VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 10.02.2010, 07:40am (GMT1) Fatmir Sejdiu, një profesor i Fakultetit Juridik, u shkarkua nga posti i presidentit pasi kishte shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gazetat e Prishtinës ishin mbushur me tituj e sloganë duke e paraqitur dorëheqjen e Sejdiut si një triumf të demokracisë. Por po ta analizojmë këtë fakt, do të duhet të na bjerë pak euforia. Fatmir Sejdiu u ngarkua në detyrën e Presidentit të Republikës të Kosovës në shkurtin e vitit 2006, menjëherë pas vdekjes së Rugovës. Në atë kohë ai ishte deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Katapultimi i tij në krye të presidencës ishte i papritur dhe mënyra si e mori postin e Presidentit, që ngjante me një Deus ex machina, duke shkaktuar një furtunë në përfaqësimin e institucioneve, u mbulua asaj kohe me të thënën sipas të cilës Sejdiu ishte i zgjedhuri i Rugovës, çka nuk ishte e vërtetë. Duke marrë postin e Presidentit të Kosovës, që deri atëhere e kishte pasur Rugova, Sejdiu u bë pasuesi i tij. Ky vizion do të zgjaste deri në Kuvendin e ri të LDK-së, kur Fatmir Sejdiu përmes dorës së hekurt të presidentit, do të merrte në dorë kreun e partisë, duke përjashtuar nga rradhët e saj njerëz që kishin lidhje të forta si me LDK-në, ashtu edhe me Rugovën. Fakti që kuvendi i LDK-së u ndoq live, bëri që opinioni të shohë live një Famitr Sejdi shumë më tepër pragmatik se duhej, i cili për hir të pushtetit, u tregua i gatshëm të sakrifikonte një pjesë të madhe të elektoratit. Prej dhjetorit 2006, kur futi në dorë edhe kreun e LDK-së, Fatmir Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ky fakt bëhej edhe më dramatik, kur kemi parasysh profilin profesional të këtij politikani. Duke marrë në dorë kreun e LDK-së, Sejdiu filloi menjëherë të përdorë fshesën e hekurt si për përkrahësit e partisë, ashtu edhe për ata të Ibrahim Rugovës. Pasojat e kësaj politike të verbër përjashtuese u panë menjëherë me zgjedhjet e nëntorit 2007, ku LDK-ja humbi përkrahës dhe elektorat. Me humbjen e zgjedhjeve, që në Dhjetorin 2007, sipas rregullave të demokracisë, Fatmir Sejdiu, si një njeri që ishte njohës i ligjeve, do të duhej që të jepte menjëherë dorëheqjen nga kreu i LDK-së. Por nuk ndodhi kështu. Ndërsa Ekrem Kryeziu u përgatit për dorëheqje, Fatmir Sejdiu që kishte hyrë në biznes politik me fituesit, e bllokoi iniciativën e Kryeziut, dhe hyri në aleancë me PDK-në, me shkëmbim postin e Presidentit të Republikës dhe disa portofole. Edhe një herë theksoj se nuk ishte gabim aleanca, por fakti që u bë nga një person që si humbës kishte humbur edhe legjitimitetin për të krijuar aleanca. Por Sejdiu nuk u ndal dhe e injoroi Kushtetutën e Kosovës. Me portofole dhe pushtet, Fatmir Sejdiu forcoi një grusht njerëzish në kryesinë e LDK-së, përmes të cilëve ai mbante nën kontroll partinë. Ky ishte stili që përdori profesori i juridikut, ish-presidenti i Kosovës dhe qëndroi për pesë vjet prej 2006-2010 në krye të presidencës dhe LDK-së. Kur e larguan nga Presidenca, sepse nuk u largua kurrë vetë, ai filloi të flasë për klane dhe moral, kur në fakt, ai e drejtoi si presidencën ashtu edhe LDK-në përmes metodologjisë së klanit dhe tribusë. Dje kur dha dorëheqjen, ndofta e kritikoi vetvetven në heshtje, sepse ndoshta nëse nuk do të kishte treguar këta pesë vjet kaq babëzi për pushtet, duke e grumbulluar pushtetin në një grusht njerëzish dhe duke e harruar elektoratin e simpatizantët e partisë së Ibrahim Rugovës, sot të paktën do të kishte të siguruar kreun e LDK-së. Sepse nëse Fatmir Sejdiu ka mbajtur dy poste njëkohësisht dhe ka shkelur Kushtetutën, si shkelës i kushtetutës, ai nuk meriton më të jetë as në krye të LDK-së dhe as në politikë. Por do të jemi këtu e do të presim. LDK-ja përgatitet për zgjedhje dhe opinioni do të shohë si do të rrjedhin ngjarjet. Zëra brënda partisë thonë se Sejdiu do të praktikojë rishtas metodologjinë e manipulimit. Mund të jetë kështu, por duke humbur postin e presidentit, një gjë është e qartë se, duke mos e pasur më pushtetin, rrethi vicioz i Sejdiut do të vijë e ngushtohet duke u presupozuar se do të fitojë frymëmarrje demokracia brenda partisë. (Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 29 Shtator) E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |