E Djelë, 08.18.2019, 05:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FRANK SHKRELI: NE SHQIPTARËT JEMI MIRËNJOHËS PËR ROLIN E SHBA NË MBROJTJE TË INTERESAVE TË KOMBIT TONË

Intervista që boton Voal-online i është dhënë gazetës TELEGRAF të Tiranës e do të botohet nesër e pasneser
E Enjte, 10.28.2010, 08:04pm (GMT+1)

PROFIL I SHKURTER: Frank Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor ne Zërin e Amerikës, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek Zëri i Amerikës, zoti Shkreli ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka sherbyer këshilltar i larte programacioni në divizionin europian të Zërit të Amerikës. Ju kujtojmë që në këtë periudhë duhej punuar në kushtet e luftës së ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zevendës drejtor i Euroazisë në Zërin e Amerikës, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Nga viti 1994 deri në vitin 2003, zoti Shkreli ka qenë drejtor i divizionit Europian të Zërit të Amerikës, divizion nga i cili, perveç gjuheve te ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje. Frank Shkreli ishte pjese e delegacionit te pare diplomatik amerikan ne Shqiperi ne Mars/Prill te vitit 1991, me ç'rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetesh dhe moren pjese si vezhgues ne zgjedhjet e atij viti. Ai ka vizituar shpesh Shqiperine dhe Kosoven si pjese e delegacioneve te ndryshme te Shteteve te Bashkuara.

Pas daljes ne pension nga detyra qeveritare, pas 30-vjetesh, Z. Frank Shkreli sherben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan një organizatë jo-qeveritare që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në trojet shqiptare në Ballkan.

INTERVISTA

PYETJE: Në kohën që Shqipëria bënte kapërcimin e madh të ndryshimit të sistemeve shoqërore nga diktatura në demokraci, ju punonit në një funksion të rëndësishëm në "Zërin e Amerikës". Mund të tregoni për lexuesit tanë se si i keni përcjellë këto ndryshime në dheun amë?

FRANK SHKRELI: Une gjithmone e konsiderojsha kete detyre si nje mundesi per te punuar per vendin e adaptuar, Ameriken, por ishte gjithashtu edhe nje rast i jashtzakonshem per t'u marre me Shqiperine dhe Shqiptaret dhe per te influencuar sadopak, ne menyre pozitive, ne rrjedhen e zhvillimeve ne Shqiperi si edhe ne marredheniet shqiptato-amerikane. Fundi i 1980-ave dhe fillimi i 1990-ave ishte per mua pa dyshim periudha me interesante ne jeten time profesionale. Per dekada, ç'prej kohes se Nixonit e Kissingerit, politika e Washingtonit ishte detenta, d.m.th., ruajtja e balancit politik midis blokut komunist lindor dhe botes demokratike perendimore. Pothuajse ishim te programuar te mendonim se ky ishte realiteti i marredhenieve nderkombetare, ne nje bote me arme berthamore, te cilat mund te shkaterronin boten disa here. Por gjate '80-ave, Presidenti Ronald Reagan nuk pajtohej me kete politike. Pas nje vizite te Zotit Reagan ne ndertesen e Zerit te Amerikes, vendosem qe programet drejtuar vendeve te Evropes Lindore, kryesisht te perqendroheshin ne gjendjen e brendshme te atyre vendeve, duke njoftuar per çdo gje qe ndodhte nga nje vend ne tjetrin, sidomos ngjarjet e Polonise bene jehone ne gjithe Evropen. Buxheti per transmetimet drejtuar botes komuniste u shtua dhe si rrjedhim perfitoi edhe seksioni shqip i Zerit te Amerikes. Me shtimin e oreve per transmetim, edhe seksioni shqip, me '89-90 programet ia kushtonte kryesisht gjendjes ne Shqiperi, por edhe ne Kosove. Fatkeqisht, une nuk kisha mundesi te ndjekja ngjarjet ne Shqiperi duke u bazuar ne burimet standarde, per arsye qe dihen, por Zeri i Amerikes sherbente edhe per mua si burim i dores se pare. Megjithese disa media te huaja njoftonin per trazira te mundeshme ne Shqiperi, ishin intervistat e para nga personalitet shqiptare per Zerin e Amerikes, dicka qe deri atehere ishte e pa-imagjinueshme, qe me ne fund me bindi se dicka me rendesi e pozitive po ndodhte edhe ne Shqiperi. Per mua si nepunes i Zerit te Amerikes si dhe per shume degjues, ishte hera e pare qe degjoheshin kritika ndaj regjimit, nga persona brenda Shqiperise. Ishte nje periudhe jashtezakonisht e tensionuar por edhe shpresedhense se me ne fund edhe Shqiperia po rrezonte komunizmin dhe po behej perseri anetare e komunitetit nderkombetar.

