VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE
 
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 10.21.2010, 07:23pm (GMT+1)


Kete jave, me rastin e 7-vjetorit te lumturimit te Nene Terezes, ne Tirane u perurua  "Rruga e Milleniumit Per Paqen".  Presidenti i Shqiperise, Zoti Bamir Topi udhehoqi ceremonine, ne te cilen moren pjese edhe Kryeministri i Shqiperise, Zoti Sali Berisha dhe Kryebashkiaku i Tiranes dhe njeherit Kryetari i Partise Socialiste ne opozite, Zoti Edi Rama. Ishte nje rast me te vertete i bukur dhe i mireseardhur, megjithse i jashtzakonshem dhe ndoshta i papritur kur te merren parasysh antagonizmat politike midis pozites dhe opozites ne Shqiperi.  Megjithëse kam droje se ky rast dhe kjo fotografi  e tre poltikaneve kryesore te vendit, se bashku, e duke i shternguar doren njeri tjetrit -- i pelqen syrit dhe disi qeteson zemren -- nuk do te zhduke mosmarrveshjet politike midis te dy paleve, prapëseprap te jep shprese per krijimin e nje gjendjeje normale politike, ku politikanet dhe partite kundershtare me ide, ideologji e programe te ndryshme, ne te njejten kohe, mund te bashkohen per te peruruar objekte te vogela e te medha ne interesin e kombit.

Ne fjalimin e tij me kete rast, Presidenti Topi foli per modelin e paqes se Nene Terezes, per nje paqe qe ndertohet e kultivohet çdo dite e çdo kund dhe nga çdo kush. Ne nje reference qe siç duket iu drejtua klases politike shqiptare, Presidenti Topi foli per paqen shoqerore qe sipas tij eshte nje "detyre themelore e nje shteti demokratik...e qe duhet te jete gjithashtu objektiv paresor i politikes, si fuqi lendore e demokracise. Per ta ruajtur e per ta persosour ate metej, ne perputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thelle i te gjitheve", tha presidenti shqiptar. Zoti Topi foli per "bashkpunim, bashkjetese, e tolerance"....si  "forca morale e kulturore, ne dispozicion te se sotmes dhe te se ardhmes... dhe ne sherbim ndaj demokracise dhe shtetit."

Ne fjalen e tij kryesore, presidenti shqiptar tha se "në shenjë nderimi dhe kujtimi, në këtë 100-vjetor të lindjes dhe në të shtatin përvjetor të lumturimit të Nënë Terezës, jemi mbledhur këtu për të konkretizuar një ide domethënëse, tashmë të shndërruar në realitet një "Rrugë të Paqes" në Tiranë!  Zoti Topi falenderoi ne menyre te vecante gruan, e cila ishte nje nga ideatorët e kësaj vepre, zonjën Merita Profka, "e cila u ngrit realisht në atë mesazh që jepte Nënë Tereza 'të bëjmë çdo ditë një gjë të vlefshme për shoqërinë dhe njerëzimin'.

Fatkqesisht, me gjithe ate rast fotografik, konfrontimet politike vazhdojne  megjithse problemet me te cilat perballet bota shqiptare jane te medha dhe jane duke u bere gjithnje me te theksuara. Gjate nje vizite dje ne Tirane,  Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Thomas Countryman i bën apel klasës politike të gjejë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës midis shumices dhe pakices ne parlament.  "Ngërci aktual politik nuk i shërben popullit shqiptar",  ka thënë zyrtari i Departmentit Amerikan te Shtetit në konferendën që mbajti sot  ne ambasadën amerikane në Tiranë. "Nuk kam ardhur këtu për të sjellë një plan të SHBA-së si të zgjidhet ngërci.  Nuk kam ardhur për t'i rrahur shpatullat ndokujt apo për të rrahur ndonjë tjetër.  Palët duhet të kapërcejnë pengesat aktuale në mënyrë që të kemi zgjidhje të pakundërshtuar në të ardhmen", eshte cituar te kete thene zyrtari amerikan. "Kalimi i ngërcit kerkon fleksibilitet dhe kompromis mes paleve",  shtoi Zoti Countryman i cili ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme.

