VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎

E Shtunë, 10.02.2010, 07:42am (GMT+1)



Sot klasa politike në Kosovë është në dilemë, të shkojë në zgjedhje të reja apo jo. Partia e maxhorancës ka interes, ngaqë ajo ndihet e favorizuar pas tronditjeve që priten në LDK pas dorëheqjes së Sejdiut, ndërkohë që edhe Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në Hagë.

Kosovës nuk i intereson të futet në fushatë zgjedhore në këto kushte, prandaj zgjedhja e presidentit të ri nga LDK-ja do të ishte një mënyrë për t'i shmangur ato, me qëllim për të evituar një fushatë zgjedhore që do t'i gjente të papërgatitura partitë.

Zgjedhja e presidentit të ri nga LDK-ja, do të ishte shansi i parë për Fatmir Sejdiun, pas dorëheqjes, për të treguar nëse ka reflektuar e ka nxjerrë mësime nga ata pesë vjet.

Në qoftë se Fatmir Sejdiu do të vazhdojë kursin e tij, për të ricikluar rrethin e tij vicioz, ashtu si ka vepruar pesë viteve, tshmë të shkuara, atëhere presidenti i ri nuk do të sjellë asgjë të re dhe do të jetë si vazhdimi i një avazi të vjetër.

Më kujtohet predispozita që kishte elektorati dhe miqtë e simpatizantët e LDK-së e të Rugovës, në shkurtin e 2006-të, për të parë tek Sejdiu vijuesin e kursit të presidentit indipendentist, që natyrisht, ishte në kushte shumë më të favorizuara se koha e presidencës së Rugovës. Dhe është një habi e madhe se përse Fatmir Sejdiu, nga pozita thellësisht komode, gjatë këtyre pesë viteve sa ka qenë në majë të piramidës, presidencës dhe partisë përdori një stil thellësisht përjashtues, me ata të cilët ishin thellësisht të predispozuar të punonin e bashkëpunonin me të.

Nëse Sejdiu do të zgjedhë njërin prej emrave që po përfliten tani lartë e poshtë, nëpër çajtoret e kafenetë e Prishtinüesë, apo nëpër çatet e Facebook-ut, që në fakt janë emra tmerrësisht të konsumuar, atëhere kjo gjetje e Fatmir Sejdiut për koalicionin nuk do të luajë asnjë rol, sepse vasaliteti ndaj partisë së maxhorancës do të mbetet po vasalitet, ndërsa për fatin e Sejdiut si politikan po.

Nëse Fatmir Sejdiu, do të fillojë të reflektojë, do të kthejë kokën pas për të parë gabimet, jo për kureshtje, por me qëllimin për t'ia rifilluar gjithçkaje, në zbulim të vlerave, larg frymës së intrigave, atëhere ai do të gjejë e zbulojë se rrethi i izolimit është tejkaluar.

Nëse Fatmir Sejdiu ngutet, për t'u futur në zgjedhje, duke përfituar nga koha e shkurtër, përfitimi që do të ketë ai do të jetë afatshkurtë. Në fakt, është një stil i klasës politike, importuar nga Shqipëria, i politikanëve, të cilët kur janë në pushtet, kujtojnë se u ka rënë në dorë një shans që nuk u vjen më, dhe zakonisht e keqpërdorin këtë shans.

Fatmir Sejdiu ka shansin, që në mos t'i largojë, të paktën të mos i dëgjojë ata këshilltarë që e kanë sjellë këtu ku është sot, nëse nuk ka ardhur deri këtu vetë, me kokën e këmbët e tij. Duke pasur privilegj, që është me background akademik, duke pasur parasysh se gjithnjë ka komunikuar me auditore, me pjesëmarrje nga e gjithë Kosova, jo vetëm nga Llapi,  le të fillojë atje ku ka përparësi, ta kthejë kohën pas për një fillim të ri. Ky do të jetë një fillim i ri për të, por sidomos për LDK-në, si një parti e krijuar nga një humanist i madh evropian, siç ishte Ibrahim Rugova.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 1 Tetor)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ‎


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (09.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]