E Premte, 03.29.2024, 08:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Shqipëria e ka krijuar tashmë traditën e saj pluraliste
E Mërkurë, 07.29.2009, 10:45am
Voal-online –Shqipëria e ka krijuar tashmë traditën e saj pluraliste. Shqiptarët, nëpër hapësirat e tyre, e kanë tashmë traditën e tyre pluraliste. Prandaj nuk pritet asnjë tronditje, pritet vetëm ecje e natyrshme në proceset e sotme dhe vijuese të vendit. Mbi bazën e përvojave pozitive dhe negative, të pamunguara në këto vite të tranzicionit, me siguri, do të nxirren mësime produktive drejt demokracisë. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin një pasurim i kësaj tradite sado të re dhe sado me kundërthënie nga më të panumërtat, të veçanta apo të ngjashme me dukuritë e vendeve të tjera që e kanë përshkuar më herët apo krahas nesh këtë rrugë.
Editorial: Votë për infrastrukturën

E Hënë, 07.20.2009, 07:43am
Voal-online -Premtimet e Aleancës për Ndryshim në fushatën zgjedhore përqëndroheshin thuajse absolutisht në përmirësimin e infrastrukturës, konkretisht në bërjen e Shqipërisë me infrastrukturë. Në thelb ky vend vazhdon të përdorë infrastrukturën kombëtare të trashëguar nga koha e Zogut dhe nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në sferën energjitike dhe të ujërave vazhdon të përdorë infrastrukturën kombëtare të trashëguar nga koha e monizmit. Prandaj thuhet me shumë të drejtë se rruga Durrës-Kukës-Morinë, posaçërisht segmenti Rubik-Kalimash, në mënyrë të veçantë tuneli i Thirrës, shënojnë revolucion në infrastrukturën shqiptare.
Tre Kongresiste Amerikane ne fushate diplomatike per Kosoven
Nga Ruben Avxhiu

E Premte, 07.10.2009, 03:28pm
Ligjvënësit Engel, Wexler dhe Hastings u shkruajnë kryetarëve të 25 vendeve të pavendosura duke u kërkuar që të njohin shtetin më të ri të botës. Tre kongresistë amerikanë kanë nisur një fushatë diplomatike për njohjen e Kosovës nëpër botë. Miku i njohur i shqiptarëve në Kongresin amerikan, Eliot Engel në bashkëpunim me dy kolegë të tij i kanë shkruar letra kryetarëve të 25 shteteve të botës duke u kërkuar që të njohin pavarësinë e shtetit të ri.
Editorial: Votë për vijimin e projekteve

E Djelë, 07.05.2009, 09:39pm
Voal-online – Vota e 28 qershorit duket se në thelbin e saj është votë për vijimin e projekteve. Votuesi shqiptar e ka bërë tashmë detyrën e tij, duke ia lënë në duar stafetën fituesit të zgjedhjeve. Nga çasti i marrjes së mandatit, premtimet e bëra gjatë fushatës shndërrohen në shpatë Damokleu mbi fituesin, shndërrohen në sfidë për të gjitha palët që i matën forcat në garën e sivjetme zgjedhore parlamentare. Janë shumë projekte të mëdha në përfundim. Ato duhet të përmbyllen në kohë me sukses të plotë. Kështu ato e çojnë vendin përpara, drejt një stadi të ri të paparë të zhvillimit. Janë shumë projekte të rëndësishme në vazhdim.
Editorial: Pjesëmarrja e lartë në votime rritje e besimit tek demokracia
E Martë, 06.30.2009, 07:48am
Voal-online – Pjesëmarrja e qytetarëve në votimet e 28 qershorit 2009, për përbërjen e re parlamentare të Shqipërisë, shënoi një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Kjo ishte një nga cilësitë që u përshëndet nga miqtë tanë perëndimorë. Procesi zgjedhor i sivjetshëm pati kështu një ndikim real në afrimin e politikës me popullin, të klasës politike me elektoratin, të politikanëve me qytetarët, të vendit me shoqërinë, të shtetit me individin. Ky afrim shënon ngushtimin e distancës mes palëve dhe kjo gjithnjë ka rezultat rritjen e besimit te demokracia. Në këtë drejtim, pa dyshim, procesi zgjedhor që i parapriu 28 qershorit përbën një hap të mirëfilltë të demokracisë në Shqipëri. Pjesëmarrja e shtuar në votime u shoqërua me qetësinë dhe rregullin që mbretëroi gjatë gjithë ditës së votimeve. Dhe kjo u pasua me pritjen e qytetëruar që po iu bëhet rezultateve nga ana e qytetarëve.