PYETJE: A e keni vizituar Shqipërinë pas përmbysjes së diktaturës dhe a mund të na jepni ndonjë mbresë nga këto vizita mbi ndryshimet që po bëheshin?

FRANK SHKRELI: Une kam patur fatin e mire dhe privilegjin si shqiptaro-amerikan, qe Shqiperine ta vizitoja per here te pare ne Mars-Prill te vitit 1991, si pjese e delegacionit te pare diplomatik amerikan ne Shqiperi. Menjehere pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Tiranes dhe Washingtonit me 15 Mars, 1991 Stejt Departmenti dha urdher per dergimin pa vonese te delegacionit dhe per hapjen e ambasades amerikane ne Tirane, si edhe per te marrjen pjese ne zgjedhjet e prillit. Delegacioni perbehej nga kater veta, duke perfshire edhe mua. Une kisha pritur gjithe jeten per te vizituar Shqiperine dhe mu dha rasti jo vetem per te vizituar, por per te vizituar si antar i delegacionit diplomatik amerikan, te ngarkuar me hapjen e ambasades amerikane ne Tirane. Per mua nuk kishte gezim me te madh. Por, fatkqesisht ky gezim, me te arritur ne Tirane u kthye shpejt ne deshprim dhe hidherim. Si delegacion, na deshproi pa mase varferia me te cilen u ballafaquam kudo shkonim, anembane Shqiperise. Une e kisha ndjekur situaten dhe pritja varferi, por niveli i varferise qe gjetem ne Shqiperi ne Mars-Prill, 1991 ishte diçka qe shokoi mua dhe koleget e mi. Pas kesaj vizite, une kam vizituar shume here, kryesisht si pjese delegacionesh zyrtare amerikane dhe me vone si perfaqesues i organizates shqiptaro-amerikane, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku jam takuar me udheheqesit shqiptare te te gjitha ngjyrave si edhe me intektuale dhe gazetare. Eshte e padiskutueshme se Shqiperia ka bere hapa jashtezakonisht te medhej perpara nga vizita ime e pare. Edhe nga vizitat qe kane pasuar, gjithmone kam vene re ndryshime per me mire --me perjashtim te periudhes fatzeze te '97 -- dhe perparimet jane shtuar progresivisht gjate viteve. Te paken ky eshte vleresimi im, si vizitor nga jashte.

PYETJE: Është e provuar se Shtetet e Bashkuara dhe personalitet më të larta të saj, nga Woodrow Willson e deri tek Barack Obama, në momentet më delikate të shekullit të fundit kanë qenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Si shpjegohet kjo mbështetje?

