VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.16.2010, 01:50pm (GMT+1)


"Tigrat e Arkanit" i vunë flakën Gjenovës. Kështu shkruante shtypi shtypi italian,  i mbushur me lajme e komente për " skandalin e Gjenovës dhe ultrasit serbë ",  që bënë të ndërpritet ndeshja Itali-Serbi, e cila luhej për eleminatoren e Kampionatit Evropian. Gjenova dy netë më parë përjetoi një luftë guerrilje, ku policia italiane u ndesh me rreth 2000 huliganë ardhur nga Serbia, që udhëhiqeshin, po sipas shtypit italian nga një ish-Tigër i Arkanit, formacionit më famëkeq ushtarak që ka kryer masakra kundër myslimanëve gjatë luftës së Bosnjes.

Italia akuzoi Interpolin serb që nuk dha informata të sakta. Gazeta Repubblica shkruante se si "Policia italiane kishte intervenuar duke mënjanuar një masakër pasi Tigrat e Arkanit që hodhën tym lotsjellës ishin të gatshëm t'i vini zjarrin qytetit të Gjenovës ashtu si tifozët e stadiumit që nuk ishin larg Milosheviçit".

UEFA ka filluar hetimet dhe është e sigurt se Serbia do të përjashtohet nga Kampionati Evropian i 2013. Po a është zgjidhje dënimi i skuadrës kombëtare të Serbisë në vend të dënimit të ultranacionalistëve serbë, të cilët e filluan luftën në Stadiumin e Gjenovës duke djegur një flamur shqiptar çka shpreh edhe thelbin e tërbimit të tyre.

Analizat e Skandalit të Gjenovës, siç quhet tani, duhet të fillojnë pikërsht nga shkaku real. Kryehuligani Ivan Bogdanov nëpër deklarimet e tij është shprehur se "Veprimi i tij nuk ka të bëjë me Italinë, se ai e pëlqen Italinë, po ashtu ai e do vendin e tij". Pra kur djeg flamurin shqiptar ka të bëjë me shqiptarët.

Ashti si një kohë, kur shqiptarët ishin në shënjestrin e makinerisë krimanle serbe, edhe sot ata mbeten në shënjestrën e urrejtjes ultranacionaliste serbe, që vazhdon të përbëjë rrezik si për shqiptarët, ashtu edhe për Ballkanin dhe Europën.

Por ajo që të lë përshtypje është se ndërsa Tigrat e Arkanit janë sot të lirë të bredhin në Evropë, duke përfituar prej liberalizmit të vizave, viktimat e Arkanit, shqiptarët e Kosovës kanë mbetur peng i politikave mendjeshkurtëra të Evropës që nuk rreshtin së ndëshkuari shqiptarët.

Një shprehje e kësaj mendjeshkurtësie është edhe fytyra e Umberto Bossit, problemit të Silvio Berlusconit, kryeministrit evropiano-atlantist dhe hallit të madh të Italisë, i cili Skandalin e Gjenovës e justifikoi si një luftë tifozësh, duke shtuar se "e kishte vizituar Serbinë gjatë kohës së luftës për të çuar atje  ilaçe". Bossi gënjeu në dritën e diellit, sepse ai ka qenë i njohur si përkrahësi i Milosheviçit, që i është kundërvënë UÇK-së dhe ka qenë kundër intervenimit të NATO-s.

Ky qëndrim mizerabël i Umberto Bossit sot bëhet edhe më i rrezikshëm, kur liderët serbë të Bosnjes po kërcënojnë rishtaz me luftë rajonin për t'iu kundërvënë pavarësisë së Kosovës.

Skandali i Gjenovës nga ana tjetër ka krijuar pikëpyetje për integrimin e Serbisë në BE, i cili do të duhej të ishte i kushtëzuar me demilosheviçizimin  dhe deultranacioanlizmin e Serbisë, duke i vënë kusht Serbisë që të dorëzojë Mlladiçin dhe kriminelët e luftës si dhe duke i kërkuar shtetit të Serbisë që të distancohet nga e djeshmja kriminale. Diçka të ngjashme si veproi Gjermania me Hitlerin dhe nazizmin.

Nga ana e saj Serbia, nga nivelet më të larta i kërkoi ndjesë Italisë, duke filluar prej ministrit të brëndshëm dhe nënkryeministrit Ivica Daçiç, tek ministri i jashtëm Vuk Jeremiç e deri tek kreu i shtetit, presidenti i Serbisë Boris Tadiç i cili i kërkoi falje Berluskonit gjatë një telefonate që patën bashkë.

Po shqiptarëve përse nuk iu kërkuan ndjesë Tadiçi, Daçiçi dhe Jeremiçi? Në fund të fundit huliganët e armatosur serbë flamurin e shqiptarëve e dogjën, ndaj të cilit demonstruan urrejtjen e rradhës.

Tani në Evropë nuk ka më hebrej që shfarosen nga nazistët, tani në Evropë ka shqiptarë, ndaj të cilëve mbahet një qendrim diskriminues, i tipit të Umberto Bossit dhe mbeturinave të Arkanit, që duhet të marrë fund sa më shpejt për të mos u përsëritur historia.

(Ky opinion është botuar edhe tek Bota Sot më 15 tetor)

KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.11.2010)
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.10.2010)
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
EVROPË! EVROPË! EVROPË! Nga ROGER COHEN, New York Times (10.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]