VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MESDHEU DHE EVROPA

Selia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historike

Nga DR. ALBAN DACI


E Premte, 10.22.2010, 07:59pm (GMT+1)

Çfarë është Mesdheu? Mesdheu është një hapësirë me shumë gjëra së bashku. Nuk është vetëm një det, por një seri detesh, që janë vendosur në formë hallkash njëri pas tjetrit. Mesdheu është një seri civilizimesh që janë në kufij me njëri-tjetrin dhe herë - herë mbivendosen mbi njëri-tjetrin. Mesdheu është vendi fantastik, me peisazhe të bukura, ku herë janë të ngjashme dhe disa herë të tjera janë krejt të ndryshme. Mesdheu është bota e botërave, për shkak të së kaluarës së përbashkët, si dhe për shkak të karakteristikave të veçanta të secilit vend të kësaj hapësire gjeografike, për të cilën, mund të themi, se është botë në vete.

Mesdheu, që nga e kaluara e largët e tij, është një realitet sa i bukur aq edhe misterioz, sepse kjo hapësirë, le të themi e mbyllur gjeografikisht (e kam fjalën një det të madh, pothuajse të mbyllur) ka qenë dhe vazhdon të jetë krejtësisht e hapur nga ana kulturore, sepse këtu kalonte "Rruga e famshme e mëndafshit", këtu kryqëzoheshin rrugët e kripës, vajrave, parfumeve (erëzave), të armëve, të diturisë.

Pra, në të kaluarën e tij, për shkak të pozicionit strategjik, sepse kryqëzoheshin shumë rrugë të rëndësishme tregtare, Mesdheu është konceptuar si një hapësirë e përbashkët e popujve që e rrethonin atë.

Mesdheu nuk ka qenë asnjëherë thjeshtë një det që ndan Evropën nga Lindja dhe nga Afrika. Gjithmonë, ai, është konsideruar një det që ka bashkuar rreth vetes popuj dhe kultura të ndryshme, shkretëtira dhe qytete, civilizime tradicionale dhe civilizime moderne, qytetet gjithmonë më moderne me qytetet të bazuar tek e kaluara e tyre, e cila jo rrallë herë ka qenë e mbushur me rivalitete dhe konflikte ndërveti.

Megjithatë, para së gjithash, Mesdheu është djepi i civilizimit (ose më saktë i civilizimeve)!. Ai është deti që ka krijuar civilizime, që i ka bashkuar dhe i ka ndarë, që i ka parë si dëshmitar i kohës në raporte të mira dhe të këqija dhe në konflikte të egra. Në Mesdhe janë lindur dhe zhvilluar kulturat e mëdha që kanë dizenjuar identitetin e Evropës dhe të Vendeve të Afrikës së Veriut. Në këto toka ka gjetur forcën principi i një Zoti të vetëm, që bashkon të ndryshmit, kundërshtarët ... në një Zot të aftë për të bashkuar ndjesitë e ndryshme arabe, hebraike, të krishtera: një Zot që mund të bënte të mundur mbretërimin e rregullit dhe të drejtësisë në Botë.

Pikërisht në brigjet e këtij deti (tek popujt që e rrethojnë atë), lindi filozofia, lindi Polisi (komunitet-shteti) dhe sistemet e para politike që konsoliduan dhe përcaktuan shumë civilizime politike.

Dialogu dhe konflikti, paqja dhe lufta, kanë bërë historinë e Mesdheut, ku janë përleshur ndër shekuj civilizime, kultura, ide, forca dhe popuj...Edhe sot, e kam fjalën për shekullin që sapo lamë mbrapa dhe për këtë që sapo kemi filluar, ujërat e këtij deti ka qenë gjithmonë të trazuara dhe të përgjakura nga konflikte të ndryshme të armatosura.

Për këtë arsye, duke mësuar nga gabimet e të kaluarës, shtete evropiane mesdhetare vendosën të krijonin "Evropën e Bashkuara", e cila do të kishte për qëllim të bashkonte popuj dhe shtete, falë interesave të bashkëpunimit ekonomik dhe më vonë atij politik, për të jetuar në paqe dhe prosperitet. Pra, të kujtojmë faktin, se pikërisht Mesdheu ishte pikërisht vendi, ku u ideua dhe u themelua ai që sot jemi mësuar ta quajmë Bashkimi Evropian. Kemi këtu parasysh Traktatin e Parisit që themeloi Komunitetin Evropian të Karbonit dhe Çelikut (1951), atë të Romës në 1957, që themeloj Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike, në vitin 1993 Traktati që themeloi Bashkimin Evropian, në vitin 1995 Procesi i Barcelonës që është edhe hapi i parë për Bashkimin Evropian. Pra, le të themi, se Konferencat kryesore dhe më të rëndësishmet për krijimin e Bashkimit Evropian janë marrë pikërisht tek vendet d he nga vendet mesdhetare, si Franca dhe Italia.

Duke pasur parasysh faktin se këto dy vende ishin vende mesdhetare dhe që ishin mësuar me një realitet (të ndryshëm dhe miks popujsh dhe civilizimesh), u munduan dhe që baza e Bashkimit Evropian të ishte toleranca dhe respektimi i identiteteve kombëtare.