FRANK SHKRELI: Per mendimin tim kjo i atribohet dy fakteve. Nje, se Shtetet e Bashkuara, megjithe disa te meta gjate historise ne marredhenIet nderkombetare -- ne thelb-- gjithmone jane perpjekur te mbrojne vendet dhe sidomos popujt e vegjel nga pushtuesit dhe qe ato vende e popuj te gezojne lirite dhe te drejtat njerezore sic i gezojne amerikanet. Kejo, sic veni ne dukje edhe ju eshte pasqyrua edhe persa i perket fatit dhe mbrojtjes se interesave shqiptare gjate historise. Fan Noli, ne kujtimet e tija thote se ne nje takim me presidentin Woodrow Wilson, udheheqesi i atehershem amerikan i tha Nolit se nje ze kam dhe ate ze do ta perdore ne mbrojtje te Shqiperise. Fan Noli ishte lobisti i pare shqiptar, megjithse ne kohen e tij nuk quheshin te tille. Dhe fakti i dyte eshte se sot, dhe do te thoja gjate dyzet vjeteve te fundit, komuniteti shqiptaro-amerikan eshte mobilizuar, here me mire e here me keq, por kryesisht mire, ne mbrojtje te interesave kombetare duke sensibilizuar opinionin amerikan; por c'eshte me e rendesishme duke sensibilizuar udheheqesit e ndryshem te ekzekutivit dhe te Kongresit amerikan per vuajtjet dhe padrejtesite qe ka pesuar kombi yne nen komunizem dhe nen regjimet e ndryshme sllavo-fashiste ane e mbane Ballkanit. Nuk ishin interesat gjeo-politike qe bene Shtetet e Bashkuara te bindin aleatet e tyre ne NATO se kishte ardhur koha per te sulmuar Serbine dhe per ta ndeshkuar ate per krimet qe bente mbi shqiptaret e Kosoves. Ishin dhimbjet dhe ndjenjat njerzore te Amerikes per te shpetuar nje popull nga zhdukja. Fatbardhesisht, ne shqiptaret, me perjashtim te periudhes enveriste, jemi mirenjohes per rolin qe Shtetet e Bashkuara kane luajtur dhe vazhdojne te luajne ne mbrojtje te interesave te kombit tone.

PYETJE: Në Shqipëri ka një opinion të fortë se Shtetet e Bashkuara dhe "Zëri i Amerikës" kanë luajtur një rol të dorës së parë në ndryshimin e klimës politike në Shqipëri. Mund të na tregoni se si ka evoluar ky rol nëpër vite?

FRANK SHKRELI: Eshte thene shpesh e sidomos gjate Luftes se Ftohet se Zeri i Amerikes ishte ambasadori me i mire i Shtetve te Bashkuara, pasi depertonte atje ku nuk mund te shkelte kemba e diplomatit. Kejo qe thoni ju eshte fakt, jo vetem per Shqiperine, por edhe per vende te tjera ish-komuniste. Une kam degjuar deklaratat e Lech Walesa dhe Vaclav Havel, dy disidente te njohur, se pa Zerin e Amerikes gjerat nuk ishin zhvilluar ashtu si u zhvilluan ne Evropen lindore. Walesa pat thene, "A rritet luleja pa diell?" Te njejtin vleresim kane bere edhe personalitete shqiptare ne lidhje me rolin e Zerit te Amerikes. Zeri i Amerikes ishte zeri i atyre, te cileve zeri nuk u degjohej. Para 20 vjeteve, ai transmetonte intervista me intelektuale shqiptare te cilet nuk kishin media tjeter per te shprehur mendimet e tyre ne prag te renjes se komunizmit dhe nuk kishin menyra te tjera per te paraqitur mendimet e tyre para shqiptareve. Mos te harrojme se shume prej ketyre intervistuesve te pare ne Zerin e Amerikes, si Gramoz Pashko, Sali Berisha e Fatos Nano, e te tjere u bene udheheqsit kryesore te vendit. Ne kete kuptim, Zeri i Amerikes, si pjese e pandare e medias shqiptare, ka ndihmuar ne evolucionin politik por edhe ne ate mediatik. Une dhe koleget jemi krenare per ndihmesen sado pak te vogel dhe rolin e luajtur nga Zeri i Amerikes, por fakti mbetet se herojte e vertete te kesaj lufte ishit ju ne Shqiperi qe per dekada, shpesh nen kushte c'njerzore, mbajtet gjalle mendimet, kulturen dhe idete per liri, qe qeveria komuniste donte ta shuante. Me ne fund, fuqia e se vertetes mbizoteroi.

PYETJE: Shqipëria njihet botërisht si një nga shtetet më pro-amerikanë. A është normale kjo për një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Europian?

