VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Putin: Një dekadë në pushtet Nga Robert Coalson E Mërkurë, 08.12.2009, 01:25pm (GMT1)
Edhe pas 10 vjetësh, ish-operativi i KGB-së, Vladimir Putin, vazhdon të ketë pushtetin e fuqishëm në Rusi.
Gati 300 vetë u vranë nga këto shpërthime, për të cilat Qeveria akuzoi kryengritësit çeçenë, por kritikët e Kremlinit thanë se ky ishte një provokim i kryer nga shërbimet e sigurisë për të justifikuar luftën ne Çeçeni. Më 1 tetor, trupat ruse rihynë në Çeçeni, tre vjet pas përfundimit të luftës së parë në Kaukazin Verior. Pothuajse në të gjitha aspektet e pushtetit të Putinit gjatë një dekade, opinionet janë të ndara se çfarë lloji të situatës ai trashëgoi nga Jelcini. Eduard Lukas, autor i veprës "Lufta e re e ftohtë", thotë se Rusia ka pasur nevojë për një fillim të ri. "Ka pasur nevojë të madhe për fillim të ri dhe unë mendoj se Putin e ka kapitalizuar. Ai ishte i matur, i kujdesshëm, kompetent dhe i dukshëm", tha Lukas. Vladimir Putin, gjatë dekadës në pushtet, kishte ndërmarrë veprime të shumta për të zbutur qëndrimet e partive politike dhe futjen e mediave nën kontroll shtetëror. Prandaj, kjo mund të jetë sqarim për popullaritetin e Putinit, i cili rregullisht sillet midis 60% - 70%. Si rezultat i kësaj, shumica e rusëve nuk shohin alternativë ndaj Putinit, thotë Boris Dubin, nga Qendra Hulumtuese Levada. "Në një masë të madhe, autoriteti i Putinit, njohja e tij dhe vullneti për të mbështetur është propaganduar nga Kremlini, ndërsa mediat masive nën kontrollin e tij kanë punuar shumë për të krijuar një imazh të tillë", thotë Dubin. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |