VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Princi Harri 9 milionë paund nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana
E Enjte, 09.10.2009, 02:13pm (GMT1)

 

Princi Harry, i cili është vetëm 25 vjeç, pritet të përfitojë një shumë prej nëntë milion paund nga pjesa që i takon prej trashëgimisë së nënës së tij, princeshës Diana.

Pas vdekjes tragjike të Princeshës së Uellsit, më 31 gusht 1997, Harry dhe vëllai i tij, Uilliami 27 vjeç, kanë trashëguar rreth 6.5 milion paund secili, para këto që u investuan dhe kanë dhënë interes të madh, duke sjellë shifra rreth 9 milion paund.

Në të vërtetë, shuma e shpenzimeve të trashëguara mund të përfitohet prej tyre kur të jenë 30 vjeç, por 25 vjeç mund të gëzojnë interesin e përllogaritur.

Harry do të ketë në llogarinë e tij bankare çdo vit rreth 300,000 paund vetëm nga interesat./NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.