FRANK SHKRELI: Siç thashe edhe me lart, ne shqiptaret jemi popull mirenjohes ndaj Shteteve te Bashkuara dhe kjo eshte e drejte, pasi mos te ishte per angazhimin e Shteteve te Bashkuara, shume gjera nuk kishin shkuar ne favor tone gjate historise. Ishin Shtetet e Bashkuara ato qe duhej te merrnin iniciative dhe te bindnin aleatet evropiane per shume gjera, kur vinte puna tek ceshtjet shqiuptare. Per me teper, historia e Evropes karshi kombit shqiptar, sidomos ne fillim te shekullit te kaluar, ishte tragjike per interesat kombetare, dhe ne favor te armiqeve te kombit tone. Por historia eshte histori dhe situata e soteme eshte krejte tjeter; kombi shqiptar ka nevoje, si gjithmone, per aleate dhe perkrahes. Pasi sic eshte vene re kohet e fundit, armiqet e vjeter nuk kane ndryshuar. Ata e kane humbur luften per uzurpim territoresh shqiptare, por armiqesite tani i shprehin me djegejen e flamurit kombetar te shqiptareve. Prandaj besoj se per arsye gjeografike, ekonomike, kulturore e te tjera, Shqiperia duhet te forcoje marredhenjet me Bashkimin Evropian me shprese qe nje dite te behet anetare. E them kete si nje person qe gjate gjithe jetes kam bere sa kam patur mundesi per lidhjen dhe forcimin e marredhenjeve shqiptaro-amerikane. Kejo nuk i prishe pune aspak Amerikes, perkundrazi eshte Amerika ajo qe e do Evropen nje, te lire, te bashkuar e ne paqe.

PYETJE: Ju i keni ndjekur zhvillimet shqiptare të njëzet viteve të fundit. Çfarë do të veçonit ndër arritjet më të spikatura por edhe disa nga dështimet e kësaj periudhe?

FRANK SHKRELI: Megjithse tranzicioni politik, ekonomik dhe transformues mund te kete qene i ngadalshem dhe te gjithe ne do te deshironim ne progres me te shpejt, mos te harrojme se 20 vjete nuk jane nje periudhe teper e gjate, sidomos kur te merret parasysh se ne cfare gjendjeje ishte Shqiperia me 1990, e dale nga njeri prej sistemeve me te egera komuniste. Ne harrojme se pothuaj te gjitha vendet e Evropes Lindore kishin periudha liberalizimi gjate komunizmit dhe ishin me te pergatitura per tu perballur me tranzicionin. Per mua, natyrisht renja e komunizmit ne vet-vete ishte nje arritje monumentale ne historine shqiptare. Une konsideroj antaresimin e Shqiperise ne NATO si afirmim te antaresimit te kombit tone ne familjen e shteteve te zhvilluar e moderne te botes, ne pritje te antaresimit te plote te saj ne Bashkimin Evropian. Liberalizimi i vizave eshte gjithashtu nje gje pozitive, qe me ne fund, shqiptaret te mos e ndiejne veten si qytetare te dores se dyte ne Evrope. Mbi te gjitha, jam i besimit se "Rruga e Kombit" eshte nje monument kombetar me nje domethenje te rendesishme psikologjike per shqiptaret, por ka edhe rendesi te jashtzakoshme per integrimin ekonomik e kulturor te kombit. Keto jane, e besoj, arritje me te cilat cdo shqiptar, pa marre parasysh antaresimin politik, duhet te jete krenar sepse keto jane arritje ne interesin afatgjat te kombit. Nder deshtimet, natyrisht, une si edhe shume te tjere konsideroj dhunen dhe anarkine e '97 si nje pike te zeze ne historine e 20 vjeteve te fundit. Gjithashtu me deshperon fakti se sot pas 20-vjete demokraci, forcat kryesore politike te vendit nuk kane gjetur ende nje modus-vivendi pozite-opozite per te punuar per te miren e vendit dhe te kombit. Shqiperia ka shenuar arritje te medha gjate kesaj periudhe, por ka shume per tu bere. Dhe gjeja kryesore qe duhet bere eshte qe forcat politike, te shtyre edhe nga elektorati, ti japin fund luftes politike dhe te punojne drejte zhvillimit te ekonomise dhe mireqenjes se pergjitheshme te popullit. Deshtime te tjera drejte rruges se nje Shqiperie demokratike qe do te vononin ose te shlyenin mundesite e saje per anetaresim ne Bashkimin Evropian, do te ishin te papranueshme.