Edhe ne Prishtine, eshte ashpersuar klima politike.  Zevendes-Kryeministri Hajredin Kuçi u citua te kete thene sot se "Kosova është në krizë të thellë institucionale me tendenca të hyrjes në krizë financiare vitin e ardhshëm ....."

Nje nderim dhe homazh i posaçem per Nene Terezen dhe zonjen Merita Profka do te ishte qe politika shqiptare te pervetsoje disa rregulla te miresjelles ose njerzillekut politik.  Miresjellja me dike nenkupton  dhe njeh vleren e nje personi. Stephen Carter, ne librin e tij, "Civility" thote se veprat dhe fjalet tona "jane nje shenje respekti per bashkqytetaret tane, duke i bere ata si krejtsisht te barabarte, si para ligjit ashtu edhe para Perendise. Prandaj rregullat e miresjelles jane gjithashtu rregulla te moralit. Eshte moralisht me vend qe te trajtojme bashkqytetaret tane me respekt. Kriza qe peson sot shqoeria eshte pjese e nje krize me te madhe te moralit."

Ne kete periudhe kritike per kombin shqiptar, vazhdimi i nje sistemi te polarizuar politik dhe deshtimi i tij per tu marre me problemet madhore -- ne te gjithe boten shqiptare pa perjashtim-- do te kete pasoja te tmerrshme afatgjate per te gjithe.  Pasi sipas fjaleve te Abraham Lincolnit marre nga Bibla, nje shtepi e ndare dhe e perçare nuk mund te qendroje ne kembe.  Eshte thene se "politika eshte arti i kompromisit".  Prandaj te ulurit ne tryeze me ata qe kane pikepamje te ndryshme per te biseduar me qellim te mire per zgjidhjen e problemeve nuk duhet te shikohet si diçka qe nuk eshte burrenore.  Nuk jane burrshtetas ata qe  interesat partiake e personale i vene mbi perparimin e kombit dhe konfliktin e vene mbi kompromisin.  Akuzat dhe kunderakuzat, sidomos ato falso, duhet te evitohen.  Kjo nuk do te thote se nuk duhet te kete debat te ashper dhe ndryshim pikpamjesh.  Por çfare nevojitet eshte vullneti per te marre parasyshe me respekt pikepamjet e te tjereve, duke e ditur se te gjithe jemi te lidhur dhe mvaremi ne njeri tjetrin.  Kombi shqiptar nuk do te jete dhe nuk do te behet ai qe enderronin rilindasit, neqoftse politika nuk ka nje baze morale dhe neqoftse politikanet nuk kane  respektin dhe tolerancen e nevojshme karshi kundershtareve politike. Le te shpresojme se me besim te forte ne traditat shqiptare te nderit e te burrenise, dhe me dashuri per kombin dhe te pakten me respekt (mos te them dashuri) per njeri tjetrin, Shqiperia do te behet.

U kerkoj falje atyre qe keto fjale mund t'i shikojne si nje predikim apo nje pontifikim moral. Por shume politikane konsiderojne se pozita politike qe kane tani eshte e drejte e tyre dhe nuk e shikojne ate per ate qe eshte, dmth. nje pergjegjesi privilegji qe ua ka besuar elektorati.  Ne te njejten kohe, edhe elektorati duhet te perkrahe kandidate per poste politike, ata te cilet flasin me respekt e dinjitet dhe te cilet kane parasysh, mbi te gjitha, interesin e vendit. Thomas Jeffersoni do t'u bente thirrje udheheqësve politike duke u thene "ejani e na ndihmoni me talentet tuaja si edhe me peshen e karakterit tuaj drejte vendosjes se demokracise."

Shqiperia dhe Shqiptaret do te qendrojne aty ku jane ne trojet e veta, por fakti eshte se kombi shqiptar gjendet para nje kthese historike dhe eshte nje detyre morale dhe kombetare e ketij brezi politikanesh qe t'i japin rrugen e duhur, "Rrugen e Paqes" fatit te shqiptarizmit dhe pranverave te reja te kombit shqiptar.

Momente te tilla si perurimi i "Rruges se Milleniumit Per Paqen" do te bejne te huajte te thone se burra te mire qenkan keta shqiptaret!



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]