VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 04:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMIT

Precedent për Shqiptarët?

Nga FRANK SHKRELI


E Hënë, 10.04.2010, 08:05am (GMT+1)

 

Gjermania po feston sot 20-Vjetorin e ribashkimit të saj. Populli dhe udhëheqësit gjermanë morën pjesë në festimet e këtij momenti historik, jo vetëm për ta, por edhe për të gjithë Evropën e me gjerë. Kancelarja Angela Merkel kryesoi ceremonitë e shoqëruar nga Presidenti gjerman Christian Wulff dhe personalitete ndërkombëtare. Kancelarja Merkel, e cila lindi dhe u rrit në Gjermaninë Lindore ish-komuniste, lavdëroi gjermanolindorët për luftën e tyre për liri dhe gjermano-perëndimorët për solidarizimin me vëllezërit e tyre në Gjermanine Lindore gjatë periudhës komuniste. "Janë këto përpjekje të përbashkëta", tha ajo", "arsyeja që ne kemi mundur të ndërtojmë vendin aq shpejt dhe ta bëjmë Gjermaninë një shtet që përsëri të respektohet në botë."

Kancelarja Merkel dhe Ministri i Brendshëm gjerman, Zoti Thomas de Maiziere, zbuluan një pllakë me këtë rast, për të cilën Ministri gjerman i Kulturës, Zoti Bernd Neumann tha se " kjo pllakë na kujton guximin e gjermanolindorëve të cilet u ngritën kundër padrejtësisë dhe shtypjeve të komunizmit, duke shtuar se "tradhtia dhe pabesia çnjerëzore e shtetit komunist nuk mund të harrohen".

Presidenti gjerman, Zoti Christian Wulff, ne fjalimin e tij me kete rast tha se "perulemi para atyre qe kane luftuar per liri ... pasi guximi juaj tronditi boten". Ai tha se thirrjet e tyre, njezet vjete me pare se "ne jemi nje popull", ndersa regjimi komunist ishte duke dhene shpirt, "zgjoi ndjenjat kombetare qe ishin shuajtur per nje kohe te gjate, per arsye historike", pas periudhes se nazizmit. "Tashti, tha ai, nje vetebesim i ri vihet re anembane Gjermanise, nje patriotizem i papenguar, nje angazhim i hapur per vendin tone, i cili ne te njejten kohe eshte ne dijeni te pergjegjesive per te kaluaren." Presidenti Wulff foli per ribashkimin e kombit gjerman si edhe per sfidat me te cilat Gjermania perballet sot dhe ne te ardhmen. Ai tha se pas 20-vjet ribashkimi, gjendemi para nje sfide te madhe per te gjetur nje solidarizim te ri, ne nje Gjermani qe ben pjese ne nje bote qe po ndryshon me ritme te shpejta. Presidenti Wulff tha se "Krishterimi eshte pjese e Gjermanise. Hebraizmi gjithashtu eshte pjese e Gjermanise. Kejo eshte historia jone judeo-kristjane. Por tani edhe Islamizmi eshte pjese e Gjermanise, nenvijoi udheheqesi gjerman. Ne fjalimin e tij, ai nguli kembe duke kerkuar nga ata qe jetojne ne Gjermani qe te respektojne kushtetuten e vendit, menyren e jeteses dhe te mesojne gjuhen.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barack Obama i beri urimet e tij Gjermanise duke lavderuar "guximin dhe bindjet e popullit gjerman qe me ne fund perfunduan ne rrezimin e Murit te Berlinit, duke iu dhene fund keshtu vuajtjeve dhe ndasive artificiale."

Edhe kombi shqiptar eshte artificialisht i ndare, per nje shekull tashti. Arsyet e ndarjes se Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore ishin te ndryshme, dhe ndoshta te justifikueshme, ne krahasim me ndarjen e tokave shqiptare, ku fqinjet e pangopur kerkonin dhe moren me dhune tokat e Arberit me miratimin e fuqive te medha evropaine te kohes. Te gjithe njerezit e vullnetit te mire e dine se nuk ka Shqiperi te madhe e as Shqiperi te vogel -- ka vetem nje Shqiperi -- atje ku flitet shqip, brenda territorit me homogjen ne Evrope. Ndjenjat dhe shpresat e Shqiptareve per nje shtet per te gjithe Shqiptaret ne Ballkan e kane zanafillen tek Gjergj Kastrioti, ndjenja keto qe me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, te paret tane-- ne prag te rrezikut te copetimit te kombit -- i thane Evropes dhe botes, ndal se ketu ka Shqiptare. Fatet e Shqiptarëve me pas dhe gjate shekullit te kaluar dihen.