PYETJE: Kemi vënë re se ju jeni një vëzhgues, por edhe analist i vëmendshëm i zhvillimeve aktuale politike në Shqipëri. Ç’mendim keni për situatën politike në Shqipëri dhe si mund të ndryshojë pozitivisht ajo?

FRANK SHKRELI: Sic thashe edhe me larte, situata e soteme politike ne Shqiperi, ose me mire te themi marredhenjet midis pozites dhe opozites jane nje burim shqetesimi jo vetem per mua si shqiptaro-amerikan por edhe per miqet amerikane te Shqiperise e te Shqiptareve. Edhe ketu ne Amerike, sidomos ne kete kohe zgjedhjesh eshte ashpersuar toni dhe klima politike, gje qe eshte krejtsisht e natyrshme per nje periudhe zgjedhjesh. Pas 2 Nentorit, deri diku do te na pushojne veshet dhe si humbesit si fituesit do te shkojne ne pune te vet, me ndonje perjashtim aty ketu. Rasti i Shqiperise, sic e perjetoni eshte ndryshe; duket sikur situata politike eshte ne nje krize dhe ne nje situate konfliktuale te perhereshme. Te paken, kejo eshte pershtypja qe une kam nga te lexuarit dhe te shikuarit e lajmeve ne internet. Sistemi demokratik eshte quajtur sistem i veshtire per te qeverisur, por i preferuar. Liria nevojite pergjegjesi. Natyrisht, pike se pari nga udheheqesit, por edhe nga shtresat e tjera te shoqerise. Sidomos nga media. Ne vend qe te perpiqet te informoje publikun, nje pjese dermuese e medias shqiptare hedhe vaj ne zjarr duke e ndezur edhe me keq situaten. Gjeja qe mund te filloje te ndryshoje kete situate do te ishte inkurajimi i dialogut dhe i mirekuptimit serioz midis dy paleve te kunderta ne nje ambient ku mund te gjejne dhe te diskutojne per gjera te perbashketa. Fatkeqsisht, une nuk e shoh kete si nje mundesi te radhes, midis paleve ne Shqiperi. Kam droje se duhet pritur per nje brez te ri qe mund te jene te zotuar per nje udheheqje etike, qe per te miren e vendit lufton programin ose qeverisjen e kundershtarit, por nuk e konsideron kundershtarin armik te perjeteshem.

PYETJE: Në skenën shqiptare sot ekziston i njëjti antagonizëm politik si njëzet vjet më parë. PD dhe PS, dy forcat më të mëdha politike në vend vazhdojnë të jenë në një "luftë" për jetë a vdekje. Cilat janë arsyet e këtij antagonizmi dhe a e shihni normal këtë antagonizëm?

FRANK SHKRELI: Megjithse kam frike se shume miqe te mije do te me kritikojne per keto qe po them ne lidhje me kete pergjigje ndaj pyetjes tuaj, une kam menduar gjithnje se problemet e demokracise ne Shqiperi, ose "antagonizmat politike' sic i quani ju, jane rezultat i se kaluares se tmershme komuniste. Elita e soteme politike ne Shqiperi, qofte ajo qeveritare, e shtetit, udheheqes partishe, deputete, drejtore e udheheqes te ndryshem institutesh e institucionesh, deri edhe drejtues te mediave -- te gjithe jane ose vijne nga nje klase qe dikur ka mbajtur gjalle regjimin e Enver Hoxhes. Ne kete kuptim mund ta quajsh "normal". Por kejo "normale" eshte abnormalitet per Shqiperine e soteme. Prandaj, "antagonizmi politik" rrjedhe natyrisht nga kejo elite qe kryesisht eshte rritur e edukuar nen komunizem. Dihet se komunizmi shqiptar ushqente nje fryme mos-tolerance ndaj kundershtareve deri ne zhdukjen e tyre dhe nuk ishte nje sistem qe inkurajonte dialogun e bashkpunimin midis njerezeve me mendime te ndryshme. Nuk eshte per tu cuditur per kete situtate, po te shikosh rreth e rrotull sheh se ish-zyrtare te larte e ish-ministra te regjimit hoxhist sot jane kryetar partishe ose perfaqsues ne parlament dhe ne detyra te tjera te larta. Fatkeqsisht, fryma e mos kompromisit te regjimit komunist, vihet re kudo dhe te ulurit ne tryeze per te diskutuar per te miren e perbashket dhe per zgjidhjen e problemeve qe afektojne te gjithe -- duket se eshte jashte modes. Ky polarizim politik, po te vazhdoje, mund te keqesoje edhe me tej situaten politike dhe mund te preke edhe gjendjen ekonomike te vendit. Kam droje se i takon nje gjenerate te re per ta nxjerre vendin nga ky "antagonizem politik" dhe u takon votuesve shqiptare te mbajne pergjegjes eliten e soteme per kete antagonizem. U takon gjithashtu universiteteve te vendit qe te ofrojne kurse dhe lende studimi ne lidhje me sjelljet e mira politike, dhe ne lidhje me etiken dhe bashkpunimin politik si edhe mbi frymen e kompromisit midis forcave te ndryshme per brezin e ri te politikaneve shqiptare.

