VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.02.2010, 07:40am (GMT+1)



Fatmir Sejdiu, një profesor i Fakultetit Juridik, u shkarkua nga posti i presidentit pasi kishte shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gazetat e Prishtinës ishin mbushur me tituj e sloganë duke e paraqitur dorëheqjen e Sejdiut si një triumf të demokracisë. Por po ta analizojmë këtë fakt, do të duhet të na bjerë pak euforia.

Fatmir Sejdiu u ngarkua në detyrën e Presidentit të Republikës të Kosovës në shkurtin e vitit 2006, menjëherë pas vdekjes së Rugovës. Në atë kohë ai ishte deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Katapultimi i tij në krye të presidencës ishte i papritur dhe mënyra si e mori postin e Presidentit, që ngjante me një Deus ex machina, duke shkaktuar një furtunë në përfaqësimin e institucioneve, u mbulua asaj kohe me të thënën sipas të cilës Sejdiu ishte i zgjedhuri i Rugovës, çka nuk ishte e vërtetë. Duke marrë postin e Presidentit të Kosovës, që deri atëhere e kishte pasur Rugova, Sejdiu u bë pasuesi i tij. Ky vizion do të zgjaste deri në Kuvendin e ri të LDK-së, kur Fatmir Sejdiu përmes dorës së hekurt të presidentit, do të merrte në dorë kreun e partisë, duke përjashtuar nga rradhët e saj njerëz që kishin lidhje të forta si me LDK-në, ashtu edhe me Rugovën. Fakti që kuvendi i LDK-së u ndoq live, bëri që opinioni të shohë live një Famitr Sejdi shumë më tepër pragmatik se duhej, i cili për hir të pushtetit, u tregua i gatshëm të sakrifikonte një pjesë të madhe të elektoratit.

Prej dhjetorit 2006, kur futi në dorë edhe kreun e LDK-së, Fatmir Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ky fakt bëhej edhe më dramatik, kur kemi parasysh profilin profesional të këtij politikani.
Duke marrë në dorë kreun e LDK-së, Sejdiu filloi menjëherë të përdorë fshesën e hekurt si për përkrahësit e partisë, ashtu edhe për ata të Ibrahim Rugovës.

Pasojat e kësaj politike të verbër përjashtuese u panë menjëherë me zgjedhjet e nëntorit 2007, ku LDK-ja humbi përkrahës dhe elektorat.

Me humbjen e zgjedhjeve, që në Dhjetorin 2007, sipas rregullave të demokracisë, Fatmir Sejdiu, si një njeri që ishte njohës i ligjeve, do të duhej që të jepte menjëherë dorëheqjen nga kreu i LDK-së. Por nuk ndodhi kështu. Ndërsa Ekrem Kryeziu u përgatit për dorëheqje, Fatmir Sejdiu që kishte hyrë në biznes politik me fituesit, e bllokoi iniciativën e Kryeziut, dhe hyri në aleancë me PDK-në, me shkëmbim postin e Presidentit të
Republikës dhe disa portofole. Edhe një herë theksoj se nuk ishte gabim aleanca, por fakti që u bë nga një person që si humbës kishte humbur edhe legjitimitetin për të krijuar aleanca.

Por Sejdiu nuk u ndal dhe e injoroi Kushtetutën e Kosovës. Me portofole dhe pushtet, Fatmir Sejdiu forcoi një grusht njerëzish në kryesinë e LDK-së, përmes të cilëve ai mbante nën kontroll partinë. Ky ishte stili që përdori  profesori i juridikut, ish-presidenti i Kosovës dhe qëndroi për pesë vjet prej 2006-2010 në krye të presidencës dhe LDK-së.

Kur e larguan nga Presidenca, sepse nuk u largua kurrë vetë, ai filloi të flasë për klane dhe moral, kur në fakt, ai e drejtoi si presidencën ashtu edhe LDK-në përmes metodologjisë së klanit dhe tribusë.

Dje kur dha dorëheqjen, ndofta e kritikoi vetvetven në heshtje, sepse ndoshta nëse nuk do të kishte treguar këta pesë vjet kaq babëzi për pushtet, duke e grumbulluar pushtetin në një grusht njerëzish dhe duke e harruar elektoratin e simpatizantët e partisë së Ibrahim Rugovës, sot të paktën do të kishte të siguruar kreun e LDK-së.

Sepse nëse Fatmir Sejdiu ka mbajtur dy poste njëkohësisht dhe ka shkelur Kushtetutën, si shkelës i kushtetutës, ai nuk meriton më të jetë as në krye të LDK-së dhe as në politikë.

Por do të jemi këtu e do të presim. LDK-ja përgatitet për zgjedhje dhe opinioni do të shohë si do të rrjedhin ngjarjet. Zëra brënda partisë thonë se Sejdiu do të praktikojë rishtas metodologjinë e manipulimit. Mund të jetë kështu, por duke humbur postin e presidentit, një gjë është e qartë se, duke mos e pasur më pushtetin,  rrethi vicioz i Sejdiut do të vijë e ngushtohet duke u presupozuar se do të fitojë frymëmarrje demokracia brenda partisë.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 29 Shtator)

E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ




ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (09.26.2010)
AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]