VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANIN

Nga JANUSZ BUGAJSKI


E Martë, 10.19.2010, 04:03pm (GMT+1)

Hillary Clinton zbuti nacionalistët serbë të Bosnjës, duke garantuar jetëgjatësinë e entitetit serb. Serbisë i premtoi përafrim me Perëndimin, pa garantuar përshpejtim të procesit. Kosovës i kërkoi fillim të procesit të dialogut, pavarësisht zgjedhjeve. I duhet ndihma evropiane, pasi Ballkani Perëndimor mbetet një projekt i përbashkët që asnjëra palë nuk mund t'i bishtnojë

Turneu i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në kryeqytetet e tri shteteve të Ballkanit Perëndimor kishte një qëllim të përbashkët: kryerja e një misioni të nisur nga burri i saj i shquar para pesëmbëdhjetë vjetësh. Presidenti Bill Clinton ishte zhytur në Ballkan në mënyrë dramatike në verën e vitit 1995. Pasi kishte mobilizuar NATO-n t'i bombardonte pozicionet serbe dhe të ndalonte vrasjen e civilëve myslimanë të Bosnjës, ishte hartuar Marrëveshja e Daytonit. Megjithëse Marrëveshja e Daytonit dhe prania e NATO-s siguruan paqe dhe stabilitet, dështuan të ndërtonin një shtet unik, por u arrit një ndarje e konsoliduar etnike, duke krijuar dy entitete me të drejtë vetoje karshi qeverisë qendrore në Sarajevë.

Vite me radhë të presionit dhe të bindjes kanë dështuar të ndërtonin një shtet më funksional më shumë shkaku i kundërshtimit të liderëve të serbëve të Bosnjës,të vendosur që të mos e humbnin statusin e tyre autonom. Zgjedhjet e fundit të përgjithshme dështuan t'i gjenin shteg qorrsokakut boshnjak, meqë fituan partitë etnike me retorikë nacionaliste. Ata bazuan fjalorin e tyre nga kërcënimi i pavarësimit dhe rreziku kinse i interesave kombëtare-etnike.

Caku i Hillary Clintonit zor se do të arrihet dhe ka pak gjasa se do t'ia dalë mbanë. Në njërën anë, ajo mbështet reformën kushtetuese dhe qeverisëse me qëllim të forcimit të pushtetit qendror dhe rritjes së efikasitetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, sekretarja amerikane e Shtetit mundohet t'i qetësojë liderët serbë të Bosnjës, duke i siguruar se entiteti i tyre nuk do të zhduket. Një qasje e tillë iu fryn ndjenjave nacionaliste dhe kryeministri Milorad Dodik në mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar me ndarje, nëse Bosnja centralizohet dhe integrohet.

Frustrimet janë duke u rritur në të dyja entitetet dhe madje liderët e popullatës së vogël kroate kanë filluar të kërkojnë krijimin e një entiteti të tretë boshnjak. Frikësohen se do të mbesin pakicë në një shtet të dominuar nga myslimanët boshnjakë nëse serbët do të shkëputeshin. Washingtoni lufton me mish e me shpirt kundër një revolte eventuale serbe, pavarësisht çmimit, sepse një ndarje e Bosnjë-Hercegovinës do të kishte pasoja të rrezikshme për mbarë rajonin. Megjithëse ndarje nuk mund të konsiderohet një prospekt i menjëhershëm. Kërcënimi me ndarje po manipulohet nga liderët e serbëve të Bosnjës karshi aktorëve ndërkombëtarë.

Vizita e sekretares Clinton në Beograd ishte shumë e rëndësishme. Ideja fillestare është që të binden liderët serbë t'i hyjnë procesit të dialogut me Prishtinën dhe kështu të nis normalizimi i raporteve ndërmjet të dyja vendeve. Shtëpia e Bardhë ka dhënë sinjale të qarta se do të jetë ngushtësisht e përfshirë në proces përkrah përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë zyrtarët e lartë amerikanë duan që dialogu i ardhshëm të mos provokojë destabilitet politik, përshpejtim të zgjedhjeve të parakohshme dhe fuqizimin e nacionalistëve serbë që kundërshtojnë çdo kontakt me Qeverinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë po bëhet kalkulimi i ndikimit të rolit të BE-së që Beogradi të joshet në plotësimin e kritereve për anëtarësim. Kjo do të jetë një strategji që nuk do ta hajë pazari në publikun serb, që e dinë se anëtarësimin në BE më shumë e shohin si premtim iluzor, sesa një destinacion konkret, e të cilët nuk kanë besim të madh as te politikanët e tyre e as në ata të zyrtarëve të BE-së.

