E Enjte, 10.17.2019, 06:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DITË KRENARIE DHE VOTËBESIMI EUROPIAN PËR REFORMAT

Nga SALI  BERISHA


E Premte, 10.08.2010, 08:42am (GMT+1)

 

Sot, është një ditë krenarie për mbarë qytetarët shqiptarë. Data 7 tetor e vitit 2010, dita, në të cilën Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët, do të shkruhet me germa të arta në memorien e kombit tonë, si ngjarja më madhore në udhën e tij të mundimshme shekullore drejt Europës, si zhvillimi më i madh pas shembjes së diktaturës së egër komuniste, për liritë, dinjitetin e shqiptarëve dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ky votim i ligjvënësve të 27 kombeve, anëtare të BE-së, në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë, është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve mbinjerëzore për liri, dinjitet dhe integrim europian të kombit që, vetëm dy dekada më parë, ishte dhe kombi më i izoluar, më i vetmuar, më i vetëharruar dhe i harruar i planetit, të kombit që vetëm 20 vjet më parë, rrëzimin e perdes së hekurt, do ta shënonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij, barbarisht dhe tërësisht i shkatërruar nga diktatura më e pamëshirë e kohës. Ky vendim është njëkohësisht edhe votëbesimi më i fuqishëm, më suprem i tempullit të demokracisë europiane, përfaqësuesve ligjvënës të 27 vendeve anëtare të BE-së, ndaj suksesit të reformave të thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ky votëbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit të organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

Ky vendim epokal për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit, lufta për të cilën qeveria u njoh si kampione për reformat e saj të mëdha, por po ashtu edhe për vendosjen para ligjit të qindra zyrtarëve të korruptuar.

Ky votëbesim historik i Parlamentit Europian në mbështetje të vendimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, shndërrimi i saj në një vend që eksporton siguri dhe stabilitet në vende të tjera.

Vota e sotme e Parlamentit Europian u bë e mundur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, të respektimit dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjerimi i tyre, respektimi i plotë i të gjitha lirive politike dhe lirive tjera në Shqipëri.

Votëbesimi historik i sotëm i parlamentarëve, përfaqësues të të gjitha kombeve anëtare të BE-së, u bë i mundur vetëm e vetëm me reformat e thella dhe të gjithanshme që qeveria ndërmori në fushën e regjistrit dhe zyrave të gjendjes civile, dokumenteve të identitetit të qytetarëve shqiptarëve, të cilat bënë që ata sot, të disponojnë pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet më moderne të kohës.

Votëbesimi më i madh i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga nënshkrimi dhe zbatimi i dhjetëra marrëveshjeve me vendet anëtare të BE-së, vendosja e sistemeve më moderne të kontrollit të kalimit të kufirit, të analizës së riskut, aplikimit të standardeve më të mira të emigracionit dhe ripranimit.

Pa të gjitha këto reforma dhe suksesin e tyre, votimi i sotëm nga Parlamenti Europian për heqjen e vizave, do të ishte një horizont i largët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por vendimi i sotëm u bë i mundur nga vlerësimet e Komisionit Europian, ekspertëve të shumtë të Komisionit dhe vendeve anëtare, mendimeve dhe vlerësimeve të tyre të drejta, objektive dhe të ndershme për suksesin e reformave në Shqipëri dhe plotësimin nga autoritetet shqiptare, të kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave.

Natyrisht, ky votëbesim u bë i mundur edhe nga fisnikëria, ndjenjat miqësore dhe respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, i parlamentarëve, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, parlamentarët europianë shprehën sot respektin, njerëzinë, por dhe miqësinë e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj dhe unë sot, këtu, para jush, dua t'i shpreh mirënjohjen time më të thellë Komisionit Europian për propozimin e tij për heqjen e vizave për Shqipërinë, Parlamentit Europian që me votimin e tij historik për shqiptarët mbështeti sot, këtë propozim të Komisionit, një mirënjohje të veçantë dua t'i shpreh Kryetarit të Parlamentit Europian, kryetarëve të grupeve parlamentare të Parlamentit Europian, raportueses për Shqipërinë, kryetarit dhe anëtareve të nënkomisionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, të Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Lirive Civile, miqve të shquar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë parlament, të gjithë deputetëve që mbështetën fuqishëm, me 538 vota, propozimin në seancën plenare për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, mirënjohjen më të thellë atyre dhe vendeve të tyre, por edhe garancitë më të mëdha e më të plotë të qeverisë shqiptare për trajtimin e të gjitha kushteve të udhërrëfyesit, si një proces për t'u konsoliduar gjithnjë e më shumë, si një program të vërtetë dhe të vazhdueshëm për qeverinë dhe autoritetet shqiptare.

Unë, gjithashtu, një falënderim dhe mirënjohje të thellë dua t'u shpreh atyre qindra dhe mijëra punonjësve të administratës shqiptare, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin e tyre bënë të mundur reformat dhe suksesin e tyre, plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit, që sollën votëbesimin e sotëm për Shqipërinë.

Por, unë do ta mbyll këtë konferencë, duke shprehur falënderimin më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme ndaj qeverive dhe taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, Komisionit Europian, qeverisë dhe taksapaguesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike, që me bujarinë dhe ndihmat e tyre prej miliarda eurosh, në mijëra e mijëra projekte gjatë gjithë këtyre viteve, bënë të mundur suksesin e reformave në Shqipëri dhe vendimin e sotëm historik të ligjvënësve europianë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Europën.

Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre!

SALI BERISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.06.2010)
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJENGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2010)
HAJDUTËT E KOHËVE MODERNENga MIMOZA DAJÇI (10.05.2010)
HAMENDJET PARAZGJEDHORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.04.2010)
GJERMANIA FESTON 20-VJETORIN E RIBASHKIMITPrecedent për Shqiptarët?Nga FRANK SHKRELI (10.04.2010)
PARTIA E TRETË ËSHTË DUKE LINDURNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.03.2010)
50 VJETORI I ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT JOHN KENNEDY"Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty - pyet se çka mund të bësh ti për vendin tënd" John F. KennedyNga FRANK SHKRELI (10.02.2010)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎ (10.02.2010)
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga  ELIDA BUÇPAPAJ (10.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]