E Martë, 03.19.2024, 05:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.02.2010, 07:38am (GMT+1)



Rezoluta e 28-shes nënshkruar midis kryediplomates të BE-së dhe Serbisë ka krijuar një situatë shumë paradoksale, ndërkohë shumë të dëmshme, për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit, pasi po përpiqet që të rihapë një faqe të mbyllur që me Planin Ahtisaari.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë që u drejtuan nga ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, u mbajtën në Austri dhe përfunduan më 2007. Kosova e shpalli pavarësinë në shkurtin e vititi 2008. Në nëntor të 2005, Sekretari i Përgjithshëm i  OKB-së i asaj kohe Kofi Annan e emëroi z.Ahtisaari si të Dërguar Special për Kosovën. Në fillim të vitit 2006 z.Ahtisaari hapi në Vjenë zyrën e të Dërguarit Special të OKB-së (UNOSEK), prej nga u drejtuan bisedimet e statusit të Kosovës midis palëve, të cilat përfunduan në korrik të 2007, kur Ahtisaari shpalli Planin Homonim dhe e konsideroi misionin e tij të përfunduar.

Pra, hapja sot e tezës për bisedime, siç pretendohet në Rezolutë, në të cilën nuk ka asnjë klauzolë që ta kushtëzojë Serbinë, e kthen Kosovën në vitin 2007, kur nuk e kishte shpallur ende pavarësinë. Kësisoj Rezoluta e 28-shes midis baroneshës Ashton dhe Tadiçit, e ka frymëzuar këtë të fundit, që ta përdorë tribunën e Asamblesë së Përgjithëshme për t'iu bërë thirrjeve vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të mos ndryshojnë qëndrim gjatë dialogut.

Boris Tadiç po nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa kërkoi që Serbia t'i kthehet tryezës të negociatave, përsëriti edhe një herë refrenin e tij të njohur se "Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet gjatë dialogut". Ndërkohë sipas zv/kryeministrit të Serbisë Ivica Dačić,  bisedimet për statusin e Kosovës gjatë dialogut janë të paevitueshme.

Pra Serbia, përmes Rezolutës së 28-shes që e arriti me Kryeshefen e diplomacisë së BE-së, kërkon që të dialogojë me Kosovën, duke mos e njohur as pavarësinë e Kosovës, duke iu kundërvënë jo vetëm Planit Ahtuisaari, që rrodhi prej negociatave midis palëve në Vjenë nën monitorimin e trojkës, por edhe gjithçkaje që ka arritur Kosova deri më tash.

Rezoluta e 28-shes, së cilës Kryediplomatja e BE-së, Kathy Ashton i bën jehonë si sukses të saj, në vend që ta zbuste Beogradin, sepse aty i drejtohet edhe një ftesë e zjarrtë për integrimin e saj në BE, e ka bërë Serbinë më agresive, më të egër dhe të pashpirt në pretendimet e saj kundër Kosovës.

Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, këtyre ditëve ka përsëritur edhe një herë  se ajo "mbështet iniciativën për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit", duke theksuar se "një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës do të jetë çelësi i progresit në integrimin e këtyre shteteve në BE".  Kjo deklaratë e z.Ashton duket spekulative, përderisa Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende anëtare të BE-së dhe ato që thotë z.Ashton nuk kanë lidhje fare me ato që pretendon Serbia.

Fakti që Rezolutën e 28-shes nënshkruar me Catherine Ashton, Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Beogradi e përdor si dokument për të kthyer pas rrotën e historisë, dëshmon edhe një herë se Serbia e Tadiçit ka ndryshuar përmes kurtuazisë diplomatike manierat, por jo zakonet e Serbisë së vjetër.

Fakti që Rezoluta e 28-shes ka bërë që Beogradi të rrisë  agresivitetin e tij ndaj Kosovës, duke i shërbyer kthimit prapa të proceseve, tregon se kjo Rezolutë është në funksion të interesave shumë anakronike të Beogradit, të cilat prodhuan në Kosovë dhe Ballkan vitin 1998-të dhe nuk i shërben aspak qetësisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.
(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 27 Shtator)

E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (09.26.2010)
AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.26.2010)
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  EvropësJO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]