VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 11.06.2010, 09:54am (GMT1)



Këtë konkluzion që e kam nxjerrë si titull ma frymëzon situata parazgjedhore kaotike në Kosovë, pasi partitë e opozitës janë në konfuzion të plotë ndërsa deri në ditën e zgjedhjeve kanë mbetur vetëm 35 ditë kalendarike.

Kur Fatmir Sejdiu largoi ministrat nga kabineti i qeverisë Thaçi, ishte një veprim i eksplicit që bënte me dije se zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin në prag të derës. Kështu dorëheqja e kryeministrit të Kosovës dhe shpallja e datës së zgjedhjeve më 12 dhjetor nga Jakup Krasniqi ishte e paralajmëruar.

Veprimi i Fatmir Sejdiut për t'u larguar nga një koalicion me të cilin kish kaluar për tre vjet bashk muaj mjalti nuk lidhej aspak me gjoja zemërimin e Sejdiut pse Thaçi e pranoi verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, pasi e gjithë Kosova e dinte se Sejdiu e mbante postin e presidentit të republikës duke shkelur Kushtetutën, por thjesht me llogarinë se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme mund t'i jepnin atij dhe klanit të tij mundësitë për të ruajtur me dorë të hekurt kontrollin mbi partinë, pa çarë krye se LDK-ja mund të ndahet e bëhet copa-copa rishtaz. Në fakt Fatmir Sejdiu dhe klani i tij do të hyjnë në histori si shpartalluesit e LDK-së. Dhe për këtë, Hashim Thaçi nuk ka si të mos i jetë mirënjohës.

Sa për teoritë e Fatmir Sejdiut se është vijues i rrugës së Rugovës, këto janë vetëm demagogji banale, sepse kur ishte fjala për të afruar Uk Rugovën, të birin e Ibrahim Rugovës, një i ri me formim akademik në SHBA, Fatmir Sejdiu ia përplasi derën për fytyrë.

Po ashtu është zor të imagjinosh ndryshime nga Kongresi i LDK-së që po organizohet gati në "ilegalitet", ku deri edhe data e mbajtjes pothuaj është sekret. Fatmir Sejdiu e mban kreun e LDK-së me mjete jo demokratike, sepse do të ishte dashur që të kishte dhënë dorëheqjen që kur i humbi zgjedhjet më 2007. Ashtu si ndodhi për shembull në Britaninë e Madhe: kur Gordon Brown i humbi zgjedhjet, ai dha menjëherë dorëheqjen, dhe Partia Laburiste Britanike në Kuvend zgjodhi liderin e saj të ri Ed Miliband.

Duke qenë de facto i deligjitimuar, Fatmir Sejdiu jo vetëm që po mban peng LDK-në, duke mos lejuar reformimin e saj, por po pengon nga ana tjetër edhe organizimin e opozitës, sepse LDK-ja rezulton të jetë partia më e madhe opozitare, dhe po të ishte një parti normale do t'i duhej që në ditët e mbetura të inicionte konfigurimin e koalicioneve, pasi asnjë parti në Kosovë nuk mund të fitojë vetëm shumicën qeverisëse.

Që prej çlirimit dhe zgjedhjeve të para te 2001, skena politike e Kosovës është mbizotëruar nga dy parti krysore, LDK-ja dhe PDK-ja që reflektonin bipolaritet, si dhe disa parti të tjera të vogla, por me elektorat të qartë. Ky raport ndryshoi me zgjedhjet e 2007, ku LDK-ja humbi në mënyrë drastike dhe kreu i saj në mënyrë akrobatike, në vend që të dilte në opozitë, hyri në aleancë me kundërshtaren tradicionale të LDK-së. Duke parë se pragmaticizmi i Fatmir Sejdiut kur është  fjala për pushtet nuk i njeh parimet, ai mund ta riciklojë rishtas aleancën sa t'i jepet shansi, për të prodhur një qeverisje binjake me atë që kemi parë deri më tani.

Fraksioni i LDK - Dr.Ibrahim Rugova brenda LDK-së natyrisht që do të ndikonte për të rikthyer elektoratin e partisë më të madhe, për t'i dhënë asaj frymëmarrjen e nevojshme,  si dhe për ta nxjerrë partinë nga  prangat e diktatit me qëllim dhënien fund  të akrobacive të Sejdiut dhe bajrakut të tij tribal.

Sepse këto akrobaci të Fatmir Sejdiut, jo vetëm po e shkallmojnë LDK-në, por po i çorodisin tërësisht partitë e qendrës së djathtë, të cilat duhet ta mbledhin mendjen sa më shpejt për t'i shpëtuar kaosit që i degdis në humbje. Shpëtimi i tyre mbetet vetëm  bashkimi dhe koalicioni. Idesë së koalicionit t'i bashkangjitet edhe Vetëvendosja e Fryma e Re. Duke e konfiguruar dhe organizuar qendrën e djathtë sipas modelit të Silvio Berlusconit në Itali. Dhe do të jetë vota e popullit ajo që do të vendosë për liderin e koalicionit. Sa më pak egocentrizëm, sa më pak llogari personale në të mirë të Kosovës.

(Ky opinion është botuar më 5 Nëntor tek Bota Sot)

KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.