VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mimika dhe gjestet e moderatorit Gynter Jauh
E Djelë, 09.13.2009, 10:04am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Mimika dhe gjestet e moderatorit të famshëm të RTL janë nga më të natyrshmet dhe nga më spontanet.

 

Günther Jauch (53 vjeç) ka dhjetë vjet që drejton quiz-shown "Ver wird Millionär?" (Kush do të bëhet milioner). Ai iu bën kandidatëve pyetje të vështira, pastaj bën të përvuajturin dhe pret se çfarë do të ndodhë. Gjatë kohës që konkurenti orvatet për të gjetur përgjigjen e saktë, ai luan me mimikën e fytyrës moderatorin që shpirtërisht vuan bashkë me konkurentin.

 

Nganjëherë Jauch i shqyen sytë, pra i zgurdullon së tepërmi, pastaj qesh në mënyrë tallëse, në një çast tjetër kap kokën me të dyja duart, nganjëherë bën gjeste me supet.

 

"Jauch është një tundues, një ngasës," shpjegon Samy Molcho, ekspert i gjuhës së gjesteve në emisionin "TV Digital". "Vetëm nga jashtë ai duket si i patëkeq, por çdo temë ai e kanalizon në mënyrë racionale." Kjo do të thotë: Njeriu nuk duhet t'i besojë moderatorit.

"Unë jam i vrazhdë, por i padrejtë", thotë Jauch për veten. "Është një gabim i madh që nga 'Wer wird Millionär?' dhe sidomos nga unë të kërkohet e drejta. Unë stërvis veten gjithnjë në padrejtësi, nëpërmjet së cilës emisioni mbetet gjithnjë befasues, i paparashikueshëm."/Elida BUÇPAPAJ

(http://ch.msn.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.