|
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 10.19.2010, 05:34pm
Nuk kam të dhëna që qeveria e Shqipërisë në pjesën e dytë të viteve 1980 të ketë investuar në gërmime për gjetjen e thesarit të Ali Pashë Tepelenës. Por të gjithë ne që e kemi jetuar atë kohë, mbajmë mend patjetër psikozën e përhapur në Shqipëri se ky thesar, i fshehur diku në Shkëmbin e Kavajës, mund të gjendej dhe ashtu mund ta shpëtojë Shqipërinë komuniste nga kriza ekonomike.
|
|
 |
|
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANIN Nga JANUSZ BUGAJSKI
E Martë, 10.19.2010, 04:03pm
Hillary Clinton zbuti nacionalistët serbë të Bosnjës, duke garantuar jetëgjatësinë e entitetit serb. Serbisë i premtoi përafrim me Perëndimin, pa garantuar përshpejtim të procesit. Kosovës i kërkoi fillim të procesit të dialogut, pavarësisht zgjedhjeve. I duhet ndihma evropiane, pasi Ballkani Perëndimor mbetet një projekt i përbashkët që asnjëra palë nuk mund t’i bishtnojë
Turneu i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në kryeqytetet e tri shteteve të Ballkanit Perëndimor kishte një qëllim të përbashkët: kryerja e një misioni të nisur nga burri i saj i shquar para pesëmbëdhjetë vjetësh.
|
|
 |
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 10.18.2010, 08:38am
 Kur ushtruesi i detyrës së presidentit të republikës, Jakup Krasniqi shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme, 13 shkurtin e vitit që vjen, askush nuk priti më pas kësaj që Kosova do të hynte në krizë institucionale, ngaqë u duk sikur ishte plotësuar kërkesa e lidërshipit aktual të LDK-së, i cili kishte kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në pranverë, ndryshe nga PDK-ja që ishte për mbajtjen e tyre në dimrin e këtij viti.
|
|
 |
|
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.17.2010, 09:06am
Më 2002, dihet në çfarë konteksti, Maqedonia bëri regjistrimin e popullsisë. Sipas tij, në atë vend kishte 64,18% maqedonas, 25,17% shqiptarë, ndërsa përqindjen e mbetur (mbi 10%) e përbënin popullsitë e tjera. Në pranverën e vitit 2011 Maqedonia bën regjistrimin e ri. Ky regjistrim i ri mund të përdoret kundër shqiptarëve. Kështu të paktën dyshojnë partitë opozitare shqiptare. 20 përqindëshi është ndërkaq pragu kushtetues që një popullsi në këtë vend të konsiderohet shtetndërtuese dhe pjesëtarët e saj të kenë të njëjtat të drejta themelore kushtetuese si pjesëtarët e popullsisë më të madhe.
|
|
 |
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 10.16.2010, 01:50pm
 Nga ana e saj Serbia, nga nivelet më të larta i kërkoi ndjesë Italisë,
duke filluar prej ministrit të brëndshëm dhe nënkryeministrit Ivica
Daçiç, tek ministri i jashtëm Vuk Jeremiç e deri tek kreu i shtetit,
presidenti i Serbisë Boris Tadiç i cili i kërkoi falje Berluskonit gjatë
një telefonate që patën bashkë. Po shqiptarëve përse nuk iu
kërkuan ndjesë Tadiçi, Daçiçi dhe Jeremiçi? Në fund të fundit huliganët e
armatosur serbë flamurin e shqiptarëve e dogjën, ndaj të cilit
demonstruan urrejtjen e rradhës. Tani në Evropë nuk ka më hebrej
që shfarosen nga nazistët, tani në Evropë ka shqiptarë, ndaj të cilëve
mbahet një qendrim diskriminues, i tipit të Umberto Bossit dhe
mbeturinave të Arkanit, që duhet të marrë fund sa më shpejt për të mos u
përsëritur historia.
|
|
 |
|
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMOR Vëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010" Nga FRANK SHKRELI
E Shtunë, 10.16.2010, 06:57am

Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare (Center for Strategic @ International Studies) me qendër në Washington ka hedhur në qarkullim numrin e parë të botimit vjetor "Western Balkans Policy Review 2010". Ky është një botim i jashtëzakonshëm, në kuptimin se ekspertë të ndryshëm të politikës ballkanike shqyrtojnë në mënyrë sistematike përparimin që është bërë deri tani nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat me të cilat përballet gjithnjë ky rajon plot trazira. Ekspertët e talentuar që kontribojnë në këtë vëllim të parë, shqyrtojnë në përgjithësi politikën e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s karshi këtij rajoni dhe vlerësojnë gjithashtu gjendjen ekonomike. Artikuj të posaçëm i kushtohen secilit shtet individualisht, ku ndër të tjera flitet gjtihashtu edhe për politikën amerikane në rajon -- dhe ekspertët, për secilin vend, japin rekomandimet e tyre.
|
|
 |
|
OBAMA ZBUT FJALORIN Nga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor"
E Premte, 10.15.2010, 04:14pm
Një nga aspektet më definuese të strategjisë kundër terrorizmit e administratës Obama, ka qenë përpjekja për të ndryshuar qasjen retorike për kërcënimet terroriste, në veçanti terrorizmin islamik. "Gjuha, të cilën ne e përdorim, çon peshë", i kishte thënë presidenti Obama televizionit, Al Arabija, një javë pasi kishte filluar punën si president. Ato që u fshinë prej fjalorit ishin termat e kohës së Xhorxh Bushit, terma si "lufta kundër terrorit," "islami radikal," dhe "xhihadistët". Strategjia Kombëtare e Sigurisë e hartuar nga Shtëpia e Bardhë për vitin 2010, edhe formalisht e ka zëvendësuar termin "terrorizmi islamik" me "ekstremizmin e dhunshëm."
|
|
 |
|
 |
|
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën: MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN" Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN
E Martë, 10.12.2010, 11:00am
Në fillim të pranverës të vitit '99, Hillari me të bijën morën një udhëtim në Egjypt, Marok, dhe Tunizi. Ky ishte udhëtimi i saj i 62-të jashtë vendit, që nga koha kur i shoqi Bill Klinton u zgjodh president. Për nga numri i udhëtimeve jashtë Amerikës, ajo ia kishte kaluar tashmë edhe Eleonora Ruzveltit, gruas që admironte. Në këtë udhëtim, gjatë të gjithë kohës, atë e shoqëroi mendimi se ç'do të bëhej me Kosovën.
|
|
 |
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial)
E Hënë, 10.11.2010, 09:16am

Bosnja, Serbia dhe Kosova kanë ecur nëpër një rrugë të gjatë që nga vitet e 90-ta. Serbia nuk është më një agresore e rrezikshme, Bosnja nuk është më një fushë vrasjesh dhe Kosova, dikur e terrorizuar nga Serbia, është shtet i pavarur. Uashingtoni dhe posaçërisht ish-presidenti Bill Clinton gëzojnë merita të mëdha për këtë gjë. Gjatë vizitës së kësaj jave të sekretares amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në të tria këto shtete, ajo duhet të kërkojë prej tyre vazhdimin e reformave dhe diplomacisë, që janë thelbësore për tranzicionin e tyre drejt një paqeje demokratike.
|
|
 |
Faqe 55/75: « :: ... 52 53 54 55 56 57 58 ... :: »
|