VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORIT

Përgatitur nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 09.29.2010, 07:50pm (GMT1)

 

Walter Isaacson: Zëri i Transmetimeve të Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i besueshëm dhe duhet të jetë i dëgjueshëm

Zoti Isaacson ne pritjen me rastin e 60 -Vjetorit te Radios Evropa e Lire ne Newseum, Washigton DC, 29 Shtator, 2010

Kryetari i Bordit te Governatoreve qe jane pergjegjes dhe mbikqyrin transmetimet nderkombetare te Shteteve te Bashkuara, shkurtimisht BBG, Zoti Walter Isaacson njoftoi mbreme nje drejtim te ri per transmetimet nderkombetare te Shtetve te Bashkuara, qe sipas tij do te perdorin mjetet e medias dhe tekonologjise me moderne te koheve fundit, per te qene nje hap perpara atyre qe perpiqen vazhdmisht te shtypin lirine e fjales dhe te informacionit te lire ane e mbane botes."

Si kryetar i bordit BBG, Zoti Isaacson mbikqyr radio dhe stacionet televizive, si Evropa e Lire, Zeri i Amerikes, Radio Azia e Lire, Radio/TV Marti (per Kuben), Radio Sawa dheTV Alhurra per boten arabe, te cilat se bashku kane nje audience javore prej me shume se 171 milione degjuesish e shikuesish anembane botes.

"Sfidat me te cilat perballemi ... jane aqe te medha sot sa sfidat me te cilat perballeshim gjate Luftes se Ftohte. Amerika nuk mund te lejoje qe armiqte e saj ta mundin ne fushen e komunikimit e te transmetimeve te lajmeve."

"Sfidat me te cilat perballemi ne luften e re boterore kunder shtypjeve dhe mos-tolerances jane aq te medha sa edhe sfidat e Luftes se Ftohte, " tha ai gjate nje pritjeje me rastin e 60-vjetorit qe shenon transmetimin e pare te Radio Evropa e Lire."

"Dhe siç paten sukses themeluesit e Radio Evropa e Lire ne zhvillimin e menyrave te reja kreative dhe inovative per te shperndare lajmet dhe informatat popujve matane Perdes se Hekurt, ashtu edhe transmetuesit nderkombtare te Shteteve te Bashkuara sot duhet tu pergjigjen kercenimeve moderne ndaje lirise se fjales me menyra te reja, moderne te kohes.

Duke folur ne muzeumin e medias Newseum, ne Washington, D.C., Zoti Isaacson perseriti se "Amerika nuk mund te mundet nga armiqte ne fushen e komunikimit."

Rolit tone tradicional per transmetimin e lajmeve, duhet t'i shtohen menyra te reja per shperndarjen e lajmeve dhe te informatave duke krijuar dhe perfshire rrjete te ndryshme shoqerore," tha Zoti Isaacson. "Duke krijuar rrjete shoqerore komunikimi, ne garantojme te drejten universale qe çdo njeri ne bote te kete mundesi te lexoj, te ndegjoje dhe te shohe informata te lira."

Pritja e mbremshme u organizua per te nderuar gjashte dekada te veprimtarise se Radio Evropa e Lire. Me 4 Korrik, 1950, Radio Evropa e Lire filloi transmetimet per here te pare me nje trasnmetim radiofonik drejtuar Cekosllovakise nga nje studio ne ndertesen Empire State te qytetit te New Yorkut.

Sot, Radio Evropa e Lirie ka pothuaj 20 million ndegjues e shkiues ne 28 gjuhe, ne 21 vende nga Evropa e deri ne Lindjen e Mesme.

****

Ne Afganistan, Radio Azadi e ketij enti perben median me popullore ne ate vend. Ne Iran, Radi Farda ushtron gjithashtu influence te madhe duke pasur -- nder te tjera 50,000 adhurues ne faqen e saj Facebook.

"Ne vazhdojme te jemi furnizues jetik lajmesh ne zona te luftes dhe ne vendet me qeverisje autoritare, populli i te cileve kerkon lajme te sakta dhe te besueshme," tha Presidenti i Radios Evropa e Lire, Zoti Jeffrey Gedmin.

 

****

Radio Evropa e Lire, siç mund ta dine shume degjues shqiptare -- sidomos ne Kosove -- transmeton ne gjuhen shqipe çprej vitit 1999, kur u themelua Sherbimi Shqip kryesisht per Kosoven, por degjohet edhe ne trojet tjera shqiptare ne Ballkan. Radio Evropa e Lire ka transmetuar ne gjuhen shqipe ne fillim deri nga mesi i 1950-ave, kur u mbyll duke ia lene barren per te informuar kombin shqiptar, Zerit te Amerikes per dekadat qe pasuan.

Rreth Radios Evropa e Lire: Radio Evropa e Lire eshet ne organizate transmetuese lajmesh nderkombetare -- programet e se ciles ne radio, Internet dhe televizion --degjohen nga audienca ne influence ne 21 vende sic eshte Rusia, Irani, Iraqu, Afgansiatni dhe republikat e Azise Qendrore. Ajo financohet nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara nepermjet Bordit BBG, qe mbikqyr dhe drejton transmetimet nderkombetare te Shteteve te Bashkuara.

 

Përgatiti FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.