VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Privilegjet e pluralizmit partiak HASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 10.25.2010, 06:10pm (GMT1) Kriza politike dhe institucionale po e orienton Kosovën drejt zgjedhjeve të reja parlamentare qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme, ku do të pritet që rreth 1.4 milionë qytetetarë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës, sipas së cilës do të vendoset se kush do ta qeverisë Kosovën: nëse do të vazhdojë ta qeverisë PDK-ja, partia e Hashim Thaçit, e cila në kuvendin që mbajti sot e rizgjodhi si lider të saj kryeministrin aktual të Kosovës, apo Kosova do të ketë një kryeministër të ri, të dalë nga formacionet apo aleancat e tjera partiake. Hashim Thaçi ka deklaruar para pak kohësh se partia e tij do ta udhëheqë Kosovën edhe në dy mandate të tjera, por kjo dëshirë e Thaçit mund të mbetet një ëndërr në sirtar nëse opozita aktuale dhe dy formacionet e reja partiake, Vetëvendosja dhe Fryma e re, do të organizohen në mënyrë të tillë, dhe në zgjedhjet e ardhëshme Hashim Thaçin do ta kthejnë në lider të opozitës. Këto janë privilegjet e pluralizmit partiak. Por zakonisht, përpara se të futesh në zgjedhje të reja, strategjitë e fushatave elektorale të partive pjesmarrëse përcaktohen duke kthyer kokën prapa për të parë të mirat e të metat, përparësitë dhe dobësitë, arsyet e fitoreve apo shkaqet e humbjeve të fushatave të shkuara. Nëse do të analizojmë statistikat e tre palë zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur në Kosovë, 2001, 2004 dhe 2007, do të vemë re se abstenimi ka ardhur duke u rritur, ku do të thotë se më tepër se gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk kanë shkuar në votime, duke mos e ushtruar të drejtën e votës. Në zgjedhjet e 2004 pjesëmarrja ka qenë rreth 53% dhe abstenimi 47 %, ndërsa në zgjedhjet e 2007 pjesëmarrja ka qenë rreth 42 %, ndërsa abstenimi 58 %. Po të analizojmë statistikat elektorale të partisë që ka qeverisur këtë mandat Kosovën, do të konstatojmë se PDK-ja në zgjedhjet e 2007 ka fituar 196.207 vota, që kanë përbërë 34 %, dhe duke e krahasuar me zgjedhjet e 2001 ku PDK-ja ka fituar 202.622 vota e me ato të vitit 2004 ku ka fituar 187.963, do të shihet se kjo parti ka pothuaj një elektorat konstant, e zgjedhjet i ka fituar jo se ka pasur rritje të elektoratit, por për shkak të humbjes të thellë të ish-rivales të saj LDK-ja e cila nga ana e saj ka pësuar një rënie drastike. Në zgjedhjet e vitit 2001, LDK-ja ka pasur rreth 350 mijë votues, në ato të 2004 - 320 mijë, ndërsa më 2007, LDK-ja mori vetëm 129 mijë votues, duke humbur rreth dy të tretat ose rreth 200 mijë votues, 110 mijë prej të cilëve votuan për partitë e Pacollit dhe Dacit, një pjesë e vogël votuan për partinë e Ramush Haradinajt, ndërsa një pjesë tjetër iu bashkangjit abstenimit. Në këtë kontekst statistikash dhe pakënaqësish nga ana e partive që kanë qenë në opozitë, duhet të ndërtohet strategjia e re, për të thithur elektorat e për të ulur shkallën e abstenimit. Partia që ka dalë më e rrënuar prej statistikave, është LDK-ja, e cila tani ndodhet përpara një prove të vështirë reformuese, pasi Fatmir Sejdiu kërkon me çdo kusht kreun e partisë, pa marrë parasysh humbjet e njëpasnjëshme. Ndërkohë fraksioni i Bujar Bukoshit, që pritet të shpallet, dhe që do të kryesohet nga Ukë Rugova natyrisht që do të përbëjë ngjarje nga pritet një rikthim drastik i elektoratit, duke thithur edhe elektorat prej partisë së Dacit, e cila ka shans edhe t'i ribashkohet fraksionit që drejtohet nga Ukë Rugova. Ndërkohë ndërtimi i aleancave dhe bashkëveprimi partiak duhet të kthehet në një trend të këtyre zgjedhjeve. Kjo prirje duhet të kthehet në një modus vivendi edhe për partitë e reja. Në një intervistë të njërit prej liderëve të partisë Fryma e Re, nuk m'u duk interesant përgjigja e tij mohuese, kur e pyetën nëse mund të hynte në aleancë me Vetëvendosjen, sepse strategjitë që mbështeten duke përjashtuar apo vënë stërkëmbësha shkaktojnë konfuzion tek votuesi dhe pastaj kthehen në bumerang për vetë përjashtuesit. Gjithsesi skena politike e Kosovës tani ndihet të jetë më e maturuar. Andaj duket edhe më sugjestionuese. Por prova konkrete e këtij maturimi do të dëshmohet përmes uljes së abstenimit dhe një gare dinjitoze për të zgjedhur më të mirët dhe më të denjët. (Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot) Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |