VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EXPRESS - GAZETARIA E POLITIKËS Nga Bajrush MORINA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EXPRESS - GAZETARIA E POLITIKËS

Nga Bajrush MORINA

E Enjte, 10.28.2010, 09:36am (GMT+1)




Gazetaria e Kosovës prej fillimit të kësaj jave është më "e varfër" për disa pena të njohura të "lagjes" së Express gazetarisë në Kosovë. Ndër më të njohurit është Berat Buzhala. Ai me disa kolegë të tij ka vendosur që tash e tutje nuk do të jetë më "gazetar i pavarur" por do të jetë politikan i varur. Do ta bartë kravatën e kuqe të Partisë Demokratike.

Në të parë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë mes. Fundja Buzhala nuk është i pari e as i fundit që po hyn në politikë nga fusha e gazetarisë. Këtë sfidë e kanë provuar edhe disa të tjerë. Shumica prej penave të gazetarisë në Kosovë kanë dështuar në politikë, por disa tashmë janë shndërruar në politikanë me karrierë të bujshme në politikë dhe me karrierë modestë në gazetari.

Megjithatë te lloji i Buzhalës dhe i sojit të tij të përafërt të gazetarisë ka një çështje që duhet të debatohet. Është fjala për gazetarinë e pavarur, për gazetarinë profesionale, për etikën në gazetari, për paanshmërinë në gazetari e për shumë e shumë terminologji e teori të shpikura prej tyre, në të cilat ata thirreshin e çirreshin me të madhe në këto dhjetë vjetët e fundit. Me një fjalë ata dhe vetëm ata, Buzhala and company ishin "të pavarur", ishin gazetarë "profesionalë", ishin gazetarë "të paanshëm"... pra ishin analistë e koluministë " të pavarur" , "të paanshëm", "profesionalë" etj, etj. Në fakt ata vetëshpalleshin si të tillë, vetëdeklaroheshin si të tillë se për ndryshe ata dalloheshin edhe prej planetit të hënës se ishin gazetarë të porositur, gazetarë të paguar, gazetarë politikë, gazetarë të anshëm e me një fjalë gazetarë, kolumnistë e drejtues të gazetës së PDK-së, por që ka një emër tjetër, jo si të partisë.

Ç'është e vërteta as në ngjyrimin e tyre politik nuk ka diçka skandaloze. Madje në rrethanat e pasluftës në Kosovë, kjo mbase është diçka normale. Por ajo që më jep rastin tash t'ua nxë atyre "bishtin me derë" është fakti se pse deri më tash ata buxhalistët and company thirreshin e çirreshin në gazetarinë e pavarur, pse na mbanin ders e na shisnin "tollum" për gazetarinë e paanshme, pse lëvdoheshin e rrihnin gjoksin e tyre "˜të pulës" për gazetarinë profesionale, pse deklaronin se janë analistë e kolumnistë të pavarur?

Aq më tepër, pse ky lloj i gazetarëve dhe i "Express'" gazetarisë akuzonin të tjerët se janë gazetarë të ndikuar nga politika, se po bëjnë gazetari të njëanshme, se i takojnë asaj, ose kësaj partie politike?

Me një fjalë pse e maskonin profesionin dhe fytyrën e tyre mediale e politike? Pse deri më tash ishin gazetarë me dy fytyra?

Me hyrjen në politikë të Berat Buzhalës me kompaninë e tij, gazetaria në Kosovë do të marrë frymë më lirisht nga këta predikues të "Express gazetarisë së pavarur", do të kemi një numër më të paktë të gazetarëve me "dy fytyra" e mbi të gjitha do të na pushojnë veshtë së paku për një kohë nga zhurma e analizave "të pavarura" të llojit të "Express gazetarisë".

Në këtë drejtim më së shumti ka fituar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti tash e tutje do të ketë në radhët e veta edhe pena të shkollës së gazetarisë së Veton Surroit, i cili pos që arriti të "shkrijë" ORË-n e tij në LDK, të dërgojë "emisarët" e vet në AAK, tash ia arriti qëllimit që të anëtarësojë edhe në PDK nxënësit e shkollës së tij gazetareske.

Por, te rasti i Berat Buzhalës ka një problem të natyrës politike. Ai tash e tutje duhet të heqë dorë nga kompania e tij që merret me thyerjen dhe shtypjen e gurëve, "Arena Invest" SH.P.K. me adresë: T. Milicevica Nr.12 Leposaviq. Këtë "dorëheqje" ai duhet ta bëjë patjetër, sepse ndryshe e ndjek Hasan Preteni dhe ligji Antikorrupcion. Nejse, Berati duhet të heqë dorë edhe nga biznese të tjera, por jo vetëm duke e fshirë emrin e tij apo të kompanisë nga vebfaqja e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, por duke dhënë shembull se si një "gazetar i pavarur" hyn në politikë "i pastër si loti!"
Bajrush MORINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PDK DHE LDK, NJË PANGJASHMËRI - E VOGËL SA E MADHENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.27.2010)
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.26.2010)
TURQIA LARGOHETNga ROGER COHEN, New York Times (10.26.2010)
Privilegjet e pluralizmit partiakHASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2010)
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.24.2010)
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2010)
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI (10.21.2010)
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]