Sot, Shqiptaret, si asnje here tjeter ne historine e tyre gezojne liri e demokraci dhe vetvendosje. Kaluan 20-vjet nga renia e komunizmit ne Shqiperi, nje prej formave me te ashpera te kesaj ideologjie krejtsisht te huaj per qenien shqiptare. Kaluan 10 vjete nga çlirimi i Kosoves nga nje prej regjimeve me te egera qe ka njohur Evropa dhe tani eshte shtet sovran e i pavarur. Shqiptaret ne trojet e veta ne Maqedoni, Mal te Zi e Presheve e ne Cameri -- megjthese nuk bejne nje jete te bararbarte me shtetasit e vendeve ne te cilat jetojne -- prap se prap -- gezojne nje nivel lirie dhe te drejtash qe nuk i kishin gezuar kurre me pare. Kufijte per shqiptaret ne Ballkan nuk perbejne me pengesa per ribashkimin e familjeve te ndara nga komunizmi, per pothuaj nje gjysem shekulli. Territori homogjen i shqiptareve ne Ballkan tashti eshte nje. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, organizates me te forte ushtarake qe ka njohur ndonjehere bota, dhe eshte ne prag te liberalizimit te vizave dhe te bashkimit me Evropen. Kosova, si shtet i ri, eshte duke bere hapa drejte njohjeve te metejshme nderkombetare dhe realizimit te antaresimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, Aleancen e NATO-s dhe ne organizmat e tjera euro-atlantike. Sot , me ne fund, dhe si asnje here me pare ne historine kombetare, Shqiptari krenarisht thote: Une jam i zoti i ketij trualli! Por jo i bashkuar.

Ka njerez qe thone se nuk ka ardhur koha ende per bashkim. Kjo mund te jete e vertete tani per tani, por kjo nuk do te thote se shqiptaret nuk duhet, duke filluar nga sot, te veprojne qe ta çojne ne vend enderren shekullore dhe natyrore te bashkimit te te gjithe Shqiptareve ne nje shtet. Ruset, Serbet e Greket ishin kunder pavaresise se Shqiperise me 1912, jane kunder pavaresise se Kosoves sot dhe do te jene kunder çdo levizjeje qe do te çonte ne bashkimin e kombit shqiptar -- dhe ne qofte se gjykojme nga historia, ata do te jene edhe kunder çdo interesi shqiptar ne te ardhmen. Rezerva kishte anembane Evropes edhe per ri-bashkimin e dy Gjermanive, kunder te cileve kishin luftuar ne Luften e Dyte Boterore. Shkencetari politik belg, Dirk Rochtus ndoshta e tha me se miri kur u shpreh se "Bashkimi gjerman nenkupton bashkimin Evropian. Kjo eshte e qarte. Ne qofte se bashkohen dy shtete gjermane, kjo nenkputon faktin se ne kemi kapercyer ndasite e Evropes. E kjo eshte nje gje e mire." Megjithese gjate dy dekadave te kaluara, eshte bere perparim i madh persa i perket arritjeve te kombit shqiptar, une them se ndasite e Evropes nuk jane kapercyer krejtesisht per derisa nuk ka bashkim te Shqiptareve.

Gjermanet u ribashkuan ne nje shtet pasi gjithe Evropa dhe bota ishte e bindur se Gjermanet ishin perballur dhe penduar me ato qe i kishin bere vetes dhe te tjereve gjate nazizmit dhe komunizmit -- duke kerkuar falje dhe duke bere shperblime per krimet e tyre. Ribashkimi i Gjermanive nevojiti nje vullnet te forte dhe baze morale bindese se gjermanet ishin shkeputur njehere e mire nga e kaluara naciste dhe komuniste. Edhe ribashkimi eventual i kombit shqiptar nevojit nje angazhim dhe bindje te forte morale per t'u perballe me te kaluaren e vet -- jo per ato qe u kemi bere te tjereve -- pasi gjate gjithe historise nuk kerkonim gje tjeter veçse te na linin rehat ne trollin tone, por te pranojme dhe te pendohemi sinqerisht per ato qe ka bere shqiptari kunder shqiptarit, sidomos gjate 50-vjeteve te fundit. Shpresoj qe udheheqesit politike shqiptare, por edhe perfaqesues te segmenteve tjera te shoqerise dhe komuniteteve shqiptare ne Ballkan te perdorin, qysh sot, fuqine e trurit per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar, gjithmone ne baze te traditave te shendosha te kombit dhe pa asgjesuar tarshegimine dhe amanetin e te pareve per nje komb te bashkuar shqiptar.

Une kam bindjen e patundur se brenda nje periudhe jo te larget, ndoshta jo me larg se 20 vjet -- ashtu siç festoi sot kombi gjerman ribashkimin, edhe kombi shqiptar do te festoje ribashkimin e tij -- ne nje Shqiperi, me flamurin e Gjergj Kastriotit --Skenderbe, brenda kufijve te saj natyror, ne paqe e bashkepunim me fqinjet e saj, si pjese e pandare e Evropes, ashtu siç eshte sot edhe kombi gjerman.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)
POLEMIKË ME IDE DHE KËNDVËSHTRIMENga VISAR ZHITI (10.01.2010)
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.01.2010)
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]