AVOKATËT KËRKOJNË LIRIMIN E VAJZAVE TË "PUSSY RIOT"
E Martë, 08.07.2012, 05:45pm (GMT+1)
07.08.2012
Avokatët e tri anëtareve të grupit “Pussy Riot” i kanë kërkuar gjykatës së
Moskës që të lirojë klientet e tyre, pas thirrjes së prokurorit për tri vjet
heqje lirie.
Avokatët kanë argumentuar se aksionet e vajzave nuk mund të klasifikohen si krim.
Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokina dhe Jekaterina Samutseviç akuzohen për
huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të të krishterëve ortodoksë, pas
performancës së tyre në një kishë të Moskës kundër sundimit të presidentit
Vladimir Putin.