Sot, Bashkimi Evropian, një ndër shtyllat kryesore të tij ka ruajtjen dhe vlerësimin e diversiteteve edhe përmes mbrojtjes së minoriteteve, këtë të fundit e vlerëson si një faktor pozitiv, përderisa presupozon një perspektivë pluraliste, në respektimin e autonomive individuale dhe kolektive, duke konfirmuar, në fund, principin demokratik mbi të cilin është themeluar vetë Bashkimi Evropian.

Neni që sanksionon se "Bashkimi Evropian respekton identitet kombëtare" është neni 6 pika 3 e Traktatit të Bashkimit, sipas të cilit "Bashkimi Evropian respekton identitetet kombëtare" të pikërisht të shteteve anëtare. Kjo normë themelon dimensionin e brendshëm të aksionit evropian, i cili preokupohet për të krijuar një nënshtetësi evropiane aktive, të cilët mund ta gëzojnë jo vetëm qytetarët e Bashkimit Evropian, por edhe personat që jetojnë në mënyrë të përhershme ose të përkohshme në Bashkimin Evropian. Mbi të njëjtën rendësi është edhe principi sipas të cilit Bashkimi Evropian bazohet mbi respektin e te drejtave të personave ( neni 6, pika. 1, TUE).

Gjithashtu, sot vendet e Bashkimit Evropian, po përpiqen që në Mesdhe të fitoi paqja, dialogu dhe bashkëpunimi mes popujve duke luftuar me mjete demokratike konfliktin, përleshjet, tensionet. Paqja në Mesdhe nuk mund të arrihet vetëm mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por mes të gjithë popujve që lagen nga ky det. Prandaj, paqja, stabiliteti dhe siguria në këtë rajon nuk janë të mundura pa u realizuar një dialog real mes kulturave dhe popujve që e banojnë ndër shekuj këtë zonë.

Nuk është e mundur të krijohet paqja pa dialog.

Nuk është e mundur të kesh demokraci pa dialog.

Nuk është e mundur respektimi i personit pa dialog.

Nuk është i mundur zhvillimi pa dialog.

Sot, mund të themi me bindje të plotë, se janë kushtet për dialog në Mesdhe. Do të jenë kushtet derisa Mesdheu do të rimarr rolin historik në nivel evropian, ashtu edhe botëror. Konferenca Euro-Mesdhetare, në vitin 1995 e zhvilluar në Barcelonë, ka shënuar fillimin e partneritetit euro-mesdhetar. Një proces i lindur mbi bazën e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe shoqërore mes 15 Vendeve të Bashkimit Evropian dhe 12 Vendeve të brigjeve jugore të Mesdheut.

Një iniciativë ambicioze me tri objektiva të mëdha.

Përcaktimi i një hapësire të përbashkët me Paqe dhe stabilitet përmes riforcimit të dialogut politik dhe të sigurisë;

Krijimi i një zone me prosperitet përmes një partneriteti ekonomik dhe financiar të finalizuar me një zonë të përbashkët të shkëmbimit të lirë tregtar; afrimi i popujve përmes një partneriteti social, kulturor dhe njerëzor, duke finalizua mirëkuptimin mes kulturave dhe shkëmbimet sociale mes civilizimeve.

Për bërjen e këtij materiali, mora shkak nga deklaratat e deputetit holandez se Shqipëria duhet të dalë nga Lidhja e Vendeve islamike, pastaj t'i hapet rruga per Integrim Evropian. Unë e kuptoj këtë holandez në rolin e një qytetari që jeton larg nga "Bota Mesdhetare", por atë nuk mund ta kuptoj si qytetar të Bashkimit Evropian. Siç thamë më sipër, vetë Bashkimi Evropian me Traktatin e tij Themelues e ka sanksionuar respektimin e identiteteve kombëtare.

Ashtu si shumë element të tjerë të rëndësishëm, feja është element i rëndësishëm i identitetit kombëtar të një kombi. Prandaj, jo vetëm që Shqipëria nuk duhet të diskriminohet për faktin se ka një popullsi me shumicë myslimane, por që vetë Evropa e Bashkuar duhet të dialogojë me të gjitha civilizimet dhe popujt që banojnë hapësirën mesdhetare për të garantuar paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin.

Evropa duhet të kaloj sot kufijtë e saj tradicional për t'u zgjeruar gjithmonë e më mirë në një botë globale, ajo duhet ta shikoj Mesdheun si një seli ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historike. Evropa, tashmë mund të themi se ka një politike mesdhetare, por atë duhet ta zhvilloj duke bërë protagonist të linjës së parë vetë vendet e Mesdheut. Vetëm ballafaqimi i drejtpërdrejt i kulturave do të bënte të mundur rritjen e interlekutorëve dhe do ta bënte më të lehtë politikën evropiane sidomos sot në erën e globalizimit.

www.albandaci.blogspot.com

DR. ALBAN DACI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI (10.21.2010)
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]