E Shtunë, 12.14.2019, 04:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KORPUSI AMERIKAN I PAQES: ME RASTIN E 50 VJETORIT TË THEMELIMIT DHE NË KUADËR TË 20 VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 11.06.2010, 05:47pm (GMT+1)

Pesëdhjet vjet më parë, Senatori i atëhershëm John F. Kennedy mbajti një fjalim historik gjatë fushatës së tij për president në Universitetin e Miçiganit, në Tetor të vitit 1960, që një vit më vonë çoi në formimin e Korpusit të Paqes. Me ate rast, John F. Kennedy u beri nje thirrje emoocionale studenteve universitare qe te shkonin si vullnetare per nje vit ose dy ne vendet ne zhvillim. Ne shkallet e Universitetit Michigen, John F. Kennedy i sfidoi studentet amerikane qe t'i sherbenin vendit te tyre ne kauzen per paqe duke jetuar dhe duke punuar ne vendet ne zhvillim, anembane botes. Vetem disa jave pas fjalimit, studentet filluan te mblidhnin firma ne perkrahje te kesaj ideje dhe keshtu lindi Korpusi i Paqes. Kongresi amerikan, si rrjedhim, miratoi ne vitin 1961 legjislacionin duke i dhene Korpusit te Paqes mandatin "per te promovuar paqen dhe miqesine ne bote". Megjithese kane kaluar 50-vjet, kjo thirrje degjohet edhe sot, dhe shume te rinj i pergjigjen gjithnje apelit te Presidentit Kennedy per te sherbyer vullnetarisht anembane botes, per kauzen e paqes dhe miqesise midis popujve.

Misioni i Korpusit Amerikan te Paqes, atehere dhe sot eshte qe vullnetaret e ketij enti qeveritar amerikan te ndihmojne vendet ne zhvillim, me qellim qe ato vete te ndermarrin programe zhvillimi; qe te promovojne nje mirekuptim me te madh per amerikanet nga ana e te huajve dhe te kontribojne gjithashtu drejt nje mirekuptimi me te madh te popujve anembane botes per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Fillimisht, vullnetaret punonin si mesues, por me vone puna e tyre u zgjerua edhe ne fusha te tjera siç eshte zhvillimi ekonomik dhe programe te sektorit te mjedisit, teknologjise, e tjera.

"Gjeja qe e ben edhe sot Korpusin e Paqes te mbrekullueshem eshte fakti se ne vazhdojme te jemi ajo ura qe ben te mundur arritjen e sukseseve te medha anembane botes, nga nje person ne tjetrin dhe nga nje komunitet ne tjeterin", i tha gazetes amerikane USA Today, me rastin e ketij pervjetori, Drejtori i Korpusit te Paqes, Zoti Aaron Williams. Kjo "ure" e Korpusit te Paqes, per te cilen flet Zoti Williams, me Shqiperine nuk ekzistonte para Marsit te vitit 1991, date kjo kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia lidhen marredheniet diplomatike pas 45 vjetesh. Grupi i pare i vullnetareve i perbere prej 21 vetash, sipas Korpusit te Paqes, mberriti ne Shqiperi ne Qershor te vitit 1992 dhe menjehere filluan veprimtarine e tyre duke dhene mesim ne anglisht ne shkolla te mesme dhe universitete. Ky grup u pasua nga dergimi i 12 vullnetareve te tjere qe moren pjese ne nje projekt te zhvillimit te biznisit te vogel. Programi per Shqiperine u zgjerua perseri ne vitin 1995 me 15 vullnetare te tjere per nje projekt bujqesor. Ne vitin 1997, ishte ne plan qe programet e Korpusit te Paqes ne Shqiperi te shtoheshin dhe te zgjeroheshin edhe me shume, por tragjedia e vitit 1977 coi ne evakuimin e te gjithe vullnetareve te Korpusit Amerikan te Paqes dhe ne mbylljen e misionit te tij ne Shqiperi. Pas nje mungese prej gjashte vjetesh, vullnetaret e Korpusit te Paqes ri-kethehen ne Shqiperi per te filluar trajnimet per nje projekt ne ndihmese te bashkive dhe per zhvillimin e projekteve per mesimin e gjuhes anglisht, si edhe per projekte te sherbimit shendetesor, nder te tjera. Sipas Korpusit te Paqes vullnetaret e tij ne Shqiperi punojne dhe bashkrendojne gjithe aktivitetin e tyre me organizma dhe ente te qeverise shqiptare, USAID, organizata jo qeveritare shqiptare, universitete dhe me drejtore shkollash ane e mbane Shqiperise. Ata marrin pjese ne projekte sic jane planifikimi urban, zhvillimi ekonomik, zhvillimi turistik, planifikimi strategjik si edhe ne promovimin e pjesemarrjes se qytetareve qe te kene nje ze ne vendimarrjen e tyre ne komunitetet ku jetojne.

Korpusi i Paqes thote se eshte ne dijeni te shume perpjekjeve per te ndihmuar bashkite dhe komunat ne Shqiperi dhe se eshte duke kerkuar bashkpunim me ente te tjera qe perkrahin qeverite lokale, organizatat jo-qeveritare, si dhe grupe te ndryshme te komuniteteve, ne perpjekje per realizimin e objektivave te tyre ne nivelin lokal. Zhvillimi dhe perforcimi i organizatave dhe enteve vendore eshte me rendesi jetesore per fshatrat dhe komunat ane e mbane Shqiperise, po te merret parasyshe mungesa e besimit te publikut shqiptar ne politike dhe ne institucionet qendrore te vendit.

Puna dhe veprimtaria e vullnetareve te suksesshem te Korpusit Amerikan te Paqes eshte nje kontribut me vlere per te dy palet, pasi ndihmon ne njoftimin dhe mire-kuptimin e perbashket midis popujve dhe shteteve. Le te shpresojme qe ne kete 20-vjetor, te lidhjes se marredhenjeve midis Washingtonit dhe Tiranes qe po afrohet, vullnetaret e Korpusit te Paqes ne Shqiperi, te krijojne lidhje dhe njohuri pozitive me shqiptare ane e mbane vendit, te cilet rradhe here kane mundesi kontaktesh me amerikane dhe qe veprimtaria e ketyre vullnetareve amerikane ne Shqiperi te kontriboje edhe ne perforcimin e marredhenjeve midis dy popujve tane ne pervjetorin e 20-tet te vendosjes se marredhenjeve diplomatike midis dy vendeve.

Ne kete 50-vjetor, Korpusi Amerikan i Paqes vazhdon te promovoje paqen e miqesine ane mbane botes me 7, 671 vullnetare ne 77 vende, duke perfshire edhe Shqiperine. Kosova, sic duket eshte ne listen e 20 vendeve qe presin aprovimin e Korpusit te Paqes per te derguar vullnetare ne shtetin me te ri te botes.

Presidenti Kennedy me Drejtorin e pare te Korpusit te Paqes, Shriver

 

 

Korpusi i Paqes

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2010)
TË VOTOSH I LIRËNga MIMOZA DAJÇI (11.05.2010)
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.05.2010)
NJË NDËSHKIM I RËNDË I POLITIKËS SË PRESIDENTIT OBAMANga FRANK SHKRELI (11.04.2010)
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.04.2010)
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎ (11.02.2010)
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
KALVARI I NJË MOCIONINga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
ËSHTË MËNGJES NË INDINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.31.2010)
PSE TREMBET PERANDORIA KOMUNISTE KINEZE NGA NJË INDIVID I VETËM?Nga FRANK SHKRELI (10.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]