VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË START I RI PËR LDK-NË Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën Nga Elida BUÇPAPAJ E Hënë, 11.08.2010, 05:02pm (GMT1)
Tashmë LDK-ja ka një lider të ri të cilin e presin punë të mädha. Isa Mustafa fitoi me shumicë eklatante garën ndaj Fatmir Sejdiut, përkatësisht 235 vota ndaj 124 vota që mori rivali i tij. Fitorja e Mustafës pritej, si reaksion ndaj pakënaqësisë për metodën drejtuese të Sejdiut, e cila e kishte tkurrur elektoratin dhe e kishte izoluar LDK-në. Ndërsa LDK-ja fillonte Kuvendin e saj të Shtatë, Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi", e njohur tashmë për sondazhet dhe anketat profesionale të saj, kishte publikuar rezultatet e një hulumtimi si për zgjdhjet e ardhme të përgjithëshme që do të mbahen më 12 Dhjetor, ashtu edhe për ato të Kuvendit të LDK-së. sipas Gani Bobit, Isa Mustafa do të merrte rreth 70 %, ndërsa Sejdiu 30 %. Këto shifra të parashikuara do të vërtetoheshin disa orë më vonë nga votimi i 359 delegatëve partiakë. Rezultatet e votimit, të ardhura si verdikti i bazës së LDK-së, janë një fitore e frymës demokratike që përfaqëson kjo bazë, ndaj frymës së ndrydhjes dhe përjashtimit që, mjerisht, kishte mbjellë Fatmir Sejdiu. Më tepër se fitorja e Isë Mustafës, mund të thuhet se ishte një fitore e demokracisë brenda LDK-së, krijuar nga lideri i saj karizmatik Ibrahim Rugova. Opinioni publik nuk e ka harruar aspak Kuvendin VI të LDK-së, mbajtur në 2006, kur Fatmir Sejdiu goditi pikërisht demokracinë brenda partisë, duke hedhur farën e përçarjeve dhe të ndasive. Humbja e sotme e tij ishte çmimi për mënyrën e gabuar të drejtimit. Hapja e Kuvendit të Shtatë u ndoq live dhe nisi me një përshtypje të mirë për opinionin publik, kur kryesuesi i mbledhjes së Kuvendit, Sabri Hamiti, një nga emrat më të njohur të LDK-së, deklaroi se 359 delegatët do të votonin për dy kandidatët e njohur tashmë, Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu. Ky i fundit, në fjalën që mbajti, në vend që t'i kërkonte ndjesë LDK-së dhe elektoratit për gjendjen ku e kishte çuar partinë e Ibrahim Rugovës, e filloi fjalimin e tij me akuza për gjoja "orkestrime fushatash me fyerje dhe denigrime kundër LDK-së" çka nuk rezonon aspak me të vërtetën. E vërteta është kjo që kemi para sysh, ku Isa Mustafa ka fituar me 235 vota, ndërsa Fatmir Sejdiu ka marrë vetëm 124 vota, ku triumfoi fryma liridashëse e LDK-së, demokracia e së cilës ishte shkelur me këmbë nga një klan megalloman, të cilit nuk i shihnin sytë nga pangopësia për pushtet, ku triumfoi demokracia brenda partisë, ndaj metodave ndrydhëse. Pas shpalljes së rezultatit, tani e rëndësishme është të njihet ky rezultat edhe nga humbësit. Dmth nga Fatmir Sejdiu dhe klani i tij. Në kuptimin që humbësit të heqin dorë nga mënyrat vendikative dhe përçarëse, sepse edhe nëse tentojnë do të shijojnë një humbje shumë më të hidhur se kjo që e shijuan. Isa Mustafa posa ka deklaruar se fitoren e tij nuk e sheh si fitore personale por si fitore të përbashkët, dmth, edhe të Fatmir Sejdiut. Fakti që në Kuvendin e Shtatë të LDK-së pati dy kandidatura e dëshmon këtë. Nëse Fatmir Sejdiu do ta pranojë këtë sfidë, kjo do të jetë për të mirën e LDK-së, por edhe për të mirën e tij. Ndërkohë zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së do të shërbejë si një fillim të ri për LDK-në, si hapje dyersh për ata që ishin përjashtuar dhe si ftesë për përfshirje dhe aleanca. Ky fillim i ri i duhet LDK-së meqë është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, për të marrë pikë rëndesën që i takon si njëra prej dy partive më të mëdha të Kosovës. (Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot)
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |