E Premte, 08.23.2019, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Premte, 11.05.2010, 08:07am (GMT+1)

"Luftë krizës si kundër fashizmit italian" dhe "lufta kundër krizës është luftë për pavarësinë e Greqisë", ishin këto dy parullat mbizotëruese nga e njëjta fjali, shqiptuar nga kryeministri aktual grek në Athinë më 28 tetor, cituar atë ditë nga agjencia italiane ANSA, nën titull: "Greqi: Papandreu, luftë krizës si kundër fashizmit italian".

Simbolikisht 28 tetori shënohet në Greqi si Festa e Çlirimit. Sepse 70 vjet më parë, më 28 tetor 1940, kryeministri Metaksas, iu përgjigj ultimtatumit të Benito Musolinit me 'Jo", çka do të përkthehej, siç shpjegon ANSA, "me pushtimin e Greqisë nga ana e Italisë, të cilit Greqia iu përgjigj me rezistencë të fortë". Thashë "simbolikisht", ngaqë Festa e Çlirimit e Greqisë njihet ndryshe se festa e 'Jo'-së greke. Pra nuk ka të bëjë as me largimin e ushtarit të fundit italian një vit më vonë, as me largimin e ushtarit të fundit gjerman më 1944, as me përfundimin e luftës civile greke midis forcave komuniste dhe forcave antikomuniste më 1949, me ndikim vendimtar në jetën e Greqisë dhe të grekëve sidomos në 30 vitet e mëvonshme, madje dhe deri në ditët e sotme.

Italia, vendi ndërluftues i viteve 1940-1941, siç shihet edhe në lajmin e agjencisë publike italiane, i pasqyron emocionet aktuale greke, thjesht për të mos treguar indiferencë ndaj tyre.

Duke qenë një jubilé 70 vjeçar ishte e pritshme që Greqia "ta festonte festën dhe të gjëmonte", siç do të thoshte Longfellou në një nga poemat e tij. Dhe, sado pompë të ketë pasur, festa në vetë Greqinë zgjati vetëm natën e vigjiljes, ditën e 28 tetorit dhe natën pasuese, duke u përqëndruar kryesisht në Athinë. Një festë në mesin e krizës, pra, e kursyer gjithsesi në shpenzimet, domosdo e kufizuar edhe në jehonën e saj. Mirëpo, çka nuk pritej, duket se kjo festë do të vazhdonte në Shqipëri për një javë rresht dhe zaten në një frymë jomirëdashëse ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

Pompat do të shkonin në pëlcitje më 31 tetor në fshatin Boboshticë të Korçës (Republika e Shqipërisë). Festa e Çlirimit të Greqisë, bëjnë të ditur mediat nga vendi i ngjarjes, do të festohej në varret 200 vjeçare të Boboshticës: "Me një ceremoni fetare në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940, Konsullata greke ne Korçë, OMONIA dhe qindra vizitorë kanë mbërritur nga shteti grek me autobusë ku kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora e buqeta me lule, pranë Memorialit, i ndërtuar në kujtim të një ushtari grek. Me këtë rast u mbajt një meshë në manastirin e Shën Mërise, brenda territorit të së cilës ndodhet edhe kjo varrezë." Mediat theksojnë ndërkaq se "homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kanë ardhur pas debateve dhe reagimeve të ditëve të fundit mbi ndërhyrjet e paligjshme në varret e vendasve. Në vendin ku është ngritur memoriali një muaj më parë janë kryer punime me beton, duke dëmtuar varrezat dhe duke bërë që mjaft eshtra të dalin në sipërfaqe. Para kësaj feste përkujtimore banorët e Boboshticës kanë kundërshtuar keto punime, ku varret e të parëve të tyre rrezikojnë të zhduken.


Ndërkaq Komuna Drenovë nga ana e saj thote se nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi për betonimin e një pjese të varrezës dhe kërkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullatës greke dhe organizatës OMONIA, nuk janë marrë parasysh këto reagime, perkundrazi homazhet e sivjetshme në varrezat e Boboshticës kanë qenë me pjesëmarrës më të shumtë në numër." Ndërkohë, gjithnjë sipas mediave, "nuk ka kaluar shumë kohë nga homazhet që u bënë në Memorialin e ushtarit grek në Boboshtice me rastin e Festës së Çlirimit të Greqisë, kur mësohet se zjarri përfshiu kurorat e vendosura aty."

