E Enjte, 06.20.2019, 12:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Teknologjia e propagandës     

Nga Skënder BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.30.2009, 07:05am

Për të ardhur tek ne ajo, më e dlira dhe më e përdala, haptas dhe tinës dashnorja e të gjithëve, më zhburrëruesja dhe më çnjerëzuesja e të gjithëve, më e pashterrëshmja dhe hirplotja, më joshësja dhe tunduesja, më e tejpashmja dhe më e errëta, ajo që i depërton edhe gjokset më koracuara, edhe kokat më të blinduara dhe veshët më të dyllosur, ka bërë jetën e vet dhe ka përshkuar historinë e vet, domosdo, më të veçantën. Pasaporta e qytetarisë daton 1622, kur themelohej Grigja për përhapjen e fesë, institucion papnor, një komitet kardinalësh përgjegjës për misione jashtë vendit.

Editorial: 24 marsi 1999 është një datë e pazëvendësueshme në historinë e njerëzimit
E Hënë, 03.23.2009, 08:18am

Voal-online – Dhjetë vjet më parë, më 23 mars 1999, Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana ia jepte “go-ahead” (lejen) forcave ajrore për t’i filluar bombardimet mbi makinerinë e luftës të Milosheviçit. Të nesërmen, më 24 mars 1999, në orën 19:00, nata ndërmjet kësaj date dhe 25 marsit 1999 u shndërrua në ditë nga bombarduesit e NATO-s. Pak më vonë, në ekranet televizive në mbarë botën, u shfaq Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, i cili, konfirmoi urdhërin e dhënë në cilësinë e Komandantit të Forcave të SHBA, në cilësinë e vendit kampion të lirisë, demokracisë, të drejtësisë, që makineria e luftës e Millosheviçit dhe e përkrahësve të tij të përballej me aleancën më të fuqishme ushtarake të të gjitha kohërave, NATO-n.

Editorial Ushtarakët spanjollë nuk do të ndihen në Spanjë më mirë se në Kosovë
E Shtunë, 03.21.2009, 09:00am
Voal-online - E përballur me opinionet e saj të brendshme, Spanja mori një vendim tjetër koniunktural politik. Ajo vendosi t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova deri në fund të verës. Ushtarakët spanjollë janë bashkë me kolegët e tyre të NATO-s në përbërje të KFOR-it. Ashtu si të gjithë kontigjentet e KFOR-it, edhe kontigjentet spanjolle gjatë këtyre viteve që ndodhen në Kosovë, janë rrethuar nga dashuria e popullit të Kosovës, i cili nuk ua harron kurrë ndihmesën që kanë dhënë për ndërtimin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, në themelet e së cilës është gjithsesi edhe ndihmesa spanjolle.
Editorial Politika në Shqipëri pa vonesë të kërkojë kandidimin e vendit për në BE
E Martë, 03.17.2009, 06:13pm

Voal-online - Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) është objektiv i përbashkët i të gjitha forcave politike të Shqipërisë, pra i gjithë politikës së këtij vendi. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye të mos humbet më kohë, por të gjendet pika e përbashkët, në radhë të parë, midis forcave kryesore politike që të bëjnë kërkesën për kandidimin e Shqipërisë për në radhët e Bashkimit Evropian. Nëse kërkesa bëhet nga pozita dhe opozita së bashku, mbi bazën e zotimit të përbashkët për të realizuar zgjedhje të standardeve plotësisht perëndimore më 28 qershor, kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte absolutisht e paqortueshme. Askush në Bruksel, në Pragë, në Stokholm apo diku tjetër në Perëndim nuk do të thoshte se kërkesa është e pavend apo e pakohë, nuk do të thoshte se është e ngutur apo e papjekur, nëse ajo bëhet në pajtim (konsensus) të plotë midis forcave kryesore politike të vendit, në pozitë dhe në opozitë.

Editorial Një vit pas Gërdecit
E Djelë, 03.15.2009, 09:19am
Voal-online - Sot mbushet një vit nga ngjarja e Gërdecit e 15 marsit 2008. Ishte një nga ato ngjarje të cilat e kapin në befasi gjithkënd. Ishte nga ato ngjarje të cilat, sapo ndodhin, shtrojnë pyetjen: A mund të parandalohej? Është një pyetje sa individuale aq dhe kolektive. Përgjigja më e mirë ndaj kësaj pyetjeje është që ajo të mos përsëritet më në asnjë formë dhe në asnjë përmasë. Nëse shoqëria është e vendosur të tregohet e përgjegjëshme, nëse ajo gjen forca brenda vetes për t’u treguar e përgjegjëshme, atëherë është e sigurtë se do t’i parandalojë ngjarjet e tilla.  Ajo që ndodhi një vit më parë në Gërdec ishte një katastrofë. Të gjithë duhet të përpiqemi ta emërtojmë atë në pamjen e saj të vërtetë, pa e përçudnuar dhe pa e sfumuar. Nëse ia arrijmë kësaj, atëherë do t’ia arrijmë edhe objektivit që të tilla apo të ngjashme të mos ndodhin kurrë në Shqipëri.
Takimi eventual me Tadiqin është i dëmshëm për Kosovën
E Premte, 03.13.2009, 08:59am

