VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 10.26.2010, 08:09pm (GMT1)

Dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës trevjeçar, Partia Demokratike e Kosovës, e madhja, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e vogla e partneritetit, po shahen, thonë, gati si dikur, gati si atëherë kur LDK ishte shumë më e madhja, ndërsa PDK ishte shumë e vogël.

Mos kini merak. Sharja është thjesht zgjedhore. Është tejet e përkohshme. E kanë hallin vetëm sa ta çojnë Kosovën sa më shpejt tek kutitë e votimit dhe prej andej të dalë (Kosova) si rruar qethur.

PDK dhe LDK, LDK dhe PDK janë partnere të deri pa dy muajve. Dhe me ultratungujt e tyre urojnë deri në qiell, deri në kupë të qiellit, deri në kupë të kupës së qiellit, të jenë partnere edhe pas votimeve të reja. Dhe kjo periudhë e prishjes së partneritet - urojnë - të jetë një periudhë e nxjerrjes së mësimeve dhe e sheshimit të mospajtimeve.

Partnere do të thotë ortake. Ortake në shqip janë edhe dy a më shumë gra që kanë një bashkëshort. Më së shumti ato marrin inat ndaj njëra tjetrës, shahen, grinden, kapen edhe për flokës, bezdisin shtëpinë e katundit për hisen (pjesën) e tyre më të mirë të shtratit bashkëshortor. Shtratin bashkështortor të dy ortakeve, PDK-së dhe LDK-së, e ndan pushteti.

Fjalori i gjuhës së sotme letrare shqipe, për fjalën ortake ka përgegjësen "shemër". Dhe shkruan: (një) shemër, shemra, (ca) shemra, shemrat. 1. Kuptimi i vjetër - Gruaja e dytë që merrte një burrë, kundrejt gruas së parë që ishte gjallë në shtëpi; secila nga gratë që kishin të njëjtin burrë kundrejt njëra-tjetrës. Shkonin si shemrat - shkonin keq, ziheshin vazhdimisht.

Ajo që në fjalorin e gjuhës së sotme letrare shqipe përshkruhet si një dukuri arkaike, e vjetër, e dikurshme, në realitetin e politikës është aktuale, është e kohës, madje edhe më shumë se e kohës - është dukuri e ditës. Ortakëria, partneriteti, shemëria (me theks tek i) janë dukuri e kohës (e ditës) në politikë, në biznes, jashtë politikës dhe biznesit, kudo edhe në jetën shqiptare ku nuk ka kufij kuptimorë midis politikës dhe biznesit, midis jopolitikës dhe jobiznesit.

Nuk ka asnjë shenjë, nuk ka asnjë siguri, nuk ka asnjë të dhënë se PDK dhe LDK. partnere, ortake, shemra të deri para dy mujave, nuk do të jenë të tilla edhe pas dy muajve. Mos iu besoni sharjeve, grindjeve, zënieve për flokësh, asgjë tjetër. Madje do të merren vesh edhe për PTK-në, i vetmi mospajtim thelbësor që ka ekzistuar deri më sot midis dy partive aktualisht më të mëdha të Kosovës, një mospajtim joantagonist, pra një mospajtim joarmiqësor, një mospajtim kundërshtarësh të përkohshëm se sa i takon njërës dhe sa i takon tjetrës të përfitoj. Një mospajtim që nuk është zgjidhur dy muaj të procesit të ndarjes, por do të zgjidhet në dy muajt deri pas zgjedhjeve.

Fjalorët ndërrojnë jo vetëm brenda vitit e muajit, por edhe brenda javës, ditës, orës e minutës. Dëgjuam në fillim betimet në kushtetutë, pastaj dëgjuam për zgjedhje të parakohshme, fjalor që buron nga kushtetuta, pastaj dëgjuam për zgjedhje të jashtëzakonshme, fjalor që nuk e përmban asnjë kushtetutë në botë, tash po dëgjojmë për zgjedhje të shpejta, edhe ky një tjetër fjalor që nuk ka askund të bëjë me kushtetutën as me kushtetutshmërinë.

Prandaj mos kini merak për fjalorin aktual midis dy partive më të mëdha të Kosovës. Fill pas numërimit të votave, fjalori do të ndryshojë krejtësisht. Dhe shtrati bashkëshortor - pushteti - do të jetë i ëmbël sa edhe më parë, madje edhe më i ëmbël.

(Botuar në Bota Sot më 24 tetor 2010)

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.