VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJUHA LETRARE SHQIPE E TKURRUR E SHMANGUR E SHPËRFILLUR E TËHUMBURNGA SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 08:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GJUHA LETRARE SHQIPE E TKURRUR E SHMANGUR E SHPËRFILLUR E TËHUMBUR
NGA SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 11.08.2010, 08:59am (GMT+1)

Mbas rreth 2 vjetësh do të jetë 40 vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Ky tubim shkencor gjithëkombëtar u mbajt në Tiranë nga 20-25 nëntor 1972, pesë vjet pas botimit të projektit "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes", i shndërruar në normë nga Kongresi. Rezoluta, e cilësuar "një sintezë e mendimit dhe e vullnetit të përbashkët, të shkencës dhe të kulturës shqiptare, u firmos nga 87 delegatët e ardhur nga Republika e Shqipërisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Arbëreshët e Italisë, "studiues dhe pedagogë të gjuhës shqipe, mësues, shkrimtarë, publicistë, botues, veteranë të kulturës dhe arsimit e tjerë". Me mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit mëtohet se niste periudha e një gjuhe letrare të vetme të njësuar, kurorëzuar kjo me vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave "Mbi masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe" me numër 50 dhe me datë 8 mars 1974.

Kongresi, thuhet në zërin përkatës të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (botim i vitit 2008), prej nga unë i citoj apo i perifrazoj të dhënat e përdorura në këtë shkrim, "ishte kurorëzim i përpjekjeve të vijueshme të gjuhëtarëve e të inteligjiencës shqiptare për afrimin e shkallëshkallshëm të varianteve letrare të mëparshme dhe për formimin e një norme letrare kombëtare të njësuar".

Në dritën e këtij 40 vjetori, unë iu propozoj firmëtarëve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 që të mblidhen në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, më së miri në Tiranë, për të krijuar një forum të shënimit të këtij përvjetori. Këtë propozim, këtë ftesë - edhe kështu po e quaj-, e bëj edhe në një dritë tjetër: Këto ditë mblidhet po në kryeqytetin e Shqipërisë një tubim shkencor për të diskutuar për çështjet më të mpreha të shtruar nga zhvillimet e gjuhës së sotme shqipe veçanërisht pas hapjes së shqiptarëve, pra shqipfolësve burimorë, ndaj botës, kështu edhe hapjes së shqipes ndaj gjuhëve të tjera, hapjes së kulturës shqiptare ndaj kulturave të huaja. Gjuhëtarët në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si dhe të tjerët në Institutin Albanologjik të Prishtinës nuk iu përgjigjën ftesës, duke lënë të kuptohet se njohin vetëm institucionin e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972.

Ftesa ime, natyrisht, është për firmëtarët e mbijetuar. Ndër më të rinjtë nga radhët e tyre ka qenë brezi i Ismail Kadaresë. Nëse këta atëherë ishin rreth tridhjetë e sa vjeçarë, tash janë rreth tetëdhjetëvjeçarë. Vetë Androkli Kostallari, mbajtësi i raportit "Gjuha letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj", si dhe autoritete të tjera gjuhësore të asaj kohe, si Eqrem Çabej, Mahir Domi e tjerë, nuk janë më, por janë kolegët e tyre të mendimit. Iu takon atyre më energjikëve, më aktivëve, mendoj unë, të thërrasin forumin për shënimin, pas dy vjetësh, të 40 vjetorit të Kongresit, përkatësisht ngjarjes më të madhe të gjuhës shqipe, pavarësisht sa e diskutueshme është ajo.

Mendimi im është që forumi të jetë tërësisht në fushëveprimin e këtyre firmëtarëve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, pa lejuar trysni apo ndërhyrje nga faktorë të tjerë. Në kuadrin e këtij forumi mendoj se do të ishte e udhës që të bëhej një bilanc i 40 viteve të normës letare, sidomos në drejtim të përballjes së saj me dukuritë e dala pas vitit 1990, si dhe me ato të parashikueshme për një të ardhme të kapshme nga pikëvështrimi i zhvillimeve të derisotme.

