VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Privilegjet e pluralizmit partiakHASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËSNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Privilegjet e pluralizmit partiak
HASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 10.25.2010, 06:10pm (GMT+1)


Kriza politike dhe institucionale po e orienton Kosovën drejt zgjedhjeve të reja parlamentare qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme, ku do të pritet që rreth 1.4 milionë qytetetarë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës, sipas së cilës do të vendoset se kush do ta qeverisë Kosovën: nëse do të vazhdojë ta qeverisë PDK-ja, partia e Hashim Thaçit, e cila në kuvendin që mbajti sot e rizgjodhi si lider të saj kryeministrin aktual të Kosovës, apo Kosova do të ketë një kryeministër të ri, të dalë nga formacionet apo aleancat e tjera partiake.

Hashim Thaçi ka deklaruar para pak kohësh se partia e tij do ta udhëheqë Kosovën edhe në dy mandate të tjera, por kjo dëshirë e Thaçit mund të mbetet një ëndërr në sirtar nëse opozita aktuale dhe dy formacionet e reja partiake, Vetëvendosja dhe Fryma e re, do të organizohen në mënyrë të tillë, dhe në zgjedhjet e ardhëshme Hashim Thaçin do ta kthejnë në lider të opozitës. Këto janë privilegjet e pluralizmit partiak.

Por zakonisht, përpara se të futesh në zgjedhje të reja, strategjitë e fushatave elektorale të partive pjesmarrëse përcaktohen duke kthyer kokën prapa për të parë të mirat e të metat, përparësitë dhe dobësitë, arsyet e fitoreve apo shkaqet e humbjeve të fushatave të shkuara.

Nëse do të analizojmë statistikat e tre palë zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur në Kosovë, 2001, 2004 dhe 2007, do të vemë re se abstenimi ka ardhur duke u rritur, ku do të thotë se më tepër se gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk kanë shkuar në votime, duke mos e ushtruar të drejtën e votës. Në zgjedhjet e 2004 pjesëmarrja ka qenë rreth 53% dhe abstenimi 47 %, ndërsa në zgjedhjet e 2007 pjesëmarrja ka qenë rreth 42 %, ndërsa abstenimi 58 %.

Po të analizojmë statistikat elektorale të partisë që ka qeverisur këtë mandat Kosovën, do të konstatojmë se PDK-ja në zgjedhjet e 2007 ka fituar 196.207 vota, që kanë përbërë 34 %, dhe duke e krahasuar me zgjedhjet e 2001 ku PDK-ja ka fituar 202.622 vota e me ato të vitit 2004 ku ka fituar 187.963, do të shihet se kjo parti ka pothuaj një elektorat konstant, e zgjedhjet i ka fituar jo se ka pasur rritje të elektoratit, por për shkak të humbjes të thellë të ish-rivales të saj LDK-ja e cila nga ana e saj ka pësuar një rënie drastike.

Në zgjedhjet e vitit 2001, LDK-ja ka pasur rreth 350 mijë votues, në ato të 2004 - 320 mijë, ndërsa më 2007, LDK-ja mori vetëm 129 mijë votues, duke humbur rreth dy të tretat ose rreth 200 mijë votues, 110 mijë prej të cilëve votuan për partitë e Pacollit dhe Dacit, një pjesë e vogël votuan për partinë e Ramush Haradinajt, ndërsa një pjesë tjetër iu bashkangjit abstenimit.

Në këtë kontekst statistikash dhe pakënaqësish nga ana e partive që kanë qenë në opozitë, duhet të ndërtohet strategjia e re, për të thithur elektorat e për të ulur shkallën e abstenimit.

Partia që ka dalë më e rrënuar prej statistikave, është LDK-ja, e cila tani ndodhet përpara një prove të vështirë reformuese, pasi Fatmir Sejdiu kërkon me çdo kusht kreun e partisë, pa marrë parasysh humbjet e njëpasnjëshme. Ndërkohë fraksioni i Bujar Bukoshit, që pritet të shpallet, dhe që do të kryesohet nga Ukë Rugova natyrisht që do të përbëjë ngjarje nga pritet një rikthim drastik i elektoratit, duke thithur edhe elektorat prej partisë së Dacit, e cila ka shans edhe t'i ribashkohet fraksionit që drejtohet nga Ukë Rugova.

Ndërkohë ndërtimi i aleancave dhe bashkëveprimi partiak duhet të kthehet në një trend të këtyre zgjedhjeve. Kjo prirje duhet të kthehet në një modus vivendi edhe për partitë e reja. Në një intervistë të njërit prej liderëve të partisë Fryma e Re, nuk m'u duk interesant përgjigja e tij mohuese, kur e pyetën nëse mund të hynte në aleancë me Vetëvendosjen, sepse strategjitë që mbështeten duke përjashtuar apo vënë stërkëmbësha shkaktojnë konfuzion tek votuesi dhe pastaj kthehen në bumerang për vetë përjashtuesit.

Gjithsesi skena politike e Kosovës tani ndihet të jetë më e maturuar. Andaj duket edhe më sugjestionuese. Por prova konkrete e këtij maturimi do të dëshmohet përmes uljes së abstenimit dhe një gare dinjitoze për të zgjedhur më të mirët dhe më të denjët.

(Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot)

Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.24.2010)
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2010)
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI (10.21.2010)
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]