Vizita e sekretares Clinton në Prishtinë rastisi në momentin kur Kosova po bën përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiu nga posti i presidentit. Clintonit i duhej të merrte garancitë se pavarësisht ndërhyrjeve të fushatës parazgjedhore, nuk duhet shmangur dialogut me zyrtarët serbë. Përveç kësaj, qëllimi i saj është që të ketë zgjedhje të lira, të ketë një përpjekje për afrimin dhe daljen në zgjedhje të votuesve të pakicës serbe, dhe të sigurohej se nga zgjedhjet duhet të dalë një koalicion i fuqishëm që do të mund të sfidonte problemin e madh të korrupsionit dhe të moszhvillimit ekonomik.

Pavarësisht prej nxitjes së BE-së për të përfshirë mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një institucion kryesor panevropian, disa shtete anëtare të BE-së kanë filluar ta zbehin mbështetjen për një zgjerim të mëtejshëm në një të ardhme të afërt. Ata mendojnë se masat e ashpra të ndërmarra nga qeveritë evropiane pas krizës financiare e bëjnë të domosdoshme pauzën e përkohshme të procesit të zgjerimit me qëllim të shmangies së problemeve të reja. Aspirantët ballkanikë do të mund të shndërroheshin në nevojtarë të ndihmave financiare në kohën kur opinioni i përgjithshëm për zgjerimin e BE-së është refuzues në shtetet anëtare.

Një rol të madh dhe themeltar do ta luajnë thellësia dhe jetëgjatësia e krizës dhe sesi do të ndikojnë përmirësimet në sektorë specifikë në shtete individuale. Zgjatimi i krizës ekonomike në Evropën Veriore mund të nxisë lëvizje ekstremiste dhe të mobilizojë segmente të frustruara të gjeneratës më të re. Ky militantizëm mund të nxisë disa parti të përshtatin programe më radikale dhe më diskriminuese karshi minoriteteve dhe imigrantëve, në të njëjtën kohë do ta bllokonin procesin e zgjerimit të BE-së. Ne mund të dëshmojmë zgjedhjen dhe përfshirjen e një numri më të madh të populistëve ose nacionalistëve, si kanë dëshmuar edhe zgjedhjet e fundit në Suedi dhe Holandë.

Duke marrë për bazë ambientin e paqartë, dy pyetje mbesin pezull: a është Bashkimi Evropian i përgatitur dhe i vendosur të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve më të mëdha të Ballkanit; dhe cila do të jetë pesha dhe efekti i përfshirjes së SHBA-së? Bashkimi Evropian njëmend do të testohet gjatë dekadës së ardhshme, meqë ka dështuar të sigurojë pozicionin e tij si një fuqi botërore dhe madje rritja e tij e gjatë ekonomike është vënë në pikëpyetje nëse marrim parasysh tkurrjen e fundit, borxhet kombëtare të shumë qeverive anëtare dhe paqartësinë e së ardhmes së valutës evropian.

Administrata amerikane është e frustruar me fiksimin e Bashkimit Evropian të mbërthyer vazhdimisht në probleme të brendshme dhe argumente të ndërlikuara institucionale, me ndarjet e përhershme për formulimin e një politike unike diplomatike, me mosgatishmërisë për t'iu bërë partner SHBA-së, me forcimin e kufijve të sigurisë dhe me politikën e saj të forcës së butë. Në kontrast, Shtëpia e Bardhë e Obamas është kritikuar nga zyrtarët evropianë për neglizhencën karshi BE-së, për fokusimin e saj të ngushtë në skenën ndërkombëtare dhe me merakun e madh për Afganistanin dhe Iranin. Pavarësisht prej këtyre belave, Ballkani Perëndimor mbetet një projekt i përbashkët që asnjëra palë nuk mund t'i bishtnojë.

--

Autori është drejtor i Qendrës për Kërkime dhe Studime Ndërkombëtare. Komenti është publikuar së pari në të përditshmen e Prishtinës, "Koha Ditore"

JANUSZ BUGAJSKI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.11.2010)
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]