VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA: Vdes komentatori politik konservator Robert Novak
E Mërkurë, 08.19.2009, 01:26pm (GMT1)

 

 

Komentatori politik konservator Robert Novak vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në tru në moshën 78 vjeçare.

Familja e tij njofton se ai vdiq sot në banesën e tij në Uashington. Vitin e kaluar ai e la punën në gazetën Chicago Sun-Times pasi duhet t'i nënshtrohej rrezeve dhe kimoterapisë.

Mjekët zbuluan vjet se Novak kishte tumor në tru, pas një aksidenti me makinë. Ai kishte goditur një kombësor me makinë dhe fillimisht nuk ishte ndalur.

Robert Novak punoi për dekada me radhë për gazetën Chicago Sun-Times dhe ishte komentator politik për rrjetin CNN për 25 vjet, përfshirë edhe rolin e tij si drejtues i emisionit me debate politike "Crossfire."

Robert Novak shkaktoi skandal kur në vitin 2003, në artikullin e tij me opinione, nxori identitetin e agjentes së CIA-s Valerie Plame.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.