E Premte, 03.29.2024, 06:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 10.05.2010, 02:00pm (GMT+1)


Para dy netësh tek Ora News, në emisionin "Ora e Debatit",  Alfred Peza kishte ftuar opinionistët Artur Zheji, Henri  Çili, Ilva Tare dhe Andi Bushati. Tema e bisedës kishte të bënte me "sëmundjen e politikës shqiptare" dhe shtrohej pyetja nëse ngjarjet e fundit a rrezikojnë  ta çojnë vendin në zgjedhjet të parakohëshme?

Kur themi "ngjarjet e fundit",  është fjala për kryelajmin  që vazhdon të mbushë gazetat e majta, ku futet në fokus motra e ministres Bregu, i shoqi i së cilës kishte hyrë në biznes me të birin e mafiozit Albino Prudentinos, të posa arrestuar nga policia shqiptare me kërkesë të prokurorisë italiane, i akuzuar për veprimtari kriminale.

Lajm tjetër ishte edhe qëndrimi kritikues i deputetit të PD-së Gazmend Oketa ndaj demokracisë në Parlament. Gazmend Oketa, ish-Ministër i Mbrojtjes, një politikan i ri në moshë me profil liberal, nga një studio e TopChannel-it kritikoi direkt me emër. Qëndrime të ngashme me Oketën kanë mbajtur më herët se ai edhe Aleksandër Biberaj, Bujar Leskaj.

Në listën e ngjarjeve që përbëjnë lajm ishte edhe largimi i deputetit Paulin Stërkaj nga rradhët  e PD-së, i pritur duarhapur nga lideri i opozitës Edi Rama, i cili kërkon ta kthejë në Levën e Arkimedit, diferencën e ngushtë të votave midis maxhorancës dhe minorancës.

Ky ishte edhe sfondi i "Orës së Debatit", ku debatuesit, pavarësisht simpative të tyre, mbajtën qëndrime shumë civile, të cilat sot i ndesh me vështirësi, kur ke parasysh politizimin e skajshëm të gazetarëve në Shqipëri, qëndrimet e tyre tejskajshmërisht servile apo tejskajshmërisht a priori kundër.

Sali Berisha, figura më e spikatur e pluralizmit në Shqipëri, gjatë këtyre pesë viteve e ca të rikthimit të tij në pushtet, ka pasur arritje të pakundërshtueshme, të cilat nëse do t'i kishin pasur kundërshtarët e tij më të egër, përfshi këtu edhe Edi Ramën, do të pretendonin që të qëndronin në pushtet të paktën edhe 10 vjet të tjera.

Futja e Shqipërisë në NATO, është sukses direkt i Berishës; Rruga e Kombit është sukses direkt i Berishës; mospërfshirja e Shqipërisë në krizë, kur e gjithë bota u kall prej saj, është sukses direkt i Berishës; liberalizimi i vizave është po ashtu direkt sukses i tij, projekti i Rrugës së Arbërit etj. etj.

E megjithatë, në këtë kontekst suksesesh, sipas Artur Zhejit, Shqipëria rrezikon të futet në zgjedhje të parakohëshme, nëse Berisha nuk ndërmerr masa të shpejta, energjike dhe efikase, çka është absolutisht e mundëshme dhe pa asnjë çmim apo vështirësi për kryeministrin e Shqipërisë.

Duke qenë pragmatist sa herë ia la lypur nevoja, siç ishte edhe aleanca me LSI, Berisha duhet të llogarisë mirë elektoratin e partisë së tij. Ky elektorat nuk ka të bëjë fare, ose ka të bëjë shumë pak me një grusht super të kënaqurish. Sali Berisha duhet të llogarisë çdo votë që forcon integritetin e plotë të forcës politike që ai drejton.

Në kushte të tilla, Berisha duhet të rifillojë punën për zhdërvjelltësimin e forumeve të PD-së, për riafrimin me presidentin Topi, për një rikonceptim të qeverisë, që do të evitonte ministra me dy mandate të cilët nuk përbëjnë domosdoshmëri për ekzekutivin, si dhe riafrim me simpatizantët apo figurat me integritet që e kanë mbështetur gjithnjë PD-në dhe sot ndihen të përjashtuar. Ky përjashtim është bërë nga një "grusht njerëzish që rrethojnë kryeministrin" që sipas Ilva Tares kërkojnë sa më tepër pushtet, duke lënë pjesën tjetër me gisht në gojë. Ilva Tare po ashtu vuri në dukje mungesën e pranisë së organeve të drejtësisë, vendin e së cilës pa të drejtë e kanë zënë partiakët, që përpara mikrofonëve dhe kamerave sulmojnë e kundërsulmojnë njeri-tjetrin.

Në "Orën e Debatit" po ashtu u kërkua që Berisha të jetë koherent dhe të mbajë të njëjtin qëndrim si për Ylli Pangon apo Ilir Rusmajlin edhe me rastet më të fundit, që janë publikuar në shtyp. Siç ishte edhe rasti i ministres Bregu, e cila megjithëse u betua se do ta hedhë në gjyq Ed Ramën, nuk ndodhet në një situatë interesante, megjithë suksesin që ka pasur dikasteri i saj, apo performancën e saj të mirë.

Është një shprehje shumë e njohur që thotë "më mbro nga miqtë se nga armiqtë mbrohem vet", që do të ilustronte situatën aktuale politike të maxhorancës, të cilën kryeministri i Shqipërisë ka mundësi ta riparojë pa pasur asnjë dhimbje. Ky riparim i duhet si për të ardhmen ashtu edhe për çdo rast emergjence.

Duke pasur edhe një herë parasysh arritjet e Berishës në mandatin e tij të parë, në kontekstin e interesave kombëtare të Shqipërisë, të cilat do të përvijojnë edhe në mandatin e dytë, lind pyetja e përse ta humbë pushtetin, kur integritetin dhe efikasitetin e qeverisë së tij mund ta mbrojë vetëm me një operacion shërues.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 4 Tetor)
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAJDUTËT E KOHËVE MODERNENga MIMOZA DAJÇI (10.05.2010)
HAMENDJET PARAZGJEDHORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI (10.04.2010)
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)
NJË MILIBAND DEL I TEPËRTNga ROGER COHEN, New York Times (10.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]