VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Menaxheri i Paris Hiltonit zbraz barkun
E Martë, 08.04.2009, 07:55am (GMT1)

 

 

Paris dhe Jason në kohët e tyre të mira

 

 

Voal-online Të tjera kohë të vështira për Paris Hilton (28 vjeçe)! Ish menaxheri i saj Jason Moore ka në plan të botojë një libër mbi trashëgimtaren miliaridiere. Libri ka titullin e përkohshëm "Controlling Chaos" (Duke korntrolluar kaosin). Dhe nëntitull: Të fshehtat e Paris Hilton, intrigat nëpër kulisa dhe të tjera...

 

Në pjesën "Si u bëra unë ikonë globale brenda dhjetë ditësh" Jason Moore shpalos çfarë ndodhet prapa fasadës, sipas vëzhgimeve që ai ka bërë si manaxher i saj për dhjetë vite, duke mos lënë anash dramat e heroinës së tij.

"Jason do të shpalosë se si kilentja e tij arrinte të tërhiqte vëmendjen e mediave," tregoi një i besuar i Daily Mail. "Paris shpesh ishte armikja e vetvetes, bëri një video në shtrat me ish të fejuarin, pastaj një Fotoshooting, pastaj përfundoi në qeli. Pa Jason Moore, i cili vepronte pa dalë në skenë dhe pa bërë bujë, fati i Paris Hilton do të ishte krejt i ndryshëm."

 

Ai do të hedhë dritë edhe mbi momentet e krizës në marrëdhëniet e tij me Paris Hilton, të cilat u finalizuan në gusht 2008, një vit më parë.

Paris dhe Jason në udhëtimet e tyre

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.