VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË NDËSHKIM I RËNDË I POLITIKËS SË PRESIDENTIT OBAMA

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 11.04.2010, 07:51pm (GMT1)

Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara është duke festuar sukseset e arritura në zgjedhjet e mes-mandatit të kësaj jave, ku siguroi shumicë dërmuese në Dhomën e Përfaqësuesve, zvogëloi shumicën e demokratëve ne Senat, fitoi një numër të madh governatorësh që udhëheqin shtetet si edhe siguroi shumicën në shumë asamble shtetërore dhe fitoi një numër të konsiderueshëm mandatesh në radhët e qeverive vendore, anembanë Shteteve të Bashkuara.

Keto zgjedhje ishin nje qortim i ashper i politikes se Presidentit Obama dhe Partise Demokrate qe ai udheheq dhe qe gjate dy vjeteve te fundit kontrolloi Shtepine e Bardhe dhe Kongresin. Vetem dy vjet pasi zgjedhesit amerikane u dorezuan demokrateve Shtepine Bardhe dhe shumicen ne Senat dhe ne Dhomen e Perfaqesuesve, ata vendosen te Marten, t'u japin republikaneve nje pjese dermuese te pushtetit ne nivel federal, shteteror dhe vendor. Amerikanet i derguan Presidentit Obama dhe udheheqesve demokrate ne Kongres nje mesazh te ashper politik ne lidhje me gjendjen e rende te ekonomise, duke perfshire papunesine, deficitin e larte buxhetor dhe taksat. Keto ishin çeshtjet kryesore qe shkaktuan zemerim nga ana e votuesve amerikane karshi politikes se demokrateve, por nuk ishin te vetmet. Anembane vendit mbizoteron nje atmosfere kunder Washingtonit, qe nenkupton, nje qendrim kunder menyres se qeverisjes dhe ndikimit te qeverise federale ne jeten e perditeshme te amerikaneve.

Analisti amerikan me origjine shqiptare Donald Lambro tha se fitorja e madhe e republikaneve ne Kongres si edhe ne radhet e governatoreve, anembane vendit, ishte si rrjedhim i besimit te thelle te amerikaneve ne parimet mbi te cilat u themelua Amerika 234 vjet me pare, e qe ishin: qeverisja e kufizuar dhe liria e individit. Sipas Zotit Lambro, forca shtytese e fitores se republikaneve qe gjithashtu nje korigjim i politikes majtiste te Zotit Obama dhe partise se tij qe ishte duke e çuar vendin ne nje humnere. Partia Republikane i shikon rezultatet e se Martes si nje mandat per te kontrolluar politiken e Presidentit Obama dhe per t'u perqendrua ne kufizimin e kompetencave te qeverise federale. Por kjo fitore e republikaneve mund te jete me pak nje triumf per ta se sa nje hedhje poshte e programit politik te demokrateve.

Fushata e zgjedhjeve ne kete vend eshte gjithmone nje debat rreth problemeve me te cilat perballet vendi si dhe nje rast dhe mundesi per votuesit amerikane qe te kerkojne nga zyrtaret e zgjedhur nje te ardhme me te mire per vete dhe per shoqerine ne pergjthesi. Problemet ekonomike dhe sfidat tjera me te cilat perballet Amerika, nuk do te zgjidhen vetem me keto zgjedhje. Analistet dhe komentatoret amerikane vene ne dukje se zgjedhesit duhet te bejne çmos qe ne javet dhe muajt e ardheshem te mbajne te gjithe politikanet pergjegjes per ato qe premtuan gjate fushates, dhe te vazhdojne te jene te interesuar dhe te angazhuar ne jeten politike te vendit. Republikanet kane shenuar nje fitore dermuese, por mbetet per t'u pare nese zyrtaret e posa zgjedhur anembane vendit do te jene udheheqes te orientuar drejt zgjidhjes e problemeve te vendit ose jo, pasi atyre nuk do t'u jepet nje mundesi e dyte, nderkohe qe vendi kerkon ndryshime rrenjesore ne menyren e qeverisjes.

Kongresi amerikan para zgjedhjeve te kesaj jave kishte nje perkrahje jashtezakonisht te ulet, prej vetem 17% -- gje kjo qe tani eshte ne favor te republikaneve, ne qofte se ata do te dine te çojne vendin ne nje drejtim te ri, siç premtuan gjate fushates. Per te realizuar kete, ata duhet te kene bashkepunimin e Presidentit Obama dhe te demokrateve ne Kongres. Te Marten vone, Presidenti Obama i telefonoi udheheqsit republikan Zotit John Boehner duke i uruar fitoren. Zoti Obama premtoi se do te perpiqet te bashkepunoje me republikanet, te cilet nga ana e tyre kane premtuar se do te nderpresin ose te bllokojne pothuaj te gjitha iniciativat e Presidentit Obama.

Elektorati i sotem amerikan nuk ka durim ndaj politikes se vjeter dhe kerkon me ngulm qe pikepamjet e tij te merren parasysh ne marrjen e vendimeve per çeshtjet jetike qe prekin jeten e perditeshme te individeve. Elektorati amerikan kete jave i dha nje ndeshkim te ashper politik administrates se Presidentit Obama dhe Partise Demokrate, duke i shkaktuar humbjet me medha ne Dhomen e Perfaqsuesve ç'prej fillimit te shekullit te kaluar. Partia Republikane fitoi, por mbetet per t'u pare nese do te mund te mbaje premtimet qe ka bere per disa dekada tani, qe te shkurtoje shpenzimet federale, te rivendose qeverisje te kufizuar dhe te ndermarre reforma te tjera ne qeverine federale.

Persa i perket politikes se jashtme amerikane, zgjedhjet e gjysem mandatit te kesaj jave, nuk ka gjase te kene ndonje efekt ne marredhenjet nderkombetare, perveç interesimit nderkombetar per te pare se si do te bashkpunojne e bashkeveprojne Presidenti Obama dhe shumica e posazgjedhur republikane ne Kongres.

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.