Do të ishte gjithnjë punë e këtyre firmëtarëve se kë do të thërrisnin në forum nga pasuesit e mendimit të Androkli Kostallarit, të Eqrem Çabejt, të Selman Rizës apo të tjerëve. Është pranuar, ndërkohë, se gjuhëtarët shqiptarë nga emigracioni politik nuk e kanë zbatuar Kongresin. Pra, del se në gjuhësinë shqiptare, krahas rrymave të brendshme të pasqyruara apo të përfshira në Kongres, ka pasur edhe rryma të papërfshira, të përjashtuara. Dhe ato përfaqësoheshin nga autoritete si Arshi Pipa, Martin Camaj e tjerë.

Me të drejtë konstatohet sot prej ish delegatësh të Kongresit se, me rikthimin e lirisë fetare, gjuha letare e njësuar u shtri edhe në botime dhe praktikat fetare. Por sa është tkurrur ajo, sa është shpërfillur, sa është shmangur, sa është rrudhur e tëhumbur në fusha të tjera të lëvrimit, dhe çfarë duhet pasur parasysh e kush duhet kërkuar në ndihmë për shëndoshjen apo përmirësimin e zbatimit të gjuhës letrare të njësuar - këtë mendoj se ishte e udhës ta trajtonte forumi në fjalë.

Një e metë e madhe e gjuhës letrare të njësuar zyrtarisht më 1972 është se ajo ishte tej mase përjashtuese ndaj gegërishtes. Kjo përmasë ka dalë në pah shumë pas vitit 1990 jo për reaksion të folësve të këtij dialekti, por të folësve të dialektit tjetër - këta nuk e përfillin më në përdorimet e folura apo të shkruara as grupzanorin ue, as ato pak raste të ruajtjes së a-së hundore e të kufizimit të rotacizmit, duke e toskërizuar kështu në mënyrë sa më përfundimtare gjuhën letrare të njësuar, duke e çuar në tejskaj edhe paragjykimin e gegërishtes.

Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë pikëtakimet e shqiptarëve me shkencat e huaja gjuhësore kanë qenë të mëdha. Dhe përmasë e pamungueshme e tyre është hapja e plotë e gjuhëve të njësuara ndaj dialekteve, nëndialekteve, të folmeve, zhargoneve, po ashtu edhe ndaj gjuhëve të tjera. Gjuhën letrare të njësuar shqipe e mbronin infrastruktura të tëra të detyrimit ligjor në periudhën e komunizmit, duke ia kushtëzuar frymëmarrjen asaj. Në mungesë të tyre, sa i ka përballuar e si mund t'i përballojë më mirë letrarishtja sfidat e ardhshme?

Kështu del se e meta tjetër e madhe e gjuhës letrare të njësuar është shndërrimi i saj në grumbull dogmash. Dogmatizimi i tejskajshëm çon pashmangshëm në braktisje. Dhe drojat e daljes së normave të tjera krahas asaj të vitit 1972 do të bëheshin reale, çka do të çonte në kaos pa krye. Dhe fajin do ta mbante kush nuk pranon të dalë nga guaska e normës së vitit 1972.

Në këtë kontekst, sfidën më të madhe për gjuhën letrare të njësuar e përbën rënia e Mureve të Berlinit midis shqiptare, për rrjedhojë edhe midis shqipes. Ndonëse jashtë Republikës së Shqipërisë gjuha që doli nga Kongresi u përqafua, norma atje u zbatua në mënyrë origjinale. Ky origjinalitet deri ku do të shkojë? Vetë titulli i shkrimit tim, madje, do të lexohej në dy trajta, "Drejt dyzetvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" dhe "Drejt katërdhjetëvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe". Ndërgjegja gjuhësore e folësit dhe lëvruesit të shqipes jashtë Republikës së Shqipërisë nuk pajtohet me gjithçka të dalë nga Kongresi.

(Botuar në Bota Sot më 7 nëntor 2010)

 

 

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KORPUSI AMERIKAN I PAQES: ME RASTIN E 50 VJETORIT TË THEMELIMIT DHE NË KUADËR TË 20 VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANENga FRANK SHKRELI (11.06.2010)
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2010)
TË VOTOSH I LIRËNga MIMOZA DAJÇI (11.05.2010)
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.05.2010)
NJË NDËSHKIM I RËNDË I POLITIKËS SË PRESIDENTIT OBAMANga FRANK SHKRELI (11.04.2010)
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.04.2010)
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎ (11.02.2010)
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
KALVARI I NJË MOCIONINga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.31.2010)
ËSHTË MËNGJES NË INDINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (10.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]