PYETJE: Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar përçlirimin dhe pavarësinë e Kosovës . Aktualisht Kosova është e pavarur , por përballet me një sërë sfidash të mëdha. Si e shihni perspektivën e saj ?

FRANK SHKRELI: Me plot te drejte thoni se Kosova, megjithse e pavarur, perballet me nje sere sfidash te medha. Duket sikure euforia e pavaresimit po venitet dhe problemet e jetes se perditeshme te qytetareve sa vine e shtohen. Problemet jane serioze per Kosoven, ato jane te mbrendshme dhe te jashteme -- duke filluar nga krimi i organizuar e korrupsioni dhe nje ekonomi qe nuk po funksionin si duhet. Raporti i fundit i Transparency International e rendite Kosoven ne vendin e 110, dmth ne poziten me te keqe ne Evropen Juglindore, persa i perket korrupsionit. Problem eshte gjithashtu edhe ngecja e njohjeve te shtetit te Kosoves -- sidomos nga shtetet anetare te Bashkimit Evropian -- Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Pastaj ndryshimet politike te koheve te fundit ne Kosove nderlikojne mbarvajtjen e zhvillimeve ne ate vend. Per arsye te ketyre problemeve, Janusz Bugajksi, nje ekspert i ceshtjeve te Ballkanit thote se Kosova eshte ne rrezik te mbetet nje "shtet i ngrire" qe nuk mund te beje hapa drejte antaresimit ne organzimat nderkombetare si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Nje shtet i ri si Kosova ka nevoje per stabilitet politik, sidomos ne kete kohe kur shume vende te botes jane duke marre ne konsiderim njohjen e shtetit te Kosoves. Gjate dekades se kaluar, elita politike dhe populli i Kosoves kane fituar perkrahjen dhe simpatine e jo vetem te Shteteve te Bashkuara por edhe te botes. Shpresoj qe, gjate javeve e muajve te ardheshem, ndersa behen pergatitjet per zgjedhje te reja, populli dhe udheheqesit e Kosoves te vazhdojne te tregojne mencurine dhe pjekurine politike qe kane treguar ne te kaluaren. Keshtuqe, per tju pergjiogjur pyetjes suaj, perspektiven e Kosoves e shoh si optimiste, por ne te njejten kohe, perspektiva e vendit me shume se kurr, eshte ne dore te elites politike dhe popullit te Kosoves.

PYETJE: Diaspora shqiptare në Amerikë ka ardhur duke u forcuar vitet e fundit. Mund të na jepni një tablo të veprimtarisë së kësaj diaspore?

