VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.10.2010, 09:19am (GMT1)

"Shpejtësia e dritës nuk e transformon thjesht botën. Ajo bëhet bota. Globalizimi është shpejtësia e dritës," thotë shkrimtari bashkëkohor francez Paul Virilio.

"Jam qytetar i Republikës Botërore," thoshte dikur në një poemë bashkëkombësi i tij Viktor Hygoi. Romantizëm fluturues e kemi quajtur edhe ne shkollarët e vegjël kur e kemi bërë në orët e mësimit francezin e madh.

Sot ne jetojmë një proces të madh botëror të evropianizimit, pra të formësimit të Evropës së Bashkuar. Jetojmë një proces të madh botëror të evroatlantizmit, pra të formësimit të Perëndimit të Bashkuar. Të dyja këto janë proceset më të rëndësishme botërore në kuadrin e procesit sublim botëror, procesit të globalizimit. Janë tri garat më të mëdha të njerëzimit bashkëkohor, pas tyre vijnë gara të tjera më të vogla se këto, por tejet të mëdha, saqë garat ndër-rajonale apo brendarajonale duken si kurrgjë para tyre.

Kolegët e mi në "New York Times", "Washington Post" dhe media të tjera amerikane shpallin se vendi i tyre është në garë të drejtpërdrejtë me Kinën, ndërsa ata si qytetarë amerikanë janë në garë të drejtpërdrejtë me kinezët. Më mirë me thënë, nëse kam parasysh thënien e Virilios, janë në garë mes tyre shpejtësitë, apo, nëse kam parsysh Hygoin, janë në garë mes tyre parimet, filozofitë, vizionet.

Sapo ka mbaruar vizitat e tij në Evropë kryeministri kinez. Ai ka takuar homologët në Romë dhe Ankara. Herën që shkoi ka takuar vetëm homologen në Berlin. Herën që vjen do t'i takojë homologët në Londër dhe Paris. Ndërsa krerët e kryeqyteteve të tjera do të kenë përballë si të barbartë ministra apo drejtor drejtorish kineze, apo improvizime ceremoniale të rastit nga ato që i përshkruan Kadare tek "Koncert në fund të dimrit". Kollosë të tillë si Kina, India, Brazili kërkojnë përballë vetes një Amerikë me shpirt gare, kërkojnë përballë vetes një Evropë si një trup i tërë, jo një Evropë Maltash, Qiprosh dhe Luksemburgësh. Pavarësisht se nesër, në një Evropë të Bashkuar, ku kryeministri i saj del nga vota e qytetarëve anembanë kontinentit, mund të jetë fare mirë nga njëri prej këtyre tri vendeve të vogla.

Kur Amerika drithërohet nga ndjesia e kohës, merret me mend sa duhet ta përjetojë këtë ndjesi Evropa. Merret me mend sa duhet ta përjetojnë këtë ndjesi vendet evropiane të integruara, sa shumëfish duhet ta përjetojnë këtë ndjesi vendet evropiane të paintegruara në Evropë, sa shumëfish shumëfishi duhet ta përjetojnë këtë ndjesi kombet evropiane të paintegruara në vetveten e tyre. pra, merret me mend se ku jemi ne shqiptarët në kontekstin e këtyre proceseve kaq të fuqishme dhe të këtyre shpejtësive marramendëse.

Na kërkohet më shumë se kujtdo vetëdija e kristalizimit të infrastrukturës sonë politike kombëtare, ku përparësi të parë, natyrisht, ka kristalizimi i Republikës së Kosovës. Sa më shpejt të nxirret përtej kufijve shtetërorë të Kosovës çdo mbresë e së shkuarës së pushtimit, aq më shpejt do të marrë frymë jo vetëm Kosova e shqiptarët, por edhe rajoni e Evropa. Për këtë duhet ta vetëdijesojmë sa më shpejt Evropën, në mënyrë që të heqë dorë nga hamendjet e nga luhatjet dhe të ndërtojë vizionin e saj të ri të garës së saj në kontekstin e Perëndimit, të garës së Perëndimit në kontekstin e globalizmit.

Është e vërtetë se marrja në thua e Evropës pikërisht tek çështja shqiptare, përkatësisht tek çështja më e mprehtë shqiptare, Kosova, është një pasojë historike e gabimeve të saj, në të vërtetë, fajeve të saj ndaj kombit shqiptar, ndaj atdheut shqiptar, të cilët i copëtonte për t'i kënaqur shtetet dhe kombet fqinje artificiale që dilnin nga koniunkturat e dy shekujve të shkuar. Për të mos mbetur duke marrë në thua, pra për të mos mbetur topalleshë, Evropa e ka të domosdoshme ta shohë me drejtësi dhe çiltërsi të kulluar çështjen shqiptare, mbi të gjitha, çështjen më të mprehtë shqiptare, Kosovën. Ta shohë dhe ta zgjidhë me dritën më të kulluar të shpejtësisë këtë çështje.

Gjej në fjalorët se fjala Republikë ka për sinonim fjalën botë. Platoni kur fliste për Republikën e Letrave e kishte fjalën për botën e letrave. Prandaj kur themi Republika Evropiane, kemi thënë Bota Evropiane, kur kemi thënë Republika Shqiptare kemi thënë Bota Shqiptare. Dhe Republika Evropiane nuk mund të ndertohej dot mirëfilltazi pa u ndërtuar brenda saj republikat e kombeve, pa e ndërtuar, pra, atje ku ka gabuar më së pari, Republikën Shqiptare. Bota e madhe, e globalizuar, nuk mund të ndërtohet dot pa botët e saj përbërëse, ku e jona është një ndër më të hershmet dhe më themelorët.

Pas një tranzicioni njëzet vjeçar që e ka përshkuar planetin në të dyja anët e Murit të Berlinit, tashmë është koha kur mendjet janë kthjelluar e po kthjellohen se ky proces e ka hapur lojën jo vetëm midis dy hapësirave që iu përkisnin dikur dy kampeve armiqësore, por edhe midis të gjithë atyre që e ngërthejnë në vete shpirtin e garës. Loja është hapur dhe nuk ka të ndalur. Kush mbetet në të shkuarën, nuk ka kthim, kush përfshihet në të ardhmen, nuk ka të ndalur. Nuk është më një garë midis më të fortit dhe më pak të fortit, është një garë shpejtësish, ku përcaktuese është shpejtësia e mendjes, shpejtësia e kulluar e mendjes.

Titulli i këtij shkrimi e kam ditur se mund të tingëllojë tejet pretencioz, tejet mëtues, më shumë për një kryetemë simpoziumi, një konference politike botërore. Prandaj i kam sjellë menjëherë që në krye thëniet e dy francezëve me segmente kohësh midis tyre, por me mendje të njëjtë.

(Shkrimi është botuar në Bota Sot më 9 tetor 2010) 


SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.