë të rajonit dhe Evropës.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 24 Shtator 2010)

Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
LUFTA, VRASJA DHE KTHIMI I KOLONELIT NË KOSOVËNga BAJRUSH MORINA (09.24.2010)
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2010)
NDËR VENDET MË TË SIGURTA NË EVROPËNga SALI BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (09.23.2010)
PRITJA E GJATË E SHQIPËRISË NË SALLËN E LINDJESDebati me adoleshentët dhe njëzet e sa vjeçarët mbi lidhjet e humbura me Historinë ShqiptareNga MERITA B. MCCORMACK, Washington DC (09.22.2010)
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.21.2010)
LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI (09.21.2010)
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2010)
BASHKËJETESA EVROPIANE MES ISLAMIT DHE PERËNDIMITNga FRANKO FRATINI, ministër i Jashtëm i Italisë (09.20.2010)
ISLAMOFOBIA DHE NJË BANKIER QENDROR GJERMANNga BERND DEBUSMANN, Reuters (09.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]