VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:

MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"

Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN


E Martë, 10.12.2010, 11:00am (GMT+1)


 

Në fillim të pranverës të vitit '99, Hillari me të bijën morën një udhëtim në Egjypt, Marok, dhe Tunizi. Ky ishte udhëtimi i saj i 62-të jashtë vendit, që nga koha kur i shoqi Bill Klinton u zgjodh president.

Për nga numri i udhëtimeve jashtë Amerikës, ajo ia kishte kaluar tashmë edhe Eleonora Ruzveltit, gruas që admironte. Në këtë udhëtim, gjatë të gjithë kohës, atë e shoqëroi mendimi se ç'do të bëhej me Kosovën.

Presidenti serb, Millosheviç, po intensifikonte fushatën e pastrimit etnik. Të shtunën që ajo u nis për në Afrikë, i shoqi takohej me këshilltarët ushtarakë për të diskutuar obsionet për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë kundër Millosheviçit. Sekretari i mbrojtjes Uilliam. Kohen si edhe gjenerali i ushtrisë H.Shelton ishin të hapur në opinionet e tyre, duke dhënë vlerësime negative lidhur me bombardimin nga ajri nisur nga mendimi se territori nuk mund të kontrollohej duke përdorur avionet.

Në 21 mars Hillari telefononte nga Afrika e Veriut duke përcjellë një opinion krejt të kundërt: "Unë jam për bombardimin." Në ditët në vazhdim presidenti në telefonata të gjata me Hillarin diskutonte gjërësisht, dyshimet e tij: "Po në qoftë se bombardimi do

të shtojë me keq ekzekutimet e kosovarëve nga ana e serbve? Po sikur bombardimi të përçajë aleancën e NATO-s?

Hezitimet e tij ndeshnin në vendosmerinë e Hillarit: "Ti nuk mund të lësh këtë gjëndje të vazhdoje kështu deri në mbyllje të shekullit që po sheh holokaustin më të madh të kohës sonë. E përse na duhet NATO-jakur nuk mbron mënyrën tonë të jetesës?"

Hillari e inkurajonte presidentin të niste bombardimin edhe pa mbështetjen e NATOs.

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Egjypt, ajo priste të dëgjonte për përfundimin e mbledhjes 11 orëshe midis të dërguarit të SHBA Riçard Hollbruk dhe Millosheviçit. Bisedimet dështuan. Atëhere Hillari i tha të shoqit të vepronte pa hezitim. Ditën tjetër Klintoni deklaroi se përdorimi i forcës në Kosovë ishte i pashmangshëm. Në

25 mars mbi Serbi filluan të bien bombat.

Zonja e parë e Amerikës, Hillari Klinton, e mbështeti presidentin fuqimisht për përdorimin e forcës në Kosovë, duke mbetur gjithnjë aktive e me një vizion të gjërë në politikën e jashtme të SHBA.

Albana Melyshi Lifschin nga libri Udhetim ne Historine e Amerikes

http://albanalifschin.tripod.com/index.html

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.11.2010)
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.10.2010)
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
EVROPË! EVROPË! EVROPË! Nga ROGER COHEN, New York Times (10.08.2010)
DITË KRENARIE DHE VOTËBESIMI EUROPIAN PËR REFORMATNga SALI  BERISHA (10.08.2010)
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.06.2010)
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJENGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2010)
HAJDUTËT E KOHËVE MODERNENga MIMOZA DAJÇI (10.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]