Festa e Çlirimit të Greqisë, "si çdo vit", komentojnë mediat shqiptare, qe shënuar më herët edhe në Sarandë. Në sallën e kinoteatrit "Butrinti" në praninë e qindra minoritarëve grekë nga qyteti i Sarandës dhe zonat përreth, në konferencën solemne kushtuar kësaj dite, amabasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios, u shpreh: "Është një ngjarje domethënëse e historisë sonë". Ai ka lexuar pastaj mesazhin e ministrit të Jashtëm grek, drejtuar gjithë minoritarëve me rastin e 70-vjetorit të nisjes së luftës italo-greke. Diplomati grek në Tiranë, theksojnë mediat e pranishme, "ka kërkuar që mesazhet e kësaj date të kthehen në një forcë të gjallë për të sotmen, duke vënë në zbatim vizionet e ngjarjes nga historia". Ndërsa konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Joanis Rizopulos, gjithnjë sipas mediave të pranishme "pasi është përlotur para foltores, ka kujtuar se edhe babai i tij dhe ai i ambasadorit Pazios kanë luftuar në Shqipëri, ku sipas tij kanë rënë 7976 ushtarë grekë gjatë luftës italo-greke të vitit 1940. Ai tha se "kjo ngjarje i jep dritë dhe shpresë akoma dhe sot botës". I ardhur me vonesë në takim, nuk do të rrinte pa folur edhe deputeti nga Janina, Mihalis Pandullas. Edhe ai, në të njëjtën linjë me diplomatët grekë të Athinës, ka kërkuar t’u bihet fort sirenave të bashkimit, duke u shprehur se "bashkimi e çon helenizmin në fitore". Në ceremonitë ishin edhe kreu i Bashkisë së Himarë, Vasil Bollano, njëherësh edhe kreu i organizatës së minoritetit etnik grek OMONIA, Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si dhe nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano.

I perifrazova paksa gjatë mediat, për të mos e përzier shpirtin tim në ligësitë e politikës dhe diplomacisë së fqinjëve tanë jugorë, një ligësi sistematike në kushtet e hapjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, mes grekëve dhe shqiptarëve. Do të ishte e përfytyrueshme që të mos ishte kurrkund e tillë në një kohë kur në Greqi, prej gati njëzet vjetësh, punojnë dhe jetojnë një milion shqiptarë të Shqipërisë, duke dëshmuar mirënjohje, mirësjellje, mirëkuptim, respekt fqinjësor. Në asnjë rast prania shqiptare as nga vetë shqiptarët, as nga Shqipëria nuk është shfrytëzuar për revanshe ndaj fqinjëve. Ndërkohë që kjo frymë bëhet gjithnjë e më zyrtare në politikën e Greqisë, e mbështetur në infrastruktura të ndërtuara mbi baza investimesh të mëdha e të pakursyera.

Boboshtica dhe Boboshticat nuk janë kurrkund rastësi. Kërkoni po të doni me google emrin Boboshticë. Dhe në 14 500 të dhënat e dala nga ky motor kërkimi, do të shikoni harta turistike të fshatit, do të shikoni adresa hotelesh, biznesesh, shenim për lartësi dhe gjerësi gjeografike të fshatit, për largësi në kilometra deri në qytetin më të afërt, deri në aeroportin më të afërt e tjerë, të gjitha me emra grekë dhe me shërbime greke. Secili vend, kur investon diku tjetët, kur eksporton kapital, ide e të tjera, i shoqëron ato me mendësinë e vet, me kulturën e vet, me qëllimet e veta. Të tjera vende, të tjerë partnerë janë për ne të panjohura apo pak të njohura, ndërsa Greqia dhe grekët nuk janë të panjohur. Secili vend, ndërkohë, ka mënyrën dhe mendësinë me kë i merr dhe i pranon investimet, importet, vërshimet e kapitaleve dhe ideve, në përshtatje me investuesin, eskportuesin, prandaj edhe Shqipëria dhe shqiptarët në këto 20 vjet ose kanë mësuar ta kenë mendësinë e vet, ose nuk kanë për të mësuar kurrë.

Dhe nuk ka se si të mos e kuptojmë krizën e sotme greke, krizë patjetër në të gjitha fushat, në të gjithë nivelet, në të gjithë sektorët. Faleminderit Zotit, kjo krizë nuk po gjen ndikon shumë tek Shqipëria dhe tek shqiptarët, as tek ata që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Por gjithsesi Athinës i duhet thënë (shqip "Athënës i duhet thënë") që emocionet e tepërta të mos i eksportojë as në Shqipëri dhe as tek shqiptarët, sepse dita ditës klima do të rëndohet, hapësira e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë nuk do të ketë kapacitete ezauruese (shteruese) të këtyre emocioneve dhe kjo dukuri nuk do të jetë kontribuese e mirë në shërimin e krizës së Greqisë, përkatësisht në shërimin e krizës greke.

(Botuar në Bota Sot më 2 nëntor 2010)

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË NDËSHKIM I RËNDË I POLITIKËS SË PRESIDENTIT OBAMANga FRANK SHKRELI (11.04.2010)
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.04.2010)
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎ (11.02.2010)
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
KALVARI I NJË MOCIONINga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
ËSHTË MËNGJES NË INDINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.31.2010)
PSE TREMBET PERANDORIA KOMUNISTE KINEZE NGA NJË INDIVID I VETËM?Nga FRANK SHKRELI (10.30.2010)
T'i themi jo izolimit të KosovësSHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIANGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.30.2010)
FRANK SHKRELI: NE SHQIPTARËT JEMI MIRËNJOHËS PËR ROLIN E SHBA NË MBROJTJE TË INTERESAVE TË KOMBIT TONËIntervista që boton Voal-online i është dhënë gazetës TELEGRAF të Tiranës e do të botohet nesër e pasneser (10.28.2010)
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVËNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]