VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjendet vajza amerikane pas 18 vjet rrëmbimi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:46am (GMT1)

 

Në Shtetet e Bashkuara një grua që ishte kidnapuar 18 vjet më parë, kur ishte vetëm 11 vjec, është gjetur, siç raportohet, në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrëmbyer atë si dhe për akuza tjera.

Autoritetet thonë se gruaja, tani 29 vjeçare, është paraqitur në stacionin policor në Gjirin e San Franciskos dhe e ka identifikuar veten si Xhejsi Li Dagërd, e cila qe rrëmbyer më 1991, jashtë shtëpisë së saj në qytetin Sauth Lejk Taho.
 
Policia tha se një nga rrëmbyesit e dyshuar, një burrë 58 vjeçar, kishte bërë dy fëmijë me të gjersa ishte e mbyllur.
 
Policia beson se gjatë 18 vjetëve të kluar, Dagërd ka kaluar kohën në kopshtin e familjes së të dyshuarit, e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë qenë në shkollë apo te mjeku.

Burri i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për rrëmbim, dhunim dhe akuza tjera, ndërsa edhe gruaja e tij 54 vjeçare është akuzuar në lidhje me rastin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.