Skënder Mulliqi

 

1. Fillimi i kësaj jave u karakterizua me dy ngjarje, të cilat edhe ishin në qendër të vëmendjes së opinionit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëroi se është i gatshëm të takohet me kryetarin serb, Boris Tadiq. Në anën tjetër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e akuzoi kryeministrin Thaqi për korrupsion. Pothuajse në të njëjtën kohë presidenti serb Tadiq, në takim me zyrtarët më të lartë të Spanjës, bëri të ditur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri spanjoll, Rodrigez Zapatero, ka deklaruar se Spanja nuk ka plane që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Editorial: Pse nuk votojnë shqiptarët
E Martë, 03.10.2009, 09:32am
Voal-online - Nuk mund të thotë askush se qytetarët shqiptarë nuk janë aq të vetëdijshëm sa të kuptojnë se mospjesëmarrja në votime ka vepruar si bumerang kundër tyre. Ata e dinë se kështu do të ndodhë edhe më tej. Megjithatë, kanë arritur në përfundimin se veprimi më i mirë është mospjesëmarrja në votime. Politika shqiptare dhe ndërkombëtarët bëjnë sikur nuk e kuptojnë psenë e mosvotimit të shqiptarëve. Ata nuk ia kanë shtruar asnjëherë vetes pyetjen: Nëse ambicjet dhe interesat e politikanëve, të të gjitha kontigjenteve që kanë bërë politikën gjatë tranzicionit, janë përmbushur në mënyrën më se të kënaqshme, sa është kjo kompatibile me përmbushjen e interesave të qytetarëve shqiptarë. Kjo pyetje duhet të shtrohet edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe kudo që ka shqiptarë. Dhe përgjigja e sinqertë mund të jepet vetëm nëse pyetja e mësipërme shtrohet në mënyrë të sinqertë.

UNË VIJ NË PREKAZ -  

NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 03.05.2009, 09:10am

Unë vij në Prekaz / Mbi kalin e pikëllimit / Prej plagosjes së natës / Që s’fle / nga ngashërenjat /prej heshtjes të njeriut  / Se këtu fjalët  / I ka zënë gjumi i madh i tokës / Të skuqur / Si flamuri/ Nga gjaku - 

Unë vij në Prekaz / E çmendur / Nga drithërenjat  dhe përpëlitjet e Hënës / nga vezullimet yjore prej përshkënditjes fosforeshente të eshtrave të njeriut  / - Unë vij në Prekaz / Dhe ngrij e palëvizur si mermeri i varreve nën harkun e violinave të vajit të fijeve të barit që qajnë nga mungesa e hapave të fëmijëve - 

Uashingtoni dhe Prishtina rikonfirmuan të njëjtin vizion për Kosovën
E Shtunë, 02.28.2009, 08:39am

Voal-online (Editorial)  - Takimet që pati me nën presidentin Xhozef Bajdën dhe Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, si dhe me kongresmenë senatorë, zyrtarë të tjerë të lartë, miq amerikanë të Kosovës në Uashington D.C. gjatë këtyre ditëve delegacioni i Kosovës i përbërë nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hysni dëshmuan fuqishëm se Uashingtoni dhe Prishtina kanë të njëjtin vizion realist për Kosovën.

17 Shkurti dhe Ëngjëlli Mbrojtës i Shqiptarëve Nga Elida BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.18.2009, 09:53am

Bashkëqeverisja e Rugovës dhe Haradinajt shënoi fillimin e thyerjes të akujve të ndarjes, ndërsa duarshtrëngimi midis Rugovës dhe Thaçit, shënoi kthesën në historinë moderne të Kosovës. I kam lexuar reagimet ndaj kryeministrit Thaçi kur ai bëri nderimet e duhura me rastin e trevjetorit të humbjes së Rugovës. Disa shprehin pakënaqësi me këtë vizitë, disa të tjera kujtojnë kohët e shkuara. Të dy palët veprojnë mbrapsht. Koha e ndarjes midis krahut të luftës dhe Rugovës ishte koha e keqkuptimit të madh, e cila nuk duhet kurrë të përsëritet. Vajtja e Thaçit tek varri i Rugovës nuk ka si të jetë hipokrizi, por është veç në vijim të atij duarshtrëngimi që nisi midis tyre kur Rugova ishte gjallë, i cili shpreh thelbin e mënyrë së qeverisjes. Koha e keqkuptimeve i takon vetëm të shkuarës. Vetëm kësaj kohe duhet t’i frikësohen shqiptarët.

  » Në Shqipëri kemi demokraci pa integritet apo demokraci pa demokratë ? Nga Elida BUÇPAPAJ 
  » A i duhet Komunitetit Ndërkombëtar një konflikt i ri në Europën Juglindore ? - Nga Shirli Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë LQSHA
  » Serbia kërkon të ketë përballë një Kosovë sa më të dobët
  » Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial
  » Zgjedhjet e parametrave perëndimorë i japin fund tranzicionit në Shqipëri
  » Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova - Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
  » Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ
  » We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ
  » "LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2019  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]