E vërteta është interpretim

Nga Skënder BUÇPAPAJ


E Enjte, 06.18.2009, 07:11pm
“E vërteta është interpretim.” Kështu thoshte filozofi gjerman i  shekulli të njëzetë Hans-Georg Gadamer në kryeveprën e tij “E vërteta dhe metoda” ("Warheit und Methode"), botuar më 1960. Gadamer e ndërtoi filozofinë e tij mbi moton “Asgjë nuk ekziston përveçse nëpërmjet gjuhës”, duke zhvilluar një teori të përgjithshme të kuptimit dhe të interpretimit të formësuar nga përvoja e artit. Sistemi i tij i filozofisë hermeneutike, themeluar dhe përfaqësuar prej tij, ardhur pjesërisht nga idetë e filozofëve Wilhelm Dilthey, Edmund Husserl dhe Martin Heideger, është me ndikim në fusha të ndryshme të dijes dhe të kulturës. Hermeneutika lindi si nevojë e studimit të parimeve të përgjithshme të interpretimit të Biblës dhe kishte si qëllim kryesor zbulimin e të vërtetave dhe të vlerave të Biblës, e cila shihej si një shpallje hyjnore.
Kosova hyn në vitin e njëmbëdhjetë të lirisë
E Enjte, 06.11.2009, 08:57am
Sado kuptim relativ të ketë termi liri në kushtet e Kosovës gjatë viteve të saj nën protektoratin ndërkombëtar, historia shënon se Kosova, tashmë shtet i pavarur dhe sovran, hyn në vitin e saj të njëmbëdhjetë pa praninë e makinerisë serbe pushtuese, e cila u përzu njëherë e përgjithmonë nga ky vend në saje të qëndresës dhe rezistencës shekullore aktive, në saje të luftës për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës dhe në saje të ndihmës mike dhe aleate të NATO-s me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita e 10 Qershorit 1999 përkonte, në mënyrë tejet domethënëse, me njëqind e njëzet e një vjetorin e krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky përkim ua kujton shqiptarëve dhe botës se Kosova mbajti peshën kryesore në Lëvizjen e madhe historike të quajtur Rilindja Kombëtare Shqiptare, siç ka mbajtur peshën kryesore dhe vendimtare të kombit në të gjitha zhvillimet historike të Gadishullit Ilirik dhe të Evropës.

Dy Vjet pas vizitës të Presidentit Bush në Tiranë - Ky editorial është botuar më 10 Qershor 2007

DHJETË MILIONË SHQIPTARË JANË ME XHORXH W. BUSH

Nga Elida Buçpapaj


E Mërkurë, 06.10.2009, 06:53pm

Dhjetë milionë shqiptarë janë me Xhorxh.W.Bush-in, edhe si shtetas të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, edhe si qytetarë të Ballkanit, edhe si qytetarë të Europës, edhe si qytetarë të globit, edhe si qytarë liridashës, por edhe si luftëtarë në mbrojtje të lirisë deri në përhapjen e demokracisë në të gjithë botën. Dhjetë milionë shqiptarë me Xhorxh W.Bush-in, kryetarin e shtetit më demokratik të botës ku të gjitha fetë, etnitë dhe racat jetojnë në mënyrë të barabartë. Prandaj dhjetë milionë shqiptarët sot janë duke e pritur Xhorxh W.Bush-in. Kudoqofshin, me zemër janë aty.

Editorial: Zgjedhjet ta afrojnë klasën politike me zgjedhësit
E Shtunë, 06.06.2009, 08:36am
Voal-online – Zgjedhjet e 28 qershorit është e domosdoshme të jenë zgjedhjet e një vendi që e ka merituar anëtarësimin në NATO, një përfundim ky i pranuar dhe i shqiptuar nga të gjithë partnerët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht në bashkësinë perëndimore. Është absolutisht e domosdoshme që kjo të jetë optika e rolit të faktorit të jashtëm në zgjedhjet e Shqipërisë, ngado që të vijë kjo optikë, ky interesim për këto zgjedhje. Synimi i përbashkët, i brendshëm dhe i jashtëm, për zgjedhjet në Shqipëri kërkohet domosdoshmërisht të jetë në favor të ngushtimit të çfarëdo hendeku të krijuar gjatë tranzicionit midis politikës dhe popullit, midis klasës politike dhe elektoratit, midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, midis administratave dhe qytetarëve. Kjo mendësi dhe kjo vetëdijë si tek ne, si tek ata nga jashtë që merren me zgjedhjet tona kërkohet të ndihet dhe të zbatohet në mënyrën më absolute ndaj këtyre zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat, të gjithë e pranojmë, janë vendimtare për imazhin e Shqipërisë.

Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero Bazes

Nga Elida Buçpapaj


E Enjte, 06.04.2009, 03:07pm
Një qëndrim idiot mban Mero Baze edhe për „miqtë turq“ të Sali Berishës, të cilëve është gati t’iu vëjë çallma në kokë, t’i kthejë në jeniçerë, e t’i i etiketojë si „fondamentalistë“ dhe kushurinj të Bin Ladenit. Mero Bazen e ka përpirë amnezia dhe ka harruar se Turqia është vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik i SHBA-ve, pra aleat strategjik i shqiptarëve dhe njëri prej shteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.
  » REAGIM "DISKRET" PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS NGA 57 VENDE TË OKI-TNga Elida Buçpapaj
  » Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim, bashkë me poemën e Carl Sandburg  - KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS -    Nga Elida Buçpapaj
  » Portret - Xhoe Bajden misionar i pavarësisë së Kosovës
  » Mesazhet e Bajdenit
  » Shkupi ngurron edhe më tej të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën
  » Shënim: SHBA kërkon një fillim të ri diplomatik në Ballkan    Nga Adam Tanner
  » Xhejms Huper: Bajdeni do të jetë njeriu kryesor për Balkanin
  » Zyrtari amerikan: SHBA po e rikthejnë vëmendjen te BallkaniNë vend të editorialit
  » Daniel Server: Vizita e Bajdenit është riafirmim i mbështetjes së pavarësisë
  » Struktura paralele barrë si për Kosovën ashtu edhe për Beogradin



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]