VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 10.18.2010, 08:38am (GMT1)


Me daljen nga koalicioni qeverisës, Fatmir Sejdiu u fut edfhe një herë në qendër të vemendjes. Fakti që largimi i LDK-së shkakton krizë institucionale në Kosovë, tregon se shkaktari i kësaj krize është lidershipi i kësaj partie, të cilën e udhëheq ai.

Kur ushtruesi i detyrës së presidentit të republikës, Jakup Krasniqi shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme, 13 shkurtin e vitit që vjen, askush nuk priti më pas kësaj që Kosova do të hynte në krizë institucionale, ngaqë u duk sikur ishte plotësuar kërkesa e lidërshipit aktual të LDK-së, i cili  kishte kërkuar mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohëshme në pranverë, ndryshe nga PDK-ja që ishte për mbajtjen e tyre në dimrin e këtij viti.

Me daljen nga koalicioni, lidërshipi i LDK-së, synon që përmes krizës institucionale, ta fusë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, që presupozohen të mbahen në fillim të dimrit. Kryetari i LDK-së, Famir Sejdiu kur lajmëroi dje daljen nga koalicioni tha midis të tjerave se "për ne është i rëndësishëm edhe vendimi që mori ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen me 13 shkurt të vitit të ardhshëm. Mirëpo në fund të fundit ne jemi të gatshëm për zgjedhje të cilat i bëjnë mirë Kosovës në çdo kohë në kuptimin më të mirë të organizimit të tyre".

Pretendimi i Fatmir Sejdiut se për të qënka i rëndësishëm edhe vendimi i Jakup Krasniqit, por nga ana tjetër për të qënkan të rëndësishme edhe zgjedhjet që i bëkan mirë Kosovës, ngjan me një kakofoni pa kuptim, për faktin e thjeshtë se natyrisht futja e Kosovës në krizë institucionale, prej nga ku shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk është aspak në të mirë të interesave të Kosovës.

Kur Fatmir Sejdiu thotë se jemi të gatshëm të futemi në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat i bëjnë mirë Kosovës, opinioni duhet të kuptojë se të  mirën e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshmenshme e përfiton vetëm Fatmir Sejdiu dhe rrethi i tij i ngushtë, i cili i bën llogaritë vetëm për interesat e ngushta.

Fatmir Sejdiu dhe rrethi i tij vicioz, synojnë se duke e futur Kosovën në  zgjedhje të jashtëzakonshme, do shmangej edhe Kuvendi i LDK-së, të cilit duket se u frikësohen realisht, nga ku presupozohet se do të mund të tronditeshin pozitat e lidërshipit aktual.

Përpara disa ditësh, Ekrem Kryeziu, krahu i djathtë i Sejdiut dhe numri dy i LDK-së, tha se nga Kuvendi i ardhshëm i LDK-së mund të pritet diçka e ngjashme me atë të nëntorit të 2006. Nisur nga kjo, Fatmir Sejdiu dhe rrethi i tij i ngushtë, synojnë ta shmangin Kuvendin e LDK-së për të shmangur furtunën.

Dhe Kuvendin e LDK-së e shmangin vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat paçka se e fusin Kosovën në krizë institucionale, i krijojnë shansin Fatmir Sejdiut dhe rrethit të tij vicioz të futen në zgjedhje duke pasur në duar frenat e LDK-së, të cilat ata kanë frikë se ua rrezikon seriozisht Kuvendi.

Duke pasur në dorë frenat e LDK-së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Fatmir Sejdiu dhe rrethi i tij vicioz sigurojnë të paktën ndejtëset e tyre në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, pasi është e qartë se ky veprim irracional i tyre, nuk mund të kalojë me indiferencë në LDK.

(Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot)

KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE





ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.