VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMOR

Vëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 10.16.2010, 06:57am (GMT+1)

Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare (Center for Strategic @ International Studies) me qendër në Washington ka hedhur në qarkullim numrin e parë të botimit vjetor "Western Balkans Policy Review 2010". Ky është një botim i jashtëzakonshëm, në kuptimin se ekspertë të ndryshëm të politikës ballkanike shqyrtojnë në mënyrë sistematike përparimin që është bërë deri tani nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat me të cilat përballet gjithnjë ky rajon plot trazira. Ekspertët e talentuar që kontribojnë në këtë vëllim të parë, shqyrtojnë në përgjithësi politikën e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s karshi këtij rajoni dhe vlerësojnë gjithashtu gjendjen ekonomike. Artikuj të posaçëm i kushtohen secilit shtet individualisht, ku ndër të tjera flitet gjtihashtu edhe për politikën amerikane në rajon -- dhe ekspertët, për secilin vend, japin rekomandimet e tyre.

Kryeredaktori i vellimit dhe studjuesi i Qendres per Studime Strategjike Nderkomebtare, Zoti Janusz Bugajski thote se Balkani perben tri kategori shtetesh: ato qe tanime jane anetare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e qe jane Greqia, Slovenia, Rumania dhe Bullgaria; vendet qe jane vetem anetare te NATO-s dhe aspirojne te behen anetare te Bashkimit Evropian e qe jane, Shqiperia, Kroacia e Turqia; dhe me ne fund vendet qe tani per tani nuk jane anetare as te Bashkimit Evropian e as te NATO-s e qe perfshijne Malin e Zi, Serbine, Bosnje-Hercegovinen dhe Maqedonine. Sic duket objektivi i ketij botimi pervjetor eshte qe te behen krahasime dhe lidhje rajonale me qellim perpilimin e nje politike nderkombetare te forte e te vlefshme karshi Ballkanit Perendimor.

Eshte ne plan qe botimi "Western Balkans Policy Review" te behet njehere ne vjet si nje mjet per te monitoruar dhe per te vleresuar zhvillimet ne rajon dhe ne te njejten kohe te sherbeje si nje vegel per tu bere rekomandime qeverive perendimore dhe organizatave nderkombetare per ndermarrjen e iniciativave te mundeshme politike drejt ketij rajoni. Sipas Kryeredaktorit te ketij vellimi, dhe ekspertit te njohur te ceshtjeve ballkanike, Zotit Janusz Bugajski i Qendres per Studime Strategjike Nderkomebtare, autoret kontribues kane pikepamje e perspektiva te ndryshme ne lidhje me gjendjen ne rajon, duke shtuar se opinionet e tyre jane aq te ndryshme sa jane edhe arritjet dhe problemet e vendeve te Ballkanit. Zoti Bugajski shton se eshte e nevojshme qe i gjithe Ballkani te arrije nje nivel te duhur stabiliteti dhe zhvillimi, neqoftse vendet e ketij rajoni duan te integrohen plotesisht ne organizatat me te sukseseshme nderkombtare, NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne te njejten kohe, thote Zoti Bugajski, eshte e rendesishme qe edhe NATO dhe Bashkimi Evropian duhet patjeter te jene te angazhuar ne kete proces integrimi e bashkpunimi.

 

Ne artikullin e ketij vellimi mbi Shqiperine, eksperti i njohur i ceshtjeve shqiptare, Dr. Elez Biberaj i hedhe nje veshtrim gjendjes gjate 20-vjeteve te fundit ne ate vend: sukseseve, sfidave, si edhe problemeve politike dhe ekonomike. Dr. Biberaj shkruan se megjithse Shqiperia ka arritur perparime te jashtzakonshme ne transformimet e saja politike, ekonomike dhe shoqerore, ajo parpseprape perballet me sfida te dukshme dhe se demokracia shqiptare mund te cilesohet si "ne zhvillim e siper", duke cituar raportin e vitit 2009 te Komisionit Evropian, sipas te cilit ka ende shume per t'u bere ne perforcimin e ligjit, ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, ne sigurimin e funksionimit te institucioneve shteterore, drejt respektimit te pavaresise se gjykatave dhe ne permiresimin e kushteve per lirine e shtypit. Ne artikullin e tij, Dr. Biberaj thekson sukseset e arritura ne vitet e fundit, por ne te njejten kohe ai shpreh shqetsimin e tij ne lidhje me cilesine e demokracise shqiptare. Ai thote se Shqiperia gjendet ne prag te realizimit te endrres per t'u ankorua njehere e mire ne Evrope dhe u ben thirrje forcave kryesore politike qe, per arsye te ngushta partiake, te mos humbin kete rast historik per Shqiperine. Zoti Biberaj shpreh gjithashtu shqetesimin ndaj vemendjes qe Washingtoni i kushton Shqiperise duke thene se Shqiperia e ka provuar se eshte nje partnere konstruktive e Washingtonit ne Evropen jug-lindore dhe se eshte e domosdoshme qe politika e angazhimit aktiv politik te Shteteve te Bashkuara te vazhdoje pa nderprerje. Dr. Elez Biberaj perfundon artikullin e tij duke thene se eshte ne interesin kombetar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe Shqiperia te jete pjese e nje Evrope jug-lindore stabile, te begate dhe demokratike.

Artikullin mbi Kosoven e ka shkruar studiuesi David Philips. Zoti Philips gjithashtu flet per sfidat, problemet dhe sukseset e shtetit me te ri ne bote gjate dy vjeteve te kaluar dhe u hedhe nje sy problemeve me te cilat mund te perballet Kosova ne te ardhmen. Zoti Philips ve ne dukje se gjate dy viteve te fundit Kosova ka bere perparim drejte krijimit te strukturave shteterore dhe te nje ekonomie te tregut. Ai thote se Kosova ka ndermarre privatizimin e disa ndermarrjeve te medha dhe se ka filluar nje plan ambicioz per ndertimin e infrastruktures rrugore. Zoti Philips, thote ne artikullin e tij, se Kosova perballet me te njejtat probleme si ato te vendeve te tjera post-komuniste dhe vendeve te posa dalura nga konflikti, duke perfshire nje qeverisje jo-efektive, nje sistem te dobet gjyqesor dhe korrupsion te gjithanshem. Ai thote se borxhi i huaj po rritet dhe se eshte e veshtire te besh biznes duke shtuar se krimi i organizuar mund te kete depertuar strukturat shteterore. Edhe Zoti Philips ben rekomandimet e tij qe duhet te ndermirren nga strukturat shteterore te Kosoves si edhe nga organizmat nderkombetare per te ndihmuar shtetin me te ri te botes te siguroje njohje te tjera nderkombetare.

Ky vellim eshte nje lexim i domosdoshem per te gjithe ata qe jane te interesuar per politiken aktuale te vendeve te Ballkanit si edhe per politiken perendimore, sidomos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, karshi secilit vend te Balllkanit Perendimor dhe atij rajoni ne pergjithesi, opinone keto te pa-anshme nga eksperte qe i shikojne çeshtjet me perspektiva ndryshe nga pjesemarresit e perpilimit ashtu edhe ata te zbatimit te politikes se jashtme dhe te brendshme.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.11.2010)
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.10.2010)
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
EVROPË! EVROPË! EVROPË! Nga ROGER COHEN, New York Times (10.08.2010)
DITË KRENARIE DHE VOTËBESIMI EUROPIAN PËR REFORMATNga SALI  BERISHA (10.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]