VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - T'i themi jo izolimit të KosovësSHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIANGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.30.2010, 01:23pm (GMT+1)



Pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë e Bosnjen, Tanja Fajon e sheh me shumë rrezik izolimin e Kosovës, që, për të qenë më të saktë, duhet thënë izolimin e shqiptarëve të Kosovës. Tanja Fajon me rastin e vizitës të saj në Prishtinë u premtoi shqiptarëve të Kosovës lajme të mira pas 10 nëntorit. Edhe Ulrike Lunacek,  raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tha për radion gjermane "Deutschlandfunk" se "është shumë e dhimbshme që kosovarët tani mbesin të vetmit në Evropë pa mundësi për të udhëtuar në Evropë". "Personalisht jam duke ushtruar një trysni të paparë tek Komisioni Evropian dhe të Këshilli Evropian në mënyrë që të bëhen hapa përparues në drejtim të heqjes së vizave edhe për Kosovën", ka thënë Lunacek.

Le të shpresojmë që Parlamenti Evropian do ta zgjidhë menjëherë këtë problem që i izolon dhe diskriminon vetëm shqiptarët e Kosovës, por nga ana e tyre edhe shqiptaret këtej e andej kufirit duhet të lëvizin e ta marrin në dorë fatin e tyre, aq më tepër kur është fjala për lëvizjen e lirë, një e drejtë elementare e njeriut.

Ndërsa për Shqipërinë e Bosnjen liberalizimi i vizave tani është punë e kryer, ku përpara Krishtlindjeve të katolikëve qytetarët e këtyre dy shteteve do të qarkullojnë të lirë në zonën Shengen, për shqiptarët e Kosovës, që përbëjnë një popullsi prej më tepër se dy milionë banorësh nuk do të ndryshojë asgjë. Ata do të vazhdojnë të popullojnë rradhët e gjata përpara ambasadave të shteteve evropiane për të marrë një vizë. Kërkesa për vizë mbetet një procedurë diskriminuese, pasi qytetarët e Kosovës do të duhet të ngopin kërkesa të pafund të një burokracie të sertë që nuk lëshon pe.

Kësaj procedure tani i ka shpëtuar Shqipëria dhe myslimanët e Bosnjes, pasi  kroatët më herët nga liberalizimi i vizave me Kroacinë dhe serbët e Bosnjes që prej një viti kanë përfituar kur u bë liberalizimi i vizave me Serbinë për shkak të dyshtetësisë. Lëvizjen e lirë për shkak të dyshtetësisë e kanë përfituar edhe serbët e Kosovës.

Atëhere lind pyetja  po shqiptarët e Kosovës përse të mos e përfitojnë edhe këta prej Shqipërisë liberalizimin e vizave përmes dyshtetësisë, kur e përfitojnë serbët e kroatët ?

Dyshtetësia dhe multishtetësia është një e drejtë legjitime. Një qytetar mund të jetë shtetas njëkohësisht i dy ose më shumë shteteve. Për shembull një fëmijë që lind në SHBA fiton menjëherë të drejtën e shtetësisë amerikane, njëkohësisht edhe shtetësinë e prindërve. Nëse prindërit kanë shtetësi të ndryshme, atëhere fëmija është qytetar i tre shteteve sa del nga barku i nënës. E njëjta gjë duhet të  funksionojë edhe me shqiptarët në territore, që janë të ndara juridikisht, por ku shtrihet kombi shqiptar.

Emigracioni po ashtu ka bërë që një numër i madh i shqiptarëve të jenë të natyralizuar në vendet e Evropës, ndërkohë që gëzojnë edhe të drejtën e shtetësisë shqiptare. Pastaj Europa e Bashkuar është një shprehje e shumështetësisisë, çka në parim është kundër  izolimit që vetë Europa ia bën Kosovës.

Ideja e dyshtetësisë së shqiptarëve ka qenë e Sali Berishës që kur ishte president i Shqipërisë, prej së cilës kanë fituar një numër shumë i vogël i shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia. Kur sot i shërben çlirimit të shqiptarëve të Kosovës prej murit të izolimit  e përse të mos aplikohet tashmë gjërësisht, që edhe shqiptarët e Kosovës të pajisen me pasaporta biometrike si shqiptarë që janë ?

Përshembull gjermanët shtetësinë e bazojnë së pari në parimin e jus sanguinis, sipas latinishtes, që do të thotë e drejta e gjakut. Me fjalë të tjera, ke gjak gjerman, je shtetas gjerman. E përse të mos funksionojë kjo edhe për shqiptarët e Kosovës, ke gjak shqiptar, je shtatas i Shqipërisë.

Shteti dhe kombi dallohen midis tyre, pasi shteti përbën identitetin juridik, më tepër se kulturor. Kështu Shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë, janë qytetarë të dy shteteve që i takojnë një kombi të vetëm, pasi kanë si  emërues të përbashkët gjuhën, kulturën, besimin, historinë dhe kontuinitetin tokësor, atëherë do të jetë shumë normale që shqiptarët e Kosovës të gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë, për të thyer barrierën e izolimit dhe për të lëvizur të lirë në Evropë.



ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (4)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRANK SHKRELI: NE SHQIPTARËT JEMI MIRËNJOHËS PËR ROLIN E SHBA NË MBROJTJE TË INTERESAVE TË KOMBIT TONËIntervista që boton Voal-online i është dhënë gazetës TELEGRAF të Tiranës e do të botohet nesër e pasneser (10.28.2010)
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.28.2010)
EXPRESS - GAZETARIA E POLITIKËS Nga Bajrush MORINA (10.28.2010)
PDK DHE LDK, NJË PANGJASHMËRI - E VOGËL SA E MADHENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.27.2010)
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.26.2010)
TURQIA LARGOHETNga ROGER COHEN, New York Times (10.26.2010)
Privilegjet e pluralizmit partiakHASHIM THAÇIN ZGJEDHJET E REJA KA GJASA TA KTHEJNË NË LIDER TË OPOZITËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2010)
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.24.2010)
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2010)
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]