FRANK SHKRELI: Diaspora ne Amerike me te vertete eshte shtuar vitet e fundit; dhe eshte shtuar me njerez te edukuar, me biznismene dhe pronare te lloje lloje tregtishe, e bile edhe shkrimtare me shoqaten e tyre. Pervec komuniteteve te medha shqiptaro-amerikane ne qendrat e njohura si New York, Boston,Chicago, Detroit e Filadelfia, sot mund te gjejsh komunitete te diaspores shqiptare ne pothuaj te gjithe 50 shtetet e Amerikes, duke perfshire edhe Alasken e ftohet. Jane te organizuar ne organizata dhe shoqata te ndryshme duke filluar nga Vatra e Fan Nolit e deri tek lloj organizatash kulturore e fetare, duke perfshire edhe grupe lobiste sic eshte keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Shume aktivitete te komunitetit behen ne qendrat fetare ose ne bashkpunim me to. Botimet kryessore te diaspores jane gazeta Illyria dhe Dielli por edhe Revista Kuvendi ne Detroit dhe website te ndryshme qe pasqyrojne veprimtarine e ketij komuniteti. Megjithse komuniteti shqiptaro-amerikan, kryesisht pasqyron percarjet e politikes shqiptare ne Ballkan, prapseprap ka raste te shumta qe komuniteti angazhohet se bashku sic ishte sivjet festimi i pervjetorit te lindjes se Nene Terezes dhe ditet e fundit vura se Vatra do festoje me nje darke Diten e Flamurit me nje pjesemarrje te madhe te organizatave e shoqatave te tjera te diaspores ne New York. U organizuan gjithashtu darka e kokteje per te pritur udheheqsit e Shqiperise dhe te Kosoves gjate qendrimit te tyre ne Kombet e Bashkuara. Komuniteti cdo vjet mban festivale dhe merr pjese ne parada, duke vene keshtu ne dukje kulturen dhe veshen tone para botes amerikane. Por ajo qe kejo diaspore, individ dhe organizata ben me se miri, dhe gjithmone ne interes te kombit shqiptar, jane lidhjet qe mban me politikane si edhe me shoqerine amerikane, per ti sensibilizuar ata per fatin e bashkombasve tane ne Ballkan.

PYETJE: Si një nga personalitetet e kësaj diaspore, çfarë mendoni se duhet bërë më tepër për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara?

FRANK SHKRELI: Une besoj se marredhenjet midis dy vendeve jane jashtzakonisht te mira, megjith kritikat dhe verejtjet qe vijne nga hera ne here, prej Washingtonit, drejtuar politikes shqiptare. Kombi shqiptar nuk ka mik me te madh se Ameriken. Kejo eshte treguar here pas here, deshmia me e fundit, perkrahja vendimtare e Washingtonit per clirimin dhe pavaresine e Kosoves. Marsi i vitit qe vjen shenon 20-vjetorin e marredhenjeve shqiptaro-amerikane. E ndjeje veten krenare qe 20 vjete me pare isha ne Tirane me delegacionin e pare diplomatik amerikan, qe shenoi kethimin e prezences amerikane ne Shqiperi pas nje mungese prej pothuaj 50 vjetesh. Gjate viteve mund te kete pasur periudha ftohjeje, por kryesisht kane qene marredhenje te shkelqyeshme dy-paleshe. Si mund te forcohen lidhjet midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara eshte pyetja. Jam i sigurt se asnje shtet ne bote nuk ia do te miren kombit shqiptar sa ia duan Shtetet e Bashkuara. Nga pikepamja amerikane, kejo miqesi shtohet me forcimin e demokracise dhe te institucioneve te shtetit dhe zbatimin e ligjeve, me luften kunder korrupsionit dhe me zhvillimin e ekonomise se tregut, por mbi te gjitha lidhjet midis dy vendeve forcohen me bashkpunimin e te gjithe forcave politike shqiptare qe te vene interesin e kombit mbi interesat personale e partiake. Nje Shqiperi me nje stabilitet politik dhe ekonomik eshte ne interes te marredhenjeve Tirane-Washington.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.28.2010)
EXPRESS - GAZETARIA E POLITIKËS Nga Bajrush MORINA (10.28.2010)
PDK DHE LDK, NJË PANGJASHMËRI - E VOGËL SA E MADHENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.27.2010)
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.26.2010)
TURQIA LARGOHETNga ROGER COHEN, New York Times (10.26.2010)
Privilegjet e pluralizmit partiakHASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2010)
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.24.2